• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

6 marsi, prova që Basha e Berisha duhet ta lenë të lirë opozitën dhe duhet të largohen!

by Carlo Bollino
07/03/2022 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Rezultatet e 6 marsit konfirmuan disa qartësi dhe rrëzuan shumë mite. Qartësia e parë është se zgjedhësit e Partisë Socialiste i qëndrojnë besnikë Edi Ramës dhe në çdo kusht, edhe nën dëborë, paraqiten të përpiktë për të votuar. Kjo shpjegon (pjesërisht) pse edhe në një rënie të fortë të pjesëmarrjes, PS i ka shtuar kudo përqindjet. Pastaj janë rastet e veçanta si në Shkodër dhe në Dibër, kur edhe numri i votave socialiste është shtuar në krahasim me zgjedhjet politike të 2021.

Qartësia e dytë e konfirmuar nga rezultatet është se edhe baza e Sali Berishës është besnike ndaj tij dhe në fakt e voton edhe pse është i shënjuar nga SHBA si i korruptuar dhe armik i demokracisë. Berisha ka marrë vota deri edhe në Gërdec dhe në Porto Romano ku dërgoi të bëjë fushatë zgjedhore dhëndrrin e tij, që bashkë me të bijën kishin mashtruar fshatarët e zonës duke ua blerë tokën me një çmim të ulët për t’ja rishitur dy javë më pas Damir Fazlliçit me dyfishin e çmimit. Eshtë e dukshme se Berishën vazhdojnë ta e votojnë vetëm pjesa radikale (dhe e verbër) e elektoratit, e llogaritur mes 15 dhe 20%, që gjithësesi mbetet një forcë e konsiderueshme politike, por shumë larg mundësisë për t’u bërë shumicë në vend.

Report TV dhe Shqiptarja.com ishin dy mediat e vetme që llogaritën që gjatë natës në kohë reale (qv për qv), diferencën e votave të djeshme në krahasim me ato të marra me 25 prill. Pikërisht krahasimi mes votave të marra një vit më parë nga LSI me ato të mbledhura dje nga koalicioni “Shtëpia e lirisë”  (që bashkon Metën me Berishën), tregon rritjen e fituar falë doktorit. Një rritje që konfirmon qartësinë e tretë, pra se LSI është në vend numëro ose ndoshta edhe në rënie.

Qartësia e katërt në fund, për fat të keq për Lulzim Bashën, është se opozita deri tani ka humbur edhe për faj të tij: lidershipi i tij është i dobët dhe fakti se edhe sot u kacavjerr nëpër pasqyra duke e përkufizuar 6 marsin “një anomali e një anomalie” duke shpresuar t’i heqë vlerë politike, nuk justifikon në asnjë mënyrë disfatën e tij të disatë. Reforma politike që edhe sot iu kthye duke e konsideruar të domosdoshme për të “normalizuar vendin”, ka të ngjarë që në fantazinë e tij do të jetë perfekte vetëm kur të shmangë përballjen në kuti votimi dhe do të fiksojë një rotacion mekanik mes partive të shumicës dhe pakicës, për t’u alternuar çdo 4 vite në drejtim të vendit. Si të thuash që vetëm pa bërë zgjedhje, ai mund të bëhet një ditë kryeministër.

Deri tani konfirmimet. Po cilët janë mitet e rrëzuara?

1)  Miti i parë i rrëzuar është ai që Edi Rama fiton sepse opozita është e përçarë. Partia Socialiste kapërceu kudo 50% të votave, përveç Shkodrës, ku gjithësesi pati një rritje të konsiderueshme votash. Si të thuash se, edhe nëse Basha, Berisha dhe Meta të kishin shkuar bashkë në zgjedhje, do të kishin humbur gjithësesi 5 bashki në 6. Partia Socialiste fiton sepse Edi Rama është më bindës së opozita, ose, nëse preferoni, sepse opozita është më pak e besueshme se Edi Rama.

