• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

620-vjetori i lindjes së Skënderbeut, historiani Pëllumb Xhufi: Pse nuk ia arriti të krijonte mbretërinë shqiptare

by E S
06/05/2025 21:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Skënderbeu, identiteti dhe bashkëkohësia”, ishte aktiviteti që u zhvillua në 620-vjetorin e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Historiani Pëllumb Xhufi, përballë të rinjve në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, foli mbi dimensionin politik dhe ndërkombëtar të veprimtarisë së Skënderbeut, duke thënë se ambicia e tij kryesore ishte krijimi i një mbretërie të pavarur shqiptare, të krahasueshme me ato të Perëndimit.

“Ambicia e Skënderbeut ishte të krijonte një shtet, një mbretëri si të gjithë mbretëritë e botës, ku ai të ishte mbretëri, po një mbretëri nuk mund të krijohet pa pasur qytetet, aq më shumë qytetet bregdetare. Skënderbeu e dinte mirë se për t’u bërë mbret duhet të merrte kurorën nga Papa. U bë një luftë e gjatë për t’i marrë Venedikut këto qytete që i kishte pushtuar. Kjo luftë nuk u fitua nga Skënderbeu, por Venediku mori ca angazhime ndaj Skënderbeut. Venediku do i jepte para dhe një stof të shtrenjtë Skënderbeut. Këto ishin detyrime mes kryezotit dhe vasalit”, tha Pëllumb Xhufi.

Edhe pse ëndrra e Skënderbeut për kurorëzimin mbret i shqiptarëve nuk u arrit, për arsye të vdekjes së Papës, ai arriti të krijonte shtetin e tij, edhe pse jo mbarëshqiptar.

“Papa vdiq pikërisht kur filloi të nisej kryqëzata dhe kjo ëndërr e tij që do të kishte efekte të jashtëzakonshme për historinë e Shqipërisë nuk u realizua. Skënderbeu krijoi shtetin e tij, por nuk ishte shteti që ëndërronte, ku do të përfshinte gjithë trojet shqiptare. Nuk arriti të marrë qytetet kryesore që kishte uzurpuar Venediku, rreth 50 vite më parë: Shkodrën, Tivarin, Ulqinin, Durrësin. Nuk mori dot Beratin, por ndikimi i tij në Berat dhe në jug u shtri edhe përmes krushqisë që bëri me Gjergj Aranitin, që ishte njëherësh mbesë e Muzakajve, që ishin zotër në jug”, tha Xhufi.

Historiani theksoi se Skënderbeu kishte një vetëdije të thellë për rolin që luante në skenën ndërkombëtare dhe përdorte me mjeshtëri lidhjet diplomatike për të forcuar pozitën e tij politike.

“Pas dështimit të rrethimit të Krujës, Skënderbeu u bë i njohur dhe të gjithë u ofruan për ta ndihmuar. Filloi një raport i ngushtë i Skënderbeut me Perëndimin.

Ajo që ka rëndësi është se Skënderbeu ishte jashtëzakonisht i ndërgjegjshëm për rolin ndërkombëtar që kishte marrë ai dhe populli i tij”, shtoi Xhufi.

“Filmi Skënderbeu realizuar në 1952 bazohet plotësisht në dokumentacion historik e që ka konsulent shkencor Aleks Budën. Për të ka libra e dosje të tëra me dokumentacion, ku mund të përmendim dosjet e arkivit të Venecias, rreth 25 dosje ku trajtohet historia e familjes së Gjergj Kastriotit, kthimi i Skënderbeut në Shqipëri, organizimi i rezistencës antiosmane, beteja e tij kryesore dhe raportet me kancelaritë e huaja, duke filluar që nga papati”, vijoi Xhufi, ndërsa foli për perceptimin e njerëzve mbi Skënderbeun e që e cilëson real.

Historiani tregoi mes të tjerash se Skënderbeu zotëronte një italishte elegante dhe shkruante letra në këtë gjuhë, duke dëshmuar një lidhje të qëndrueshme me botën perëndimore.

Sipas Xhufit, orientimi fetar i Skënderbeut nga ortodoks në mysliman dhe më pas në katolik, ishte pjesë e një strategjie politike për të arritur qëllimin final: Krijimin e një mbretërie shqiptare përmes rezistencës ndaj Perandorisë Osmane dhe bashkëpunimit me principatat europiane.

Next Post
Integrimi, Rama: Nuk e them unë që në 2027 mbyllen negociatat, BE na ka hapur derën! Nuk është iluzion

Integrimi, Rama: Nuk e them unë që në 2027 mbyllen negociatat, BE na ka hapur derën! Nuk është iluzion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

March 6, 2026
Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

March 6, 2026
Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

March 6, 2026
Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

March 6, 2026
Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

March 6, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

March 6, 2026
Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In