• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

by A R
31/07/2026 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 2030 Maroku planifikon të organizojë Kampionatin Botëror të Futbollit bashkë me Spanjën dhe Portugalinë, dy shtete me të cilat nuk e lidh vetëm afërsia gjeografike dhe historia. Maroku është gjithashtu një destinacion i preferuar për turistët europianë. Megjithatë, qindra mijëra marokenë nuk janë të kënaqur me jetën në vendin e tyre. Varfëria, korrupsioni dhe keqqeverisja janë disa nga problemet që i shqetësojnë qytetarët, sidomos të rinjtë.

Para disa ditësh u përhap lajmi se Gjykata Kombëtare e Spanjës ka vendosur që migrantët që arrijnë përmes detit në eksklavën spanjolle të Ceutës të mos dëbohen në Marok. Lajmi mori dhenë nëpërmjet mediave sociale. Ceuta, me rreth 83 mijë banorë, është një qytet spanjoll në bregdetin e Afrikës Veriore, pranë Ngushticës së Gjibraltarit.

Mijëra marokenë u vërsulën drejt Ceutës. Sipas vlerësimeve mediale, numri i tyre arriti deri në 60 mijë. Prej tyre, 57 humbën jetën. Maroku dhe Spanja po përpiqen të qetësojnë gjendjen kaotike. Ndërkohë thuhet se rreth 48 mijë migrantë janë kthyer në Marok.

Kjo dramë ka shqetësuar disa vende europiane. Janë përforcuar kontrollet kufitare dhe po dëgjohen thirrje për përjashtimin e Spanjës nga Zona Schengen. Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez deklaroi se bëhet fjalë për një sulm ndaj integritetit territorial të Spanjës.

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) shkruan:

„Kryeministrit Pedro Sánchez, i cili tani ankohet për një ‘sulm ndaj integritetit territorial të Spanjës’, kritikët i kujtojnë se legalizimi i fundit masiv i emigrantëve pa dokumente mund të ketë krijuar një nxitje të re për imigracionin ilegal. Formalisht, ky argument nuk qëndron plotësisht, sepse masa vlen vetëm për personat që kanë mbërritur në Spanjë para 1 janarit 2026. Megjithatë, mesazhi që Spanja ka përcjellë me këtë vendim ka të ngjarë të jetë vënë re edhe në Afrikë: në fund të fundit, ekziston mundësia që të lejohesh të qëndrosh.

Për marokenët që synojnë të emigrojnë në Spanjë, ky është një sinjal i rëndësishëm. Maroku konsiderohet nga Bashkimi Europian një vend i sigurt i origjinës, ndaj për shtetasit e tij shkalla e pranimit të kërkesave për azil është e ulët. Për refugjatët në kuptimin klasik të fjalës, për të cilët u krijua fillimisht e drejta e azilit, kjo kategori përfshin vetëm një numër të kufizuar rastesh.“

Gazeta tjetër gjermane, Süddeutsche Zeitung, nënvizon:

„Dhe kështu shpërtheu kriza. Brenda një dite e gjysmë, dhjetëra mijëra njerëz u dyndën nga Maroku drejt territorit spanjoll. Pamjet e migrantëve që kapërcejnë gardhin kufitar të enklavës spanjolle të Ceutës janë një simbol tronditës i asaj që pritej dhe i asaj me të cilën Europa mund të përballet edhe në vitet e ardhshme: gjithnjë e më shumë njerëz nga Afrika nuk mjaftohen më vetëm duke ëndërruar për një jetë që u duket më e mirë, por janë të gatshëm të luftojnë për ta arritur atë.“

Next Post
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë pas humbjes, kush dështoi dhe kush shkëlqeu ndaj Finlandës?

Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë pas humbjes, kush dështoi dhe kush shkëlqeu ndaj Finlandës?

October 3, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

October 3, 2026
Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

October 3, 2026
Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

October 3, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

October 3, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Cinizmi ynë i performancës

October 3, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

October 3, 2026
Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

October 3, 2026
“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

October 3, 2026
Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com