• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

5000 shqiptarë veshën Hagën kuqezi, mesazh gjyqtarëve të Hagës: Jepini fund farsës me udhëheqësit e UÇK

by E S
14/09/2025 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Hagë kryeqytetin e drejtësisë ku veprojnë disa tribunale shqiptarët me një zë të fortë kërkuan drejtësi e pafajësi për ish udhëheqësit e luftës çlirimtare të UCK-së.

Siç raporton gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, i cili ka ndjekur nga afër gjithë zhvillimet, me flamuj e pankarta në duar ata u zhvendosën rreth një kilometër më tutje në një park për të vijuar manifestimin.

U përsërit e njëjta skenë dhe atmosferë njësoj si në dy tubimet e ngjashme zhvilluar më parë në Prishtinë. Rreth 5000 shqiptarë të grupmoshave të ndryshme mbushën këtë park në periferi të Hagës.

Të intervistuarit e Top Channel nuk e fshehin dhimbjen për atë që ata e quajnë padrejtësi të shekullit me të cilën po përballen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Nuk ishte vendi dhe e koha për fjalime pompoze por për të thënë disa fjalë zemre.

“Tubim jo i zakonshëm. Na ka mbledhë zëri i padrejtesisë. Mjaft me gjykime politike. Jemi këtu t’i themi udhëheqësve tanë jemi me ju.
Vendlindja nuk ju harron. Askush nuk e tjetërson mundin tuaj. Nuk duam liri pa ju. Liria pa ju është robëri”, tha Flakë Fazllia, vajza e një dëshmori lufte.

“Mjaft më me padrejtësi. Ne nuk kemi qenë agresori dhe pushtuesi. Aktakuzë pa baza për të shkatërruar ata që kanë mbrojtur nderin e kombit shqiptarë. Qeveria e Kosovës po hesht. Ky është një turp i madh. Mos e ktheni drejtësinë në farsë”, tha Fatmir Koçi, ish-luftëtar i UÇK.

Robert Bosch, ish-ambasador i Holandës në Kosovë, lëshoi kritika të forta për pikënisjen e dhomave të specializuara dhe si u veprua më pas.

“Ne kemi patur kërkesë dhe presion nga qeveritë tona në Europë për krijimin e kësaj gjykate. Ishte e çuditshme mos të kishte serb përpara kësaj gjykate. E kam takuar Hashim Thaçin. I thash ti do lirohesh për mungesë provash.
Gjyqi është jo serioz. Gjykatësit ndjehen komod këtu në Hagë me një jetë shumë te mirë duke marrë paga të mira dhe e bëjnë që procesi të tejzgjatet. Është e pamendueshme te mbërrish në konkluzionin se UCK ishte një organizatë kriminale”, tha ai.

Natyrshëm fjala e ish ambasadorit prodhoi brohoritje duke shënuar një mbyllje siç e meritonte ky tubim madhështor.

“Boll padrejtësive me çlirimtaret e Kosovës”. Ky ishte mesazhi që u përcoll fuqishëm nga disa mijëra shqiptarë të mbledhur jo shumë larg dhomave të specializuara të Kosovës. Megjithatë beteja finale për drejtësi do të vijojë me shpresën dhe e besimin e pafajësisë të atyre që u vunë në ballë të UÇK-së, nga një proces i tejzgjatur e me plot dritëhije.

Policia nuk lejoi shqiptarët të vendosnin pankartat në derën hyrëse të Dhomave të Specializua.

Ngritën në ajër një helikopter për të monitoruan ndërsa në terren mbërriti skuadra e specializuar për protestat.

Nuk pati asnjë incident, por edhe njëherë tjetër u prodhua pakënaqësi e thellë në atë që po ndodh në ndërtesën e ish-Interpolit, me tenda të kuqe e muret me lule kacavjerrëse./tch/

Next Post
“Rama 4”/ Kryeministri dërgon në Presidencë kabinetin e ri që synon anëtarësimin në BE brenda 2030-ës

“Rama 4”/ Kryeministri dërgon në Presidencë kabinetin e ri që synon anëtarësimin në BE brenda 2030-ës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

September 29, 2026
Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

September 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 30 Shtator 2026

September 29, 2026
Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

September 29, 2026
12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

September 29, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

September 29, 2026
VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

September 29, 2026
Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

Ankimi në GJK, Salianji akuzon trupën gjykuese: Zvarritën çështjen dy vjet, do të ndjek rrugën në Strasburg

September 29, 2026
Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

September 29, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Trump është një gënjeshtar i madh -

Garda Revolucionare e Iranit: Trump është një gënjeshtar i madh –

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com