Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar 55 vjetorin e shembjes së kishave dhe xhamive, nga ana e regjimit komunist të kohës. Basha shkruan në rrjete sociale, se në këtë përvjetor duhet nderuar sakrifica bujare e klerikëve dhe besimtarëve që mbajtën ndezur besimin.
“30 vitet e tranzicionit nuk e kanë bërë drejtësinë për atë terror të pashembullt. Modelet e asaj tradite të keqe komuniste vijojnë të lëndojnë lirinë dhe virtytin e besimit”, shkruan ndër të tjera kryedemokrati.
I cili nuk ka munguar te shigjetoje dhe ish kryeministrin Sali Berisha, i cili ka qene komunist qe ne ate kohe.
Postimi i Lulzim Bashës:
Sot 55 vite më parë, diktatura që u kishte shpallur luftë të gjitha fuqive të globit, nisi luftën edhe kundër Zotit. Kishat, xhamitë dhe teqetë u hodhën në erë, klerikët u vranë, u torturuan dhe u burgosën, besimtarët u përndoqën.
Në këtë përvjetor ne duhet të nderojmë sakrificën bujare të klerikëve dhe besimtarëve që e mbajtën ndezur dritën e besimit nën terrorin e regjimit komunist. Dekadat e ankthit dhe shkretëtirës shpirtërore e morale nuk duhen harruar kurrë.
30 vitet e tranzicionit nuk e kanë bërë drejtësinë për atë terror të pashembullt. Modelet e asaj tradite të keqe komuniste vijojnë të lëndojnë lirinë dhe virtytin e besimit./m.j