Sipas Statistikave të Austrisë numri më i madh i të natyralizuarve për vitin 2015 vjen nga Bosnja dhe Hercegovina më 1,218 persona të ndjekur nga Turqia me 998, Serbia 636, Kosova 542, Federata Ruse 299 ashtu si Ukraina me 299, shkruan oe-jurnal.at, transmeton “albinfo.ch”. Sipas medieve austriake të gjithë “austriakët e rinj” kanë fituar të drejtën e tyre legale duke qenë të integruar sipas sistemit austriak dhe qëndrimit të tyre prej së paku gjashtë viteve të rregullta në Austri, lindjes në Austri apo martesës me ndonjë shtetas austriak.