• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

7 arsye të mëdha, pse duhet të hamë fiq shpesh

by Java News
19/07/2017 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiku, fruta e parajsës e cila ripërtërin, forcon, e ruan shëndetin dhe fshin rrudhat. Një bimë që jep shumë ndërsa i nevojitet pak, vetëm tokë e varfër dhe ndonjë pikë e ujit, konsiderohet ushqim i njohur për vetitë shëruese.

  1. Përmbajtje e lartë e magnezit. Magnezi është një nga elementet bazë që e mbron sistemin tonë nervor nga stresi. Ai është shumë i rëndësishëm për eshtrat, imunitetin dhe shëndetin e trurit. E promovon shëndetin dhe vitalitetin, shëron shumë sëmundje, dhe në mënyrë të konsiderueshme e ngadalëson procesin e plakjes. Fiqtë e thatë përmbajnë tri herë më shumë magnez se ata të freskët.
  2. Është i pasur me kalium, kalcium, hekur, fosfor, bakër, dhe vitamina B6, C, si dhe beta-karotinë. Përmbajtja shumë e ulët e yndyrave dhe përmbajtja më e lartë e fibrave se cilado pemë dhe perime tjetër është një nga arsyet se pse fiku do të duhej të konsumohet çdo ditë, transmeton Koha.net. Pektina është një fibër e tretshme e cila e ul kolesterolin në gjak, ndërsa triptofani ndihmon me problemet e qarkullimit të gjakut dhe pagjumësisë.
  3. Përqindja e lartë e sheqernave natyrorë do të sigurojë që truri juaj të punojë më shpejt dhe t’i pranojë dhe klasifikojë më mirë informacionet. Sigurisht, diabetikët duhet të kenë kujdes gjatë ngrënies së fiqve të thatë të cilët përmbajnë dy herë më shumë sheqer se ata të freskët.
  4. Fiqtë e thatë janë një burim i shkëlqyer i shumë ushqyesve dhe gjithashtu një vakt praktik dhe i vlefshëm për atletët rekreativë dhe profesionistë, ndërsa në kombinim me produktet e arrave mund të shërbejë si një meze ideale. Çaji i fikut i shëron sëmundjet e mëlçisë, fytit, organeve të frymëmarrjes, gurët e tëmthit, fshikëzës.
  5. Përmbajnë edhe sterole bimore, për të cilat është dëshmuar se kanë efekt të dobishëm në nivelin e kolesterolit në gjak. Sterolet bimore si lanosteroli dhe stigmasteroli, të cilat i përmbajnë fiqtë lidhen për molekulat e kolesterolit në zorrë dhe kështu e pengojnë absorbimin e tij.
  6. Studimet e shumta kanë zbuluar komponime me efekte të mundshme antikancerogjene, benzaldehid dhe kumarinë, me të cilat fiku është i pasur. Komponimet e testuara në studimet shkencore kanë treguar rezultate premtuese sidomos kur bëhet fjalë për kancerin e prostatës dhe të lëkurës.
  7. Fiku i freskët përmban deri në 80 për qind ujë dhe 60 për qind sheqer natyror, kështu që dobia e konsumimit të fikut është e shumëfishtë ashtu si edhe mënyrat e konsumimit, transmeton Koha.net. Shija e ëmbël e fikut përshtatet në mënyrë të përkryer me shijet e kripura, si djathi i deles apo dhisë, atë mund t’ia shtojmë kompostove të ndryshme apo gjellëve me përbërje të pulës. Nga fiku i freskët mund të bëjmë komposto, reçel dhe pije të fermentuara, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
“Rruga e Kombit” burim aksidentesh, punimet ende të papërfunduara

"Rruga e Kombit" burim aksidentesh, punimet ende të papërfunduara

Comments 1

  1. Titi1 says:
    6 years ago

    Wow!

    Reply

Leave a Reply to Titi1 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Gërdeci” kaloi për gjykim/ Çupi: Mediu ka pranuar një krim, sinjal edhe për familjen e Berishës

Mark Gjergji jeton diku në lartësi

January 12, 2026
Rruga drejt Rinasit do të bllokohet për dy ditë, ja akset alternative

Rruga drejt Rinasit do të bllokohet për dy ditë, ja akset alternative

January 12, 2026
Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për ndërtimin e parkut 600 MW në Tropojë

Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për ndërtimin e parkut 600 MW në Tropojë

January 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 13 Janar 2026

January 12, 2026
Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, lokali pjesë e përgjimeve. Në 2024 u arrestuan 14 shqiptarë

Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, lokali pjesë e përgjimeve. Në 2024 u arrestuan 14 shqiptarë

January 12, 2026
Moti i keq / Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në jug, përmbytje masive në veri

Moti i keq / Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në jug, përmbytje masive në veri

January 12, 2026
Trump: Shëndeti im është perfekt, marr aspirina më shumë nga se rekomandohet

Trump në “luftë” me rezervat federale, kreu i FED merret i pandehur nga drejtësia amerikane

January 12, 2026
Situata e motit në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura

Situata e motit në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura

January 12, 2026
Dosja “Partizani”/ Avokati i Berishës kërkon që Rama të pyetet si dëshmitar: Ndryshoi destinacionin e pronës

Dosja “Partizani”/ Avokati i Berishës kërkon që Rama të pyetet si dëshmitar: Ndryshoi destinacionin e pronës

January 12, 2026
Binjakët fitojnë para, Bricjapi ‘rreshton’ sukseset/ Surprizat e yjeve për javën sipas Chrysanthi Kalogerit

Binjakët fitojnë para, Bricjapi ‘rreshton’ sukseset/ Surprizat e yjeve për javën sipas Chrysanthi Kalogerit

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In