E vështirë të zgjedhësh se kush janë qytetet më të bukur e me më tepër gjëra për të ofruar, megjithatë këta 50 në listë pa dyshim që janë të veçantë. Ia vlen të vizitohen, në një udhëtim që zgjatet nga lashtësia në të ardhmen.
1.) Venecia – Me kanalet piktoreske, bazilikatat madhështore dhe shtëpitë plot ngjyra, është unike në botë.
2.) Sevilja – Sevilja është xhevahiri i kurorës së mbretërisë spanjolle dhe vizitorët mund të shijojnë rrugicat e ngushta me portokalle dhe “tapas” e famshme.
3.) New York – Udhëkryqi i botës. Në asnjë vend tjetër nuk gjendet një përqendrim i tillë i artit, kulturës, kuzhinës dhe biznesit.
4.) Lhasa, Kinë – Lhasa është qendra shpirtërore e budizmit tibetian dhe malet e ashpra të Himalajave që rrethojnë manastiret e saj e bëjnë një nga pamjet më të paharrueshme mbi Tokë.
5.) Rio de Janeiro – Karnevalet, por edhe një nga dy plazhet më të famshëm në botë. Rio është një eksperiencë për të pesë shqisat.
6.) Londra – Me muzetë prestigjiozë, tregjet e vegjël në rrugë dhe qendrën financiare, nuk ka pse habitemi që Londra është një nga qytetet më të vizituar në botë.
7.) Marrakesh, Marok – Eksperiencë që nuk harrohet, një labirint i pafund rrugësh plot dyqane dhe me një arktiketurë të veçantë.
8.) Petra, Jordani – Midis gjithë qyteteve të mëdhenj të lashtësisë, Petra zë vend veç. Vendosur në mes të shkretëtirës së ashpër, ndërtesat monumentale të gdhendura në gur duhe të shihen me sy për t’i besuar që janë të vërteta.
9.)Roma – Askush mbi Tokë nuk kombinon artin, kuzhinën, hisitorinë antike si Qyteti i Përjetshëm.
10.) Varanasi, Indi – Varanasi është një nga qytetet e shenjtë indianë. Perëndimi i diellit mbi shkallët që zbresin në lumin Gang, mes turmës së pelegrinëve, shenjtëve dhe banorëve vendas, është pamje që s’harrohet.
11.) Firence – Shtëpia e rilindjes italiane, e famshme për koleksionet e artit më të pabesueshme në botë.
12.) Havana – Të eksplorosh rrugët e Havanës së Vjetër është si të kthehesh pas në një kohë ndërtesash madhështore para-revolucionare. Aroma e ushqimit të përgatitur në shtëpi përzihet këndëshëm me flladin e detit.
13.) Kioto – Dikur kryeqyteti i Japonisë, kopshtet dhe kështjellat e të cilit ndihmojnë të zbulosh thelbin e vërtetë të tradisë japoneze.
14.) Jerusalem – Udhëkryq kulturash, kuzhinash dhe besimesh fetare. Shtëpi e disa prej personazheve më të njohur në botë dhe e ngjarjeve historike.
15.) Parisi – Qyteti i Dritave është vendi i duhur për t’u zhytur mes muzeve mahnitës, shesheve magjepsës dhe mijëra kafeneve. Jo më kot konsiderohet qyteti më romantik në botë.
16.) Pekini – Kryeqyteti kulturor dhe historik kinez është shtëpia e dy prej vendeve më të preferuar shpirtërisht: Qyteti i Ndaluar dhe Muri i Madh, në malet pranë tij.
17.) Lalibela, Etiopi – Lalibela është një nga qytetet e mëdhenj të shenjtë etiopianë dhe është i famshëm në botë për koleksionin e kishave monolitike të gdhendura në shkëmb.
18.) Granada – Një magji e pamohueshme që rrallë shihet, edhe në qytetet më të mëdhenj të Evropës.
19.) Athina – Akropoli zë vendin e parë në shumë lista të gjërave për t’u parë, por veç tij janë edhe rrugët plot lule dhe muzetë e pabesushëm.
20.) Bagan, Mianmar – Rrezet e para të ditës zbulojnë një radhë pagodash antike, pothuajse pa fund.
21.) Katmandu, Nepal – Për shumë njerëz, Katmandu përfaqëson madhështinë e Himalajave. Është një nga qytetet me më shumë ngjyra në botë.
22.) Vatikani – Është selia e Kishës Katolike Romane. Kolonat dhe kubeja e sheshit San Pietro mjaftojnë për të të lënë pa frymë.
23.) Lisbona – Lisbona ka vërtet gjithçka: diellin, detin dhe një atmosferë përrallore si ajo që shihet në rrugët shumëngjyrëshe të lagjeve Chiado e Alfama.
24.) Tokio – Tokio duket sikur vjen direkt nga e ardhmja. Është shtëpi e modernes, për shopping e festa, por edhe e kopshteve dhe tempujve.
25.) Stambolli – Qyteti ku lindja takon perëndimin. Xhami monumentale, pazare të zhurmshëm, Stambolli shfaq mijëra vjet histori.
26.) Hoi An, Vietnam – Hội An është një port historik vietnamez, vend kulturo i njohur nga UNESCO, përzierje unike e influencave japoneze, vietnameze dhe evropiane.
