• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

62 pasanikë posedojnë pasuri më shumë se 3.5 miliard njerëz

by Lorenc Vangjeli
18/01/2016 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas një raporti të ri të Oxfam International, 62 miliarderët më të pasur në botë kanë më shumë pasuri se gjysma popullsisë së botës.
Po sipas raportit në fjalë, të pasurit kanë parë që vlera e pasurisë së tyre të fluturojë gjatë pesë viteve, deri në fund të vitit 2015.
Në vitin 2010, një krahasim i tillë, përkatësisht pasuri sa gjysma e botës “së varfër” kishin 388 pasanikë.
Oxfam lëshoi raportin e saj vjetor përpara Forumit Ekonomik Botëror në qytetin zviceran të Davos, një tubim vjetor i liderëve politikë dhe financiarë.

Studimi është bazuar në të dhënat e listës vjetore të “Forbes” dhe nga “Credit Suisse’s Global Wealth Databook”.
Grupi anti-varfërisë, lideri i së cilës ishte bashkë-kryesues i forumit vitin e kaluar, do të thërrasë edhe më shumë vëmendje ndaj ndarjes së pasurisë, shkruajnë mediat e huaja.
Top 62 pasanikët, sipas këtyre të dhënave, panë rritjen e pasurisë së tyre neto për më shumë se gjysmë trilioni dollarë në mes të 2010 dhe 2015, ndërsa 3.6 miliardë njerëz “të varfër” humbën një trilion dollarë.

Të dyja këto grupe llogaritet të kenë një pasuri prej 1.76 trilion dollarë pasuri, transmeton Telegrafi.
“Pasuria është duke lëvizur me shpejtësi drejt të ‘mëdhenjve’”, ka thënë Gawain Kripke, drejtor i politikave dhe hulumtimit në Oxfam America.
Gjithashtu është vlerësuar se hendeku ndërmjet të ardhurave më të pasurve dhe më të varfërve është gjithashtu në rritje.
Më të varfrit, rreth 20 për qind e botës – të cilët jetojnë nën kufirin e varfërisë së skajshme, duke jetuar me më pak se 1.90 dollar në ditë – rrallë kanë parë rritje të tyre midis 1988 dhe 2011, ndërsa më të pasurit, rreth 10 për qind të tyre, gëzuan një rritje prej 46 për qind.
“Ekonomia globale nuk është duke punuar për të tërhequr këta njerëz nga varfëria ekstreme”, ka vlerësuar Deborah Hardoon, nënkryetare e hulumtimit të Oxfam-it.

E një raport i veçantë i publikuar vitin e kaluar nga Pew Research Center gjeti se varfëria në mbarë botën ka rënë gati përgjysmë gjatë dekadës së kaluar.
Megjithatë, 71 për qind e popullsisë së botës mbeten me të ardhura të ulëta ose të varfër, që jetojnë me 10 dollarë ose me më pak në ditë.
E kur bëhet fjalë për një klasë të mesme globale, Pew e ka quajtur atë “një premtim më shumë se sa realitet”.
Ndërsa, shtohet se ndonëse klasa e mesme pothuajse është dyfishuar gjatë dekadës në 13 për qind në vitin 2011, ajo ende përfaqëson një pjesë të vogël të popullsisë së botës.

Next Post

Totozani nga Kukësi: Të garantohen furnizimet në zonat e bllokuara nga bora

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

February 15, 2026
Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

February 15, 2026
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

February 15, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

February 15, 2026
Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

February 15, 2026
Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

February 15, 2026
Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

February 15, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

February 15, 2026
Dhuna në protestën e opozitës, Rama: Rekrutojnë mercenarë me lekë nga rrugaçët e lagjeve për të hedhur molotovë

Dhuna në protestën e opozitës, Rama: Rekrutojnë mercenarë me lekë nga rrugaçët e lagjeve për të hedhur molotovë

February 15, 2026
Vendimi i Kushtetueses për çështjen “Balluku”/ Rama: Të hënën mbledhim firmat, do adresojmë boshllëkun…

Vendimi i Kushtetueses për çështjen “Balluku”/ Rama: Të hënën mbledhim firmat, do adresojmë boshllëkun…

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In