• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Totozani nga Kukësi: Të garantohen furnizimet në zonat e bllokuara nga bora

by Lorenc Vangjeli
18/01/2016 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Popullit z. Igli Totozani, ishte sot ne Bashkinë e Kukësit për të parë nga afër situatën e vështirë të krijuar si pasojë e temperaturave të ulëta dhe ngricave në veri  të vendit. Z. Totozani zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, z. Bashkim Shehu,  Prefektin z. Liman Morina, si dhe me drejtorin rajonal të OSHEE-së,  ku mori informacion mbi masat e marra nga pushteti vendor dhe qendror për menaxhimin e  kësaj situate.

Në mënyrë të veçantë, Avokati I Popullit u interesua për furnizimin me ushqime dhe ilaçe të banorëve në  zonat e bllokuara dhe ata në fshatrat më të largëta. Por edhe për kushtet e trajtimit shëndetësor të rasteve urgjente. Për këtë arsye z. Totozani zhvilloi një vizitë monitoruese në spitalin rajonal të Kukësit. Në takimin me drejtuesit dhe mjekët e këtij spitali  u konstatua gjendja e gadishmërisë pavarësisht vështirësive. Më problematike situata paraqitet në qendrat shëndetësore rajonale, sidomos ato në zonat e thella malore, ku shpesh mungojnë mjekët specialistë. Një tjetër vështirësi është edhe  transporti i rasteve emergjente, për shkak të disa rrugëve  të bllokuara. Në këto raste transporti i pacientëve kryhet me mjete rrethanore. Ndersa, per rastet e renda eshte vene ne dispozicion helikopteri i Ministrise se Shendetesise.

Në takimin me drejtorin rajonal të OSHEE-së,  Z. Totozani  ngriti shqetësimin e ndërprerjeve të herëpashershme të energjisë elektrike në këtë zonë, ndërsa theksoi se është i domosdoshëm garantimi i furnizimit pa ndërprerje të këtyre banorëve, sidomos të atyre në zona të thella.

Gjatë bisedës me drejtuesit e Bashkisë dhe Prefekturës, Avokati i Popullit u njoh edhe me masat për garantimin e qarkullimit normal të automjeteve, si dhe përpjekjet për të zhbllokimin e rrugëve në zonat më  të thella malore.

Avokati i Popullit i bëri thirrje edhe shoqërisë civile për të mbledhur ndihma ushqimore për banorët e  zonave të thella dhe atyre të izoluara nga dëbora dhe ngricat, një iniciativë kjo që duhet  të shtrihet edhe më gjerë.

Next Post

Presidenti çek: Integrimi i myslimanëve në Europë është i pamundur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In