Një fanse e zjarrtë e Ricky Martin ka paguar 63 mijë e 400 dollarë vetëm për të puthur këngëtarin. Puthja u shit në një ankand për të mbledhur para për të sëmurit me AIDS në Sao Paulo.
Edhe pse ylli latin ishte i shoqëror nga i dashuri i tij, kjo nuk e ka ndalur këngëtarin që t`ia japë puthjen e kushtueshme Ana Paola Dinizit, biznesmenes që bëri ofertën më të lartë.
Më herët këtë vit, këngëtari homoseksual, Ricky Martin ka thënë se ishte i hapur për marrëdhënie seksuale me një femër por nuk do të ishte i interesuar në lidhje sentimentale me gra, raporton Mirror.