• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

6 Dhjetori, fitorja më e madhe e Edi Ramës

by Artur Ajazi
21/11/2022 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Sali Berisha, ka vendosur të “mbushë” sheshin dhe bulevardin e Tiranës me protestues. Ka vendosur ti tregojë pikërisht liderëve të Bashkimit Europian se “Shqipëria ka edhe opozitë, ka edhe Sali Berishë”. Ka vendosur ti tregojë liderëve të BE-së “hallet e shqiptarëve, problemet e tyre”, por ka harruar diçka edhe më të rëndësishme. Dita e 6 Dhjetorit, do të jetë fitorja më e madhe e Edi Ramës.

Do të jetë dita kur BE-ja, do të shohë “live” se si përpiqet non-grata Berisha, të ndalë integrimin, progresin, dhe zhvillimet pozitive që ka nisur Shqipëria në raport me partnerët e saj ndërkombëtarë. Bashkimi Europian, nuk ka patur dhe nuk ka nevojë kurrë , të mësojë nga Sali Berisha se  “kur  dhe si informohet  për hallet e problemet e shqiptarëve”, pasi ka strukturat dhe forumet e saj perfekte edhe në Tiranë. Hapja e procesit të negociatave me BE-në, ishin përgjigja më e duhur për atë pjesë të kalbur të klasës politike në Shqipëri.

Dita e 6 Dhjetorit, ardhja e liderëve të BE-së, dhe mungesa e vëmëndjes ndaj një politikani pengues kronik ndaj çdo përpjekje për integrimin dhe përparimin e vendit të tij, janë jo vetëm përgjigja më e mirë, por dhe fitorja e madhe e Edi Ramës. Sali Berisha nuk e ka kuptuar se, Europa e 2022, nuk është Europa e 1992, kur i shiste  ish-komunistin e thekur, për “demokrat të kulluar”. Europa  dhe SHBA-ja  e 2022, nuk është  ajo e 1992, kur Sekretari Amerikan Bejker erdhi, pa, dhe iku duke menduar se “ndoshta edhe një ish-komunist mund ta shpjerë Shqipërinë në BE- dhe rrugën e duhur të demokracisë perëndimore”, por u gabua. Por ora e Berishës, ka mbetur në vend, dhe nuk ka gjasa të vijë atje ku duhet.

Dita e 6 Dhjetorit, do të rikonfirmojë europianisht Edi Ramën, si lider Rajonal, dhe kryeministër i suksesit, përballë një opozite destruktive, që ka marrë në duart e saj flamujt e antidemokracisë, antiamerikanizmit, dhe antieuropës. Dita e 6 Dhjetorit, do të degradojë përfundimisht përpjekjet antiligjore, antihumane,  dhe antieuropiane të njeriut  që kurrë nuk ka dashur ta shohë  mirë Shqipërinë, dhe anëtare dinjitoze  në Bashkimin Europian.

Ç‘nuk  ka thënë, në shqip dhe gjuhë të huaj Sali Berisha  për vendin  e tij, qeverisjen legjitime të vendit të tij, për shqiptarët, derisa vendosi të mos ndalet  edhe në përpjekjen e fundit të tij, të protestojë ditën kur liderët e Bashkimit Europian, vijnë në Tiranë, si një  vlerësim maksimal për kryeministrin e vendit Edi Rama. Sali Berisha, ende nuk e ka kuptuar se, ai nuk përbën më asnjë problem për faktorin ndërkombëtar, sepse ai nuk përbën më, as lajm për mediat e huaja, sepse  punon  kundër interesave kombëtare, dhe pengon  rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes së madhe europiane.

Next Post
“S’e rruaj për ju, jeni legena!”/ Pjerin Ndreu kallëzohet penalisht nga 3 efektivë Policie, i pengoi për shoqërimin e pronarit të hotelit: Ligjin e bëj unë dhe…

'Shkelja ishte përtej limitit të tolerancës', Pjerin Ndreu: Aktualisht s’kam patentën, para një muaji ma kanë hequr

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In