• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shtyhet afati i bonove të privatizimit, si do të përdoren për legalizimet

by Java News
20/06/2018 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët, që kanë ende në duar bonot e privatizimit të përfituara nga ligji i vitit 1995, mund t’i përdorin ato për pagesat e legalizimit të shtëpive deri në vitin 2021. Komisioni i Ekonomisë miratoi dje projektligjin për shtyrjen e afatit të përdorimit të bonove të privatizimit edhe për 3 vjet të tjera. Ministria e Financave dhe Ekonomisë me projektligjin e sjellë në Komisionin e Ekonomisë kërkoi shtyrjen e afatit të përdorimit të bonove të privatizimit deri në vitin 2020. Zv.ministri i Financave dhe Ekonomisë, Erjon Luçi, shpjegoi se qëllimi kryesor i kësaj mase është krijimi i mundësive për personat që zotërojnë bono privatizimi t’i përdorin ato edhe për 3 vjet të tjera deri në fund të vitit 2021 në pagesat e legalizimit.ll

“Ne kërkojmë zgjatjen e afatit për shkak të përdorimit të tyre, sidomos në lehtësitë që krijohen për kompensimin e pronarëve për truall nëpërmjet ALUIZNIt. Kemi kërkuar që të shtyhet edhe me një vit tjetër, për t’iu dhënë lehtësi procesit të kompensimit të pronave dhe pasurive. Është e njëjta arsye që kemi kërkuar edhe herën e kaluar”, u shpreh Luçi. Ishte deputeti i Partisë Socialiste Anastas Angjeli, i cili propozoi që afati i përdorimit të tyre të shtyhet deri në fund të mandatit të dytë qeverisë, për shkak të zgjerimit të gamës ku po përdoren bonot.

“U bë 23 vjet që kjo histori përsëritet, shtyhet afati i përdorimit pasi zgjerohet përdorimi i tyre. Meqenëse jemi për të njëjtën histori, unë them ta shtyjmë afatin me 3 vjet deri në fund të mandatit qeverisës”, u shpreh Angjeli. Deputeti i Komisionit të Ekonomisë Angjeli propozoi gjithashtu që Ministria e Financave në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe ALUIZNI-n të hartojnë një program për nxitjen e përdorimit të bonove në procesin e legalizimit. Angjeli u kërkoi këtyre institucioneve që të orientojnë qytetarët në sportelet e ALUIZNI-t se si mund të paguajnë me bono privatizimi legalizimin e shtëpisë.

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë të bëjnë një program masash se si do ta përcjellin këtë vendim tek institucionet dhe te qytetari që përfiton nga shtyrja e afatit. Ka nevojë për një nxitje dhe institucioni që merret me legalizimet të familjarizohet me këtë çështje edhe të familjarizojë të interesuarit. Pra, nuk mjafton që ne të bëjmë një ligj dhe të lajmërojmë datën e shtyrjes së afatit. Vetëm 1 për qind e të interesuarve e shohin në media këtë çështje. Atëherë si do të mbërrijë kjo tek ata? T’u shpjegohet njerëzve si do të bëhet pagesa në sportelet e ALUIZNI-t”, u shpreh Angjeli. Deputeti Ervin Bushati, relatori i projektligjit për bonot e privatizimit, tha se përdorimi i tyre u ofron lehtësi në pagesa qytetarëve që do të legalizojnë shtëpitë.

“Një numër i konsiderueshëm objektesh apo banesash janë në procesin e legalizimit nëpërmjet ALUIZNIt. Bonot dhe lejet e privatizimit mund të përdoren edhe në këtë proces. Duke qenë se ekziston tregu për përdorimin e tyre, është e nevojshme të shtyhet afati i përdorimit për t’u dhënë lehtësi zotëruesve të tyre për t’i përdorur këto bono”, u shpreh Bushati.

ma.me

Next Post
Burri nga Kamza i jep fund jetës duke konsumuar fostoksinë

Burri nga Kamza i jep fund jetës duke konsumuar fostoksinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja Spiropali dekorohet nga Zelensky me “Urdhrin e Princeshë Ollgës“

Ministrja Spiropali dekorohet nga Zelensky me “Urdhrin e Princeshë Ollgës“

January 15, 2026
Ish-Presidenti i UEFA-s bën propozimin e çuditshëm: Futbolli të luhet me 10 lojtarë

Michel Platini: Një grup njerëzish u bashkuan për të më asgjësuar

January 15, 2026
Emigranti 26-vjeçar arrestohet sapo zbret në Gjermani, përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur

Emigranti 26-vjeçar arrestohet sapo zbret në Gjermani, përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur

January 15, 2026
Nancy VanHorn ndan mesazhin e Trumpit: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

Nancy VanHorn ndan mesazhin e Trumpit: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

January 15, 2026
Kina dhe BE-ja arrijnë rezultate pozitive lidhur me automjetet elektrike

Kina dhe BE-ja arrijnë rezultate pozitive lidhur me automjetet elektrike

January 15, 2026
Kryeministri Rama mbledh të Shtunën kryetarët e bashkive në Golem

Kryeministri Rama mbledh të Shtunën kryetarët e bashkive në Golem

January 15, 2026
BE paralajmëron: Marrja e Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s

Përpjekjet e SHBA për të marrë në kontroll Groenlandën/ Sondazhi: 75 për qind e amerikanëve kundërshtojnë

January 15, 2026
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Specialja njofton datat/ Ja kur do të bëhen deklaratat përmbyllëse

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Specialja njofton datat/ Ja kur do të bëhen deklaratat përmbyllëse

January 15, 2026
Britania, Franca dhe Gjermania bëhen bashkë: Pasuritë ruse do përdoren si ndihmë për Ukrainën, Belgjika heziton

Habit Vladimir Putin: Jemi gati të vendosim raportet me Europën

January 15, 2026
Agron Malaj e denoncoi për shpifje/ GJKKO pushon çështjen në ngarkim të Xhelal Mziut

Agron Malaj e denoncoi për shpifje/ GJKKO pushon çështjen në ngarkim të Xhelal Mziut

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In