Një kompani private është proceduar penalisht nga policia e Tiranës pasi dyshohet se i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash njërit prej aksionerëve të saj.
Nuk dihet ende se si është mashtruar 67-vjeçari me inicialet B.K. nga kompania ku rezulton bashkëpronar. Dyshohet se ortakët e tij kanë arritur t’i marrin një shumë të majme.
Tashmë çështja po hetohet nga prokuroria.
“Më datë 18.08.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për një ndërmarrje, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë të konsiderueshme lekësh, shtetasit B.K, vjeç 67, banues në Tiranë, pasi është aksioner. Neni 143 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë./a.m.