27.) Amsterdami – Amsterdami ka një nga nivelet e jetesës më të lartë në botë, lagjen e famshme me drita të kuqe dhe muzeun e Van Gogh.
28.) Luksor, Egjipt – I shtrirë përgjatë Nilit, Luksor është më i pabesueshmi nga qytetet e lashtë egjiptianë. Afërsia me Karnakun, Tebën dhe Luginën e Mbretërve e bën detyrim vizitëm atje për të pasionuarit e historisë në të gjithë botën.
29.) Berlini – Pak qytete kanë luajtur rol të ngjashëm në historinë e vonë. Jeta e natës legjendare, bashkë me restorantet e shumtë e bëjnë një nga qytetet më të gjallë dhe argëtues të Evropës moderne.
30.) Jaipur, Indi – Kryeyteti i Rajasthan ka disa nga pallatet dhe kopshtet më spektakolarë të Indisë. Është pjesë e “Trekëndëshit të Artë”, që përfshin edhe Taj Mahal në Agra dhe New Delhi.
31.) Lioni- Lioni është trashëgimi botërore që nga koha e romakëve. Katedralet, kopshtet dhe rrugët ndriçohen nga mijëra drita.
32.) Oia, Greqi – Oia është qyteti më i famshëm i Santorinit, me kaskadën e mrekullueshme të shtëpive të bardha që zbresin në det, si një pamje kartoline.
33.) Siem Reap, Kamboxhia – Vizitorët shkojnë kryesisht në Angkor Wat, por atmosfera bohemiane dhe ushqimi i shijshëm e bëjnë Siem Reap një destinacion fantastik.
34.) Viena – Qytet madhështor, plot pallate të bukur, kopshte fantastikë, kafé elegante. Fakti që votohet vazhdimisht si një nga qytetet më të mirë për të jetuar është qershia mbi tortë.
35.) Kusko, Peru – Përveçse është hyrja kryesore për ata që duan të shkojnë në Ande dhe Machu Picchu, qyteti i Kuskos është plot tempuj historikë, manastire dhe shtëpi të mrekullueshme koloniale.
36.) Kartagena, Kolumbi – Qyteti kolonial i Kartagenës, në bregun karaibik të Kolumbisë, ka një historië plot eksploratorë, piratë e fisnikë.
37.) Zanzibar, Tanzani – Një nga destinacionet kryesore në Afrikë, i famshëm për plazhet me rërë të bardhë dhe për përzierjen e influencave afrikane, arabe e portugeze në lagjen historike të qytetit.
38.) Meksiko – Kryeqyteti i Meksikës është një kaos i pëlqyeshëm zhurmash e ngjyrash. Me mbi 20 milionë banorë, qyteti ofron arktitekturë të bukur koloniale pranë gërmadhave të lashta dhe një kuzhinë të shkëlqyer.
39.) Singapori – Përveçse është një vend me zhvillim fantastik, aty tregtohet ndoshta ushqimi më i mirë në rrugë.
40.) Las Vegas – Sin City (Qyteti i Mëkatit) ofron gjithçka me hotelet, restorantet e famshëm dhe kazinotp luksoze. Viva Las Vegas!
41.) Samarkanda, Uzbekistan – Samarkanda ndodhet në Rrugën e Mëndafshit dhe mozaikët e sheshit monumental Registan janë ndër shembujt më të bukur të arkitekturës islamike.
42.) Sidnej – Nga e famshmja Opera House te plazhet e famshëm, Sidnej di të kombinojë shkëlqyeshëm hapësirat natyrore dhe urbane, duke qenë ndër qytetet më madhështorë në botë.
43.) San Francisco – Ndërtesat historika pranë parqeve natyrale, kuzhina shumë e pëlqyer, e bëjnë një yll të bregut perëndimor të Amerikës.
44.) Mont Saint Michel, Francë – Tre milionë vizitorët në vit mund të konfirmojnë se ka pak vende romantikë si këmbanarja e abacisë së Mont Saint Michel, e cila ngrihet mbi bregun e qetë të Normandisë.
45.) Dubrovnik – Qyteti i Dubrovnikut, i rrethuar me mure, është xhevahiri i Adriatikut dhe Qyteti i Vjetër (i mbrojtur nga UNESCO) është një nga zonat më piktoreske në gjithë Evropën. Për të mos folur për plazhet!
46.) Bangkok – Tempuj të qetë, tregje ekzotikë, klube nate plot njerëz, Bangkoku ka diçka për t’i ofruar gjithkujt. Është bërë kaq popullor, saqë ia kaloi Londrës si qyteti më i vizituar më 2013.
47.) Buenos Aires – Shpesh e quajnë Parisi amerikanojugor. Rrugët e qendrës, shtëpizat shumëngjyrëshe dhe klubet e tangos e bëjnë një vend për t’u shijuar.
48.) Antigua Guatemala, Guatemala – Ka vetëm një fjalë për ta përshkruar: Magjike! Kisha koloniale, manastire, kafé, të gjitha nën vështrimin e tre vullkanëve që dominojnë horizontin.
49.) Praga – Miks historie, arktikekturë e mrekullueshme, kuzhinë e bollshme. Një nga qytetet më të vizituar në botë.
50.) Budapesti – Perandoritë e shumta që e kanë dominuar në shekuj kanë lënë gjurmë në qytet, shpesh i konsideruar si më i bukuri i Evropës.
HuffPost/d.i.