2)  Miti i dytë i rrëzuar është se nuk mjafton të kesh mbështetjen e ndërkombëtarëve për të fituar zgjedhjet. Lulzim Basha, është humbësi i vërtetë i 6 marsit, edhe pse gëzonte deri më sot mbështetjen e plotë të Departamentit të Shtetit, të Bashkimit Europian dhe të së palodhurës Yuri Kim që e ka mbrojtur në çdo mënyrë. E megjithatë humbi thellë gjithësesi.

3) Miti i tretë i rrëzuar është se prania e Berishës brenda PD-së, me radikalizmin e tij ekstrem, mbante larg pjesën e moderuar të elektoratit të djathtë. Tani kjo pjesë e moderuar e kishte mundësinë të tregonte mbështetjen e saj me një PD të lirë nga berishizmi, por nuk e bëri. Përkundrazi, humbja e pësuar nga PD e Bashës është më e madhe se rritja e përfituar nga LSI me Berishën. Kjo do të thotë se jo vetëm Basha nuk arriti të bindë të moderuarit që deri tani nuk kishin votuar për PD, por ka bërë që të largohet edhe një pjesë e elektoratit të vet të moderuar. Edhe në Rrogozhinë, bashkia e vetme ku Basha mori vota më shumë se Berisha, ndaloi në 21.8% kundër 37.3% të marra një vit më parë.

4) Miti i katërt i rrëzuar është i ngjashëm me të tretin, por parë nga ana e Berishës. Propaganda me të cilën doktori u përpoq t’ja përcillte Bashës të gjithë përgjegjësinë e humbjeve të përsëritura të PD-së, u përgënjeshtrua nga rezultatet modeste zgjedhore të marra dje. Nëse me të vërtetë Basha do të kishte mbajtur larg nga PD një pjesë të elektoratit tradicional të së djathtës, Berisha tani që u kthye në fushë vetëm do të duhej ta kishte mbledhur. Në të vërtetë kjo gjë nuk ndodhi. Sigurisht që Berisha do të varë në gjoks medaljen e fitores në Shkodër, kështjellë historike blu ku PD ka humbur vetëm kur nuk është paraqitur në zgjedhje, por është si një fitore e Pirros që do t’i shërbejë Berishës vetëm për të ndezur betejën e tij brenda partisë dhe asgjë tjetër. Rezultatet flasin qartë se përse ai dhe koalicioni i tij, jashtë Shkodrës, mbeten një forcë dukshëm minorance dhe mbeten humbës edhe nëse do të bashkoheshin me PD tradicionale.

Rezultatet e 6 marsit tregojnë se në këtë moment si Berisha ashtu dhe Basha janë letra të djegura për një opozitë që ëndërron të kthehet në pushtet, me ose pa Ilir Metën në krah tyre. E vetmja mënyrë për të ndryshuar gjërat është të shkojnë në shtëpi që të dy.  Zgjedhësit shqiptarë po tregojnë se gjuha e dhunës, e akuzave dhe e shpifjeve nuk prodhon konsensus. Nuk fiton as kur denoncon skandale, pasi për ta bërë këtë duhet të kesh treguar se je më i ndershëm se ata që akuzon. Dhe se, kur zgjidhet rruga e moderacionit, si Basha u përpoq ta bëjë në muajt e fundit, është i domosdoshëm të zëvendësohet agresiviteti me besueshmërinë personale.

Pra është një çështje lidershipi. Ndërkohë Edi Rama, që lidership ka deri edhe tepër, i stërfitoi këto zgjedhje pa bërë fushatë fare, duke rrëzuar edhe mitin e pestë: që ai fiton vetëm kur blen votat. Por çfarë votash kishte interes për të blerë në zgjedhjet që nuk i ka kushtuar asnjë vëmëndje? Nuk e dimë nëse ai është i kënaqur nga kjo fitore e thellë , por një gjë është e sigurtë se një opozitë pa shpresa nuk është një gjë e mirë për vendin. Aq më tëpër sot, me një luftë tragjike në prag të shtëpisë.

Next Post
Lufta në Ukrainë, Rusia bombardon edhe konsullatën e Shqipërisë në Kharkiv

Lufta në Ukrainë, Rusia bombardon edhe konsullatën e Shqipërisë në Kharkiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In