• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tiranë/ Borxhliu i kthen 10 mijë euro, por maskat i bëjnë pritë në rrugë

by Aalison Pearse Stevens
17/02/2016 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I kthehen 10 mijë euro nga personi që ia kishte borxh, por i bëjnë pritë në rrugë dhe e grabisin persona të maskuar. Një shtetas me inicialet A.D. është grabitur nga persona të armatosur dhe të maskuar në Tiranë vetëm pak çaste pasi ka dalë nga banesa e borxhliut me shumën e parave.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7.5 të mëngjesit të së mërkurës në rrugën “Ali Baushi” në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet.

Pasi i kanë marrë paratë, grabitësit janë larguar në drejtim të paditur me një automjet tip, Golf. Policia bën me dije se ka identifikuar targat e mjetit dhe po punon për identifikimin dhe ndalimin e autorëve.

Duke vlerësuar dinamikën e ngjarjes, policia dyshon se autorët kanë pasur informacion për kthimin e borxhit nga shtetasi E.T. tek i dëmtuari A.D.

Ata kanë mbikqyrur çdo lëvizje të A.D. dhe pasi e kanë parë të dalë nga banesa e E.T me paratë e kanë kërcënuar dhe i kanë marrë shumën prej 10 mijë euro.

Uniformat blu kanë shoqëruar edhe shtetasin E.T. që i ktheu borxhin personit të dëmtuar.

Njoftimi paraprak i policisë:

Më datë 17.02.2016, rreth orës 07:05, në rrugën “Ali Baushi”, në zonën e njohur si “Xhamlliku”, disa persona me maska kanë   goditur  me grushte  shtetasin A. D dhe   i kanë marrë një shumë monetare prej 10.000 (dhjetëmijë) euro.

Dyshohet  se autorët  janë larguar me mjetin tip “Golf”.

Shtetasi A. D. ndodhej në rrugën “Ali Baushi” në banesën e shtetasit E. T. për të marr shumën prej 10.000 euro, shumë të cilën ja kishte dhënë borxh para disa kohësh.

Pak çaste pasi ka dalë nga banesa e shtetasit E. T., personat e maskuar i kanë marrë shumën monetare.

Pas marrjes së njoftimit policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje , janë ngritur pika kontrolli, si dhe është bërë i mundur identifikimi i targës së automjetit që dyshohet se kanë lëvizur autorët.

Shtetasi i dëmtuar A.D është në gjendje të mirë shëndetësore.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Next Post

Durrës, sekuestrohen 1056 litra lëndë djegëse kontrabandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In