• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

6 kura natyrale kundër gripit

by Java News
24/11/2016 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gripi, kolla, dhimbjet e fytit janë kryefjala e stinës së vjeshtës. Ja disa këshilla të thjeshta për t’u mbrojtur nga virozat dhe për të forcuar sistemin tuaj imunitar.

  1. Qëndroni në ajër të pastër dhe bëni sport

Gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit nuk duhet të mbylleni në shtëpi në të ngrohtë, por të dilni, pasi të jeni mbështjellë mirë dhe të ecni për të paktën 30-45 minuta pesë ditë në javë. Në fakt në ambientet e mbyllura jeni më tepër në kontakt me njerëzit dhe si pasojë mund të merrni virusin. Edhe aktiviteti fizik, sidomos në ajër të pastër, forcon sistemin imunitar.

  1. Pushim dhe ushqim të shëndetshëm

Gjithmonë është e vështirë të gjesh kohën për t’ia kushtuar vetes, duke qenë se jeni shumë të angazhuar me punën, familjen, miqtë etj. Por është e domosdoshme që të bëni fizkulturë, sepse stresi rrit mundësinë e marrjes së ndonjë ftohjeje, ose më keq gripin. Përveç të tjerash, njerëzit e stresuar janë të prirur të ushqehen keq, shumë pak, ose në mënyrë pak të shëndetshme. Për të shmangur rreziqet e mundshme duhet t’i kushtoni rëndësi edhe vetes, të bëni atë që ju pëlqen, të qetësoheni dhe të çliroheni prej të gjitha angazhimeve ku vareni.

  1. Lani duart shpesh

Viruset e gripit mbijetojnë nga dy deri në tetë orë te dorezat e dyerve dhe mbi sipërfaqe të ndryshme, si tryezat etj.. Si pasojë është shumë e lehtë që të sëmureni në ambientet e punës, por mund ta shmangni duke larë shpesh duart dhe duke u përpjekur të mos prekni sytë, hundën dhe buzët. Mirë do të ishte që të përdorni sapun të lëngshëm, sepse mikrobet mund të formohen edhe mbi kallëpin e sapunit. Duart duhen fërkuar mirë për 20 sekonda dhe të thahen me peshqir, ose letër duarsh (por jo mbi rroba).

  1. Gjumi i ëmbël

Nëse për një natë nuk bëni gjumë të rehatshëm, ose nuk plotësoni orët e duhura, nuk prish punë. Por nëse e bëni rrugë duke fjetur më pak se 7 orë për shumë net me radhë, atëherë jeni të predispozuar të sëmureni. Sporti “gudulis” gjumin, por këtë rregull duhet ta zbatoni jo në orët e vona të mbrëmjes. Në rast të kundërt (pra kur nuk kryeni asnjë lloj aktiviteti fizik), organizmi mund të rëndohet dhe si pasojë mund të çorientohet gjumi. Për të lehtësuar pagjumësinë e përkohshme nuk këshillohet qëndrimi në shtrat duke u rrotulluar sa këtej andej të nervozuar, por të shkoni në një dhomë tjetër dhe të lexoni, të shkruani ose të shikoni televizor. Kështu do ta harroni lodhjen dhe gjumi do t’ju vijë në mënyrë të natyrshme.

  1. Kurat natyrore që nxisin mbrojtjet imunitare

Kurat natyrore janë sekreti për të rritur imunitetin. Duke u fokusuar te simptomat dhe “debulesa” e subjektit, mund të reduktohet deri në 95% mundësia për t’u prekur nga viruset, i ftohti, gripi, apo sëmundjet respiratore. Mjaft efikase janë edhe kurat “e gjelbra” natyrore të fitoterapisë dhe aromaterapisë që ndihmojnë në parandalimin ose kurimin e virozave të stinës, shkruan shqip.

  1. Hurma, fruti që ju mban larg sëmundjeve të stinës

Nga pikëpamja energjike hurma është simboli i një dielli që futet në kockat tona, i mbush me dritë dhe na jep nxehtësinë e duhur për të përballuar sëmundjet e dimrit. Siç ndodh me pemën e hurmës që i qëndrojnë larg krimbat dhe parazitët, edhe te fruti fshihet sekreti i aftësisë mbrojtëse nga sulmet e jashtme. Bima lëshon sekrecione që mbajnë larg “pushtuesit”, gjë të cilën e nuhasin edhe zogjtë që nuk qëndrojnë kurrë në degët e saj. Hurma është fruti që mbron energjikisht edhe mbrojtjet tona imunitare. Përveç frutit, edhe gjethet e saj kanë vlerë. Ato mund të përdoren në formën e çajit, ose të shtohen në sallatë. Si fruti ashtu edhe gjethet kanë aftësi mbrojtëse për lëkurën dhe japin energjinë e bimës./a.k

Next Post
Blushi: Deputetëve që votojnë ligjin e plehrave t’u shkruhet emri te kazani i lagjes

“Propozimi” Blushi: Sa herë flitet për kanabis të flasë Rama, për armë Berisha dhe kur flitet për para, të çohet Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In