Konsumi i arrave dhe llojeve tjera të bajameve është vërtetuar të këtë efekte pozitive shëndetësore, mirëpo, kjo që hulumtuesit e Universitetit të Navarra-s (Spanjë) erdhën në përfundim është fascinuese.
Hulumtimi
në fjalë u publikua në revisten Nutrition në vitin 2014 dhe nxiti shumë
kundërthënie.
Hulumtuesit mblodhën të dhëna për pesë vite rresht mbi konsumin e
bajameve tek 17 184 pjesëmarrës të cilët dy herë në vit i’u përgjigjen
një pyetësori përmes internetit (online) në lidhje me sasinë e konsumit
të bajameve. Sasia e konsumuar e bajameve u analizua si sasi ditore e
konsumit dhe sasi javore e konsumit.
Rezultatet treguan se individët të cilët konsumuan bajame të paktën dy
herë në javë kishin 56% më pakë gjasa të vdekshmërisë të cfarëdo shkaku
sesa ata të cilët konsumuan bajame fare pak ose kurrë.
Autorët erdhen në përfundimin se konsumi i bajameve është negativisht i lidhur me vdëkshmërinë e cfarëdo shkaku.
A është kjo e vërtetë apo vetëm një rastësi, mbetet të shihet në 5 vitet në vijim.









