• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

7 gjëra të bëra mirë nga Trumpi gjatë pandemisë

by A R
23/04/2020 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Keith Koffler, NBC News

Shpesh vlen më shumë të shohësh çfarë bën Trump-i, se sa të dëgjosh çfarë thotë ai.

Presidenti Donald Trump çaloi në reagimet e hershme ndaj COVID-19. Ai e minimizoi rrezikun fillimisht, duke thënë se koronavirusi aktual “do të zhdukej si me mrekulli”.  Ai fajsoi administratën paraardhëse për mungesën e testeve dhe paisjeve mbrojtëse mjeksore , megjithëse kishte 3 vjet që ishte në krye të administratës së vet.

Sidoqoftë Trump-i ka disa merita në luftën ndaj pandemisë, që disa nuk i shohin ose nuk duan ti shohin. Por që t’i shohësh ato, nuk duhet t’ua vësh shumë veshim  “bombave” që lëshon çdo ditë në konferencat e shtypit apo në Tëeeter, të cilat mund të përqeshen apo kritikohen lehtësisht. E rëndësishme është të analizohet çfarë ka bërë mirë Trump-i gjatë pandemisë. Ja 7 prej tyre:

  1. Presidenti po dëgjon ekspertët. Pavarsisht se instikti politik dhe këshillat e politikanëve e kanë  tërhequr drejt moskarantinimit, vendimet e tij në përgjijge të pandemisë janë ndikuar kryesisht nga këshillat e dy doktorëve të famshëm Anthony Fauci dhe Deborah Birx.
  2. Presidenti po komunikon me kombin rregullisht. Po të lësh mënjanë narcisizmin e tij gjatë konferencave të shtypit apo deklaratat që ndonjëherë të habisin, komunikimet e përditshme të presidentit dhe shtabit të tij të pandemisë me mediat u kanë dhënë mundësinë amerikanëve të ndjekin cdo ditë informacionet dhe këshillat më të fundit.
  3. Presidenti nuk po e tejkalon pushtetit që i jep kushtetuta në marrëdhëniet me shtetet e federatës, megjithese për një çast pretendoi se ka pushtet absolut (por të nesermen u tërhoq nga ajo deklaratë). Pavarsisht mosmarrveshjeve me guvernatorët demokratë të shteteve, deri më sot Presidenti ka shërbyer si një ndërmjetës mes qeverive lokale dhe industrisë, për të furnizuar me paisjet e nevojshme mjeksore.  Ndërkohë, qeveria federale deri më sot ka lëshuar udhëzime për karantinimin dhe daljen graduale prej tij, por jo urdhëra ndaj qeverive lokale.
  4. Presidenti po mundohet të balancojë shqetësimet për shëndetin e njerzve me shqetësimet për ekonominë. Megjithëse rizgjedhja e tij në nëntor mund të përcaktohet nga gjendja e ekonomisë deri atëherë, ai e pranoi këshillën dhe garfikët që i paraqitën Fauci dhe Birx, për të mos e mbaruar karantinët për Pashkët (më 12 prill).
  5. Mesazhi i Presidentit ka qenë vazhdimisht pozitiv. Edhe pse në fillim ishte i egazgjeruar (dhe i përqeshur) opitimizmi i tij, me rëndimin e situatës së vdekjeve, mesazhi pozitiv që ka ardhur vazhdimisht nga Shtëpia e Bardhë dhe përgëzimet e vazhdueshme që u ka bërë “luftëtarëve të vijës së parë të frontit” (si personeli mjeksor, punonjësve të supermarketeve, policëve etj.) kanë ndikuar pozitivisht në gjendjen shpirtërore të kombit.
  6. Qeveria qendrore po i ndihmon shtetet e federatës. Është e vërtetë që ai i ka përplasur disa herë “shpatat retorike” me disa guvernatorë demokratë, por guvernatorë demokratë të shteteve të mëdha si Neë York dhe California e kanë vlerësuar bashkëpunimin me Trump-in. Ai në fakt, është në telefon pothuaj non-stop, për të kordinuar punën me qeveritë lokale në luftën ndaj pandemisë.
  7. Trump-i emëroi zv.Presidentin Pence në krye të task-forcës për pandeminë. Ai mund të kishte emëruar një “car të coronavirusit” ose t’ia ngarkonte këtë detyrë një anëtari të kabinetit të tij, por zëvendësi i Trump-it nuk mund të injorohet lehtë nga burokratët e mesëm. Kur të jep një udhër zv.presidenti, thjesht duhet ta zbatosh!

(Marrë me shkurtime nga faqja e internetit të televizionit amerikan NBC News)

Next Post
Nëna me koronavirus përfundoi në koma, mëson lajmin e mrekullueshëm kur zgjohet

Nëna me koronavirus përfundoi në koma, mëson lajmin e mrekullueshëm kur zgjohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

October 30, 2026
SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

October 30, 2026
Berisha: PD mbështet protestën studentore, por nuk jemi organizatorë të saj

Berisha: PD mbështet protestën studentore, por nuk jemi organizatorë të saj

October 30, 2026
Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

October 30, 2026
Zbardhen votat për Topin e Artë, Kane mposhti Mbappe me numër tejet të ngushtë pikësh! Yamal grumbulloi më pak nga ç’pritej

Zbardhen votat për Topin e Artë, Kane mposhti Mbappe me numër tejet të ngushtë pikësh! Yamal grumbulloi më pak nga ç’pritej

October 30, 2026
“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In