• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

62 të infektuar me Ethet e Nilit, ISHP: 6 mijë infeksione respiratore në javë, dominon COVID

by A R
27/08/2024 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkon në 62 numri i pacientëve të prekur nga Ethet Nilit Perëndimor në vend, të konfirmuar në laboratorin e ISHP-së. Drejtoresha e këtij institucioni, Eugena Tomina tha për RTSH-ën se rastet janë nga zona të ndryshme të vendit dhe se survejanca për këtë sëmundje është e ngjeshur dhe intensive në të gjitha nivelet.

“Aktualisht jemi në nivelin e 62 rasteve të konfirmuara, kemi një shpërndarje gjeografike në disa zona të vendit. Ka raste të shtruara në spital, por duhet të theksohet fakti që ka një bashkëpunim të ngushtë me bashkitë respektive që duhet të kryejnë dezinsektimin në zonat vatra ku janë identifikuar rastet”, tha Tomini

Po ky sezon veror nuk ka qenë i qetë edhe për shkak të larmisë së viruseve respiratore që kanë qarkulluar. Në një javë qendrat shëndetësore kanë raportuar mbi 6000 infeksione respiratorë, ku virusi më dominues ka qenë COVID

“Kemi një luhatje të rasteve nga java në javë të rasteve të konfirmuara me COVID që shkojnë nga niveli i 200 rasteve në 160 në javën e fundit që jemi. Kemi shkuar në javën që ne lamë deri në nivelin e 6 mijë rasteve të infeksioneve respiratorë të sipërme dhe të poshtme. Duhet të theksojmë se nënvariantete e Omicron kanë gjetur një përshtatje tani dhe po perceptohet si një gjendje virale mëse e zakonshme”, theksoi Tomini.

Simptomat kanë qenë të përziera dhe shumë ngjitëse.

“Mund të kemi gërshetim me prekje gastroentensinale apo vetëm me pjesën e sipërme të rrugëve respiratorë. Nuk duhet të neglizhojmë që COVID jep edhe forma të rënda dhe te subjektet me imunitet të kompromentuar sigurisht që kemi patur edhe forma të rënda me shtrime spitalore”, u shpreh Tomini.

ISHP po përgatitet me UNICHEF për porositë e vaksinave të reja sezonale të gripit dhe COVID, doza këto që rekomandohen të dyja njëherësh në disa grupe  me nisjen e vjeshtës.

/a.r

Next Post
Zbardhet sherri i Palasës, ish-kandidati për deputet e bëri ‘peshk’ ‘kontigjentin’ e ardhur nga Dubai

Zbardhet sherri i Palasës, ish-kandidati për deputet e bëri 'peshk' 'kontigjentin' e ardhur nga Dubai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Çështja Vlora Hyseni/ Leka: SPAK u bë pjesë e një banaliteti, nxori në vitrinë mesazhe “rozë”

September 25, 2026

Vuçiç: Jap dorëheqjen si president të dielën, do bisedoj dhe me Putinin

September 25, 2026
Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

September 25, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

September 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 25 shtator 2026: Demi mund të marrë fitoren e parë të vjeshtës

September 25, 2026
Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

September 25, 2026
Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

September 25, 2026
Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

September 25, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com