• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

60 vjet TVSH – Falenderim dhe ndjesë për publikun

by Thoma Gëllçi
29/04/2020 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Thoma Gëllçi / Drejtori i ri i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar

Televizioni Publik Shqiptar ka hyrë sot në përvjetorin e 60-të të egzistencës së tij.

Për të sjellë në vëmendje disa fragmente të punës së Televizionit Shqiptar në këto 6 dekada, RTSH 1, ka nisur sot që në orët e para të mëngjesit, një transmetim maratonë, i cili ka sjellë në vëmendje, momente, emisione, programe, spektakle, personazhe e kontribues, në fusha të ndryshme të medias.
Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-se Thoma Gëllçi, ne mesazhin e tij publik theksoi se 60 vjetet e kaluara kane qene bardhe e zi dhe me te gjitha nuancat e veta.

Që nga 29 prilli i vitit 1960 kanë kaluar 60 vite pune, krijimtarie, sakrificash e lodhjeje; vite eksperimentesh, dështimesh e suksesesh. Të gjitha të shënuara në memorien e atyre që kanë dhënë kontributin e vet krijues në ekranin e televizionit shqiptar, por dhe të atyre në prapavijë, përfshirë edhe tekniket e antenave në të katër anët e Shqipërisë: Gëzuar! Është dita t’u themi të gjithëve ju faleminderit !

Do të dëshiroja shumë që këtë 60 vjetor ta kremtonim në kushte të tjera. Në këtë kohë pandemie, punonjësit e RTSh-së janë në ballë të luftës. Së bashku me mjekët dhe infermierët, ata janë sot në vijën e parë të frontit për të informuar njerëzit dhe për të ruajtur vazhdimësinë e jetës. Është RTSh-ja që u përgjigj me devocion nevojave të nxënësve dhe mësuesve të shkollave shqiptare për të vazhduar mësimin në kushte të reja, qysh në ditën e parë te pandemisë. Janë pikërisht momente të tilla krizash të mëdha, kur shërbimi publik tregon forcën dhe dobinë e tij.

60 vitet e kaluara kanë qënë bardhë e zi dhe me të gjitha nuancat ndërmjet. Në emër të të gjithë kolektivit punonjës të RTSh, por edhe të atyre që dikur punuan në heshtje apo me rebelizëm, kam detyrim moral t’ju kërkoj ndjesë të sinqertë të gjithë shikuesve shqiptarë. Për një kohë të gjatë, përvec filmave, koncerteve, dokumentarëve, kronikave të njerëzve të punës, nga ekrani i televizionit është përcjellë edhe shumë propagandë, duke lejuar dhe ndihmuar , për fat të keq, dasinë e popullit në grupe kundërshtare dhe duke mbajtur anën e atyre që kishin pushtet. Për fat të keq, edhe pas rrëzimit të sistemit një partiak, televizioni shqiptar, si një gojë e propogandës partiake, kthehej një herë në njërin krah dhe herë në krahun tjetër si platformë politike mediatike për të luftuar kundërshtarët e pushtetit dhe për të lartësuar vete pushtetin.

Nuk do ta kremtonim me dinjitet këtë 60 vjetor, nëse nuk do të shihnim në sy të kaluarën tonë për të mësuar prej saj dhe për të korrigjuar vetveten. Institucionet, sikurse edhe vetë individi, janë qenje shoqerore që mësojnë qoftë edhe nga gabimet. Ne sot jemi 60 vjeçare; të pjekur për të kuptuar gabimet, por vitalë, entuziastë dhe të hapur për të mësuar, për t’u bërë më të mirët, për një shoqëri më të kulturuar dhe gjithëpërfshirëse.

Sot televizioni shqiptar është i pavarur dhe i paanshëm. Ne që punojmë sot këtu krenohemi me këtë arritje kaq të madhe. Ne duam dhe punojmë që të gjithë dhe secili nga ju ta kthejë stacionin në televizionin shqiptar dhe të çlodhet, të kënaqet e të mësojë pa u manipuluar. Ky është misioni ynë dhe këtu synon puna jonë.

Në televizionin shqiptar punojnë një grup profesionistësh që ndajnë me njëri tjetrin pasionin për të mirën e të vërtetën, që duam dhe punojmë fort për të sjellë tek ju artin dhe fjalën e bukur. Por ne jemi të ndërgjegjshëm se këto mundësi të mëdha na i keni dhënë ju të gjithë me kontributin tuaj monetar, por edhe me mbështetjen tuaj të madhe morale e shpirtërore. Detyra jone e madhe sot është që bashkë me fjalën shqipe të sjellim tek ju cilesinë e lartë të cdo momenti televiziv. Ne të gjithë kemi bindjen dhe pasionin e madh për ta realizuar edhe këtë qëllim; sepse çdo arritje cilësore e transmetimeve tona është një investim kolosal për një shoqëri më të mirë.

Sot falenderoj nga zemra për punën e tyre të palodhur ata dhjetëra njerëz të talentuar që i janë përkushtuar këtij misioni të lartë shoqëror. Uroj dhe falenderoj për punën e tyre të gjithe ata që në një kohë apo në një tjetër i kanë shërbyer interesit publik duke na mundësuar që sot të quhemi 60 vjeçare. Nesër edhe më mire!

Next Post
Xhelal Sveçla për mbërritjen e Behgjet Pacollit në Kosovë: Thaçi mund ta ketë sjellë nga Shqipëria, ka tejkaluar protokollin shtetëror

Xhelal Sveçla për mbërritjen e Behgjet Pacollit në Kosovë: Thaçi mund ta ketë sjellë nga Shqipëria, ka tejkaluar protokollin shtetëror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com