• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“63% e analfabetëve të rritur në botë janë femra”, Peng Liyuan i dërgon mesazh UNESCO-s

by A R
13/10/2020 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Peng Liyuan, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping dhe e dërguara e posaçme e UNESCO-s për nxitjen e arsimit të vajzave dhe të grave, dërgoi të hënën një videomesazh urimi me rastin e organizimit të edicionit të 5-të të Çmimit të Arsimimit të Vajzave dhe të Grave të UNESCO-s.

Peng Liyuan-i u shprehu urime të përzemërta fitueseve nga Sri-Lanka dhe Kenia. Ajo tha se gjatë pesë vjetëve pasi Kina dhe UNESCO-ja krijuan bashkërisht Çmimin e Arsimimit të Vajzave dhe të Grave, fitueset kanë ndihmuar me veprime konkrete vajzat dhe gratë në zotërimin e njohurive e në përgatitjen profesionale, kanë ndezur shpresat e tyre dhe kanë dhënë kontribut për nxitjen e barazisë gjinore në arsimim e zhvillimin shoqëror. Edhe në Kinë, qindra mijë veta po punojnë me zell për arsimimin e vajzave dhe të grave. Një mësuese me emrin Zhang Guimei ka punuar në zonat e varfra rurale të Kinës Jugperëndimore për mbi 40 vjet me radhë dhe ka nxitur krijimin e së parës shkollë të mesme për vajza falas. Qysh nga viti 2008 kur u krijua, mbi 1 600 vajza nga kjo shkollë janë pranuar në shkollat e larta. Vajzat e shkollës e quajnë përzemërsisht mësuese Zhang-un “Nëna Zhang”. Si rreze dielli, mësuesja Zhang ndriçon të ardhmen e tyre.

Znj. Peng Liyuan tha më tej se, si pasojë e pandemisë së COVID-19 këtë vit, 1.5 miliardë nxënës dhe studentë në mbarë globin u detyruan të ndërprisnin shkollën. Ndikimet negative kanë goditur veçanërisht vajzat. Ajo bëri thirrje për përpjekje për t’i ndihmuar vajzat të kthehen në shkollë dhe të mos e ndërpresin arsimimin për shkak të epidemisë.

Në videomesazhin e saj, Zonja e Parë e Kinës theksoi se 63 % e analfabetëve të rritur në mbarë botën janë femra dhe nëse ato nuk marrin arsimin e duhur, shoqëria njerëzore nuk mund të përparojë. Arsimimi i vajzave dhe i grave ka rëndësi të madhe dhe do të sjellë përfitime në perspektivë afatgjatë. “Bëj thirrje që sa më shumë vende e personalitete të përkrahin dhe të marrin pjesë aktivisht në këtë kauzë”, tha ajo.

Njëkohësisht, znj. Peng premtoi se Kina do të vazhdojë të bashkërendohet me UNESCO-n për fazën e dytë të Çmimit të Arsimimit të Vajzave dhe të Grave nga viti 2021 deri më 2025-n, që të japë kontribut më të madh për nxitjen e shkëmbimeve e bashkëpunimit ndërkombëtar në arsim, për nxitjen e arsimimit të vajzave e grave dhe për realizimin e Objektivave të OKB-së për Zhvillimin e Vazhdueshëm 2030. “Le të përpiqemi së bashku që t’i ndihmojmë vajzat e gratë të gëzojnë arsim të barabartë e cilësor dhe të përqafojnë një të ardhme më të bukur!” shtoi ajo.

Sekretarja e Përgjithshme e UNESCO-s Audrey Azoulay vlerësoi lart dhe e falënderoi qeverinë kineze për përkrahjen ndaj krijimit të Çmimit të Arsimimit të Vajzave e Grave dhe për kontributin që jep në nxitjen e barazisë gjinore në arsim. Ajo tha se UNESCO-ja është e gatshme të përpiqet bashkërisht me palët e ndryshme për të nxitur rastet e barabarta të arsimimit të vajzave e grave në mbarë globin dhe për një të ardhme të ndritur të tyre.

Çmimi i Arsimimit të Vajzave dhe Grave i UNESCO-s synon të nderojë organizatat e individët që japin ndihmesë të spikatur në këtë drejtim dhe të inkurajojë më shumë njerëz t’i përkushtohen çështjes së barazisë gjinore në arsim.

Next Post
Rama: ‘Koka e korrupsionit’ nuk janë politikanët, por gjyqtarët. SPAK dhe BKH të gjykojnë ata që ‘digjen’ nga Vettingu

Rama: 'Koka e korrupsionit' nuk janë politikanët, por gjyqtarët. SPAK dhe BKH të gjykojnë ata që 'digjen' nga Vettingu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në ligjin për narkotikët, Balla: Jemi në krah të SHBA-ve në luftën globale kundër fentanilit

Ndryshimet në ligjin për narkotikët, Balla: Jemi në krah të SHBA-ve në luftën globale kundër fentanilit

January 21, 2026
Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës, lirohen nga detyra prefektët

Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës, lirohen nga detyra prefektët

January 21, 2026
SQARIM/ Ilir Yzeiri: Shkrimi im ‘Fushatë me hijen e burgut’ s’kishte qëllim që të fyente pamjen fizike të gjyqtarit

Ne – lulet, ju- varret

January 21, 2026
“Albcontrol” jo më aksioner i “Air Albania”, kuotat e kapitalit i kalojnë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

“Albcontrol” jo më aksioner i “Air Albania”, kuotat e kapitalit i kalojnë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

January 21, 2026
BE i kundërpërgjigjet Trumpit, “ngrin” marrëveshja tregtare me SHBA-të

BE i kundërpërgjigjet Trumpit, “ngrin” marrëveshja tregtare me SHBA-të

January 21, 2026
Lushnja nderon “arkitektët” e shtetit, 106 vjet nga Kongresi që shpëtoi Shqipërinë dhe themeloi parlamentarizmin

Lushnja nderon “arkitektët” e shtetit, 106 vjet nga Kongresi që shpëtoi Shqipërinë dhe themeloi parlamentarizmin

January 21, 2026
“SHBA-së nuk do t’i bashkohet askush, BE-së po!”, kryeministri belg: Uashingtoni të sillet si aleat!

“SHBA-së nuk do t’i bashkohet askush, BE-së po!”, kryeministri belg: Uashingtoni të sillet si aleat!

January 21, 2026
Vlorë/  Shpërthen bombola e gazit në banesë, 62-vjeçarja përfundon në spital

Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, panik mes banorëve të lagjes “Hajro Çakërri”

January 21, 2026
E quajti Peleshin “të paaftë”, Komisioni i Etikës përjashton Bardhin për 15 ditë nga Kuvendi

“Bordi i Paqes” kalon nesër për ratifikim në Parlament, PD: S’kemi marrë njoftim nga Peleshi

January 21, 2026
“Kushtetuesja i jep të drejtë Ramës për Ballukun! Irena Gjoka? Lojë e Belerit, manovër greke”

“Kushtetuesja i jep të drejtë Ramës për Ballukun! Irena Gjoka? Lojë e Belerit, manovër greke”

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In