• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“5 vjet burg kush rreh dhe i bën presion psikologjik gruas”, dy deputetet e PS çojnë në Kuvend propozimin për ndryshimet në Kodin Penal

by Java News
21/01/2020 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektligj nga deputetet e Partisë Socialiste Klotilda Bushka dhe Eglantina Gjermeni për ndryshimin e Kodit Penal, për ashpërsimin e ndëshkimin për veprën penale të dhunës në familje. Nisma ligjore parashikon dënimin nga një deri në pesë vite burg të kujtdo që dhunon bashkëshorten apo bashkëshortin nga dy vjet që është aktualisht. Konkretisht, projektligji parashikon ndryshimin e nenit 130/a të Kodit Penal për veprën penale të dhunës në familje.

Ndryshimi i propozuar parashikon që rrahja dhe çdo vepër tjetër dhune fizike, seksuale, psiko emocionale, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt ose në lidhje apo ish-lidhje intime me autorin e veprës penale, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Kodi Penal në fuqi parashikon që kjo vepër penale dënohet me burgim deri në dy vjet, duke mos vendosur një kufi për dënimin më të ulët. Legjislacioni në fuqi ka krijuar hapësira që dhunuesit t’i shpëtonin ndëshkimit, pasi përcaktohet vetëm dënimi maksimal deri në dy vjet dhe jo kufiri minimal, siç parashikohet në ndryshimet e propozuara. Gjithashtu, projektligji parashikon që kur vepra penale e dhunës fizike apo psikologjike në familje, është kryer në mënyrë të përsëritur, personi i akuzuar dënohet nga dy deri në 10 vjet burg.

Kodi Penal në fuqi parashikon që kur vepra penale e dhunës fizike apo psikologjike në familje, është kryer në mënyrë të përsëritur, dënohet nga një deri në pesë vjet. Me ndryshimet që iu bënë Kodit Penal në vitin 2012 dhe më pas në vitin 2013 u parashikua për herë të parë kriminalizimi i veprës penale të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, shkruan “shqiptarja.com”.

Dy deputetet theksojnë se ‘Zbatimi i këtyre sanksioneve nuk ka zbutur dhunën ndaj gruas, madje në disa raste ka patur efekt të kundërt. Episodet e përsëritura të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore, veçanërisht rastet kur dhuna përsëritet edhe ndaj grave që kane përfituar urdhër mbrojtje nga gjykata, deri në humbjen e jetës, janë kambanë alarmi për ndërhyrje të menjëhershme në legjislacion me mekanizma që forcojnë masat kundër dhunës’.

Propozimi i dy deputeteve Klotilda Bushka dhe Eglantina Gjermeni

Neni 130/a bëhet
Dhuna ne familje

Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune fizike, seksuale, psiko emocionale, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt ose në lidhje apo ish – lidhje intime me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt ose ne lidhje apo ish – lidhje intime me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit psikik të tij, me burgim nga dy deri në pesë vjet.

Plagosja e kryer me dashje ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt ose në lidhje apo ish – lidhje intime me autorin e veprës penale, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në pune më tepër se nëntë ditë, dënohet me burgim një deri në pesë vjet. Po këto vepra, të kryera në mënyrë të përsëritur, ose në praninë e fëmijëve, dënohen nga dy deri në 10 vjet burgim.

Neni 130/a i Kodit Penal në fuqi është
Dhuna në familje

Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, dënohet me burgim gjer në dy vjet.

Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit psikik të tij, dënohet me burgim gjer në tre vjet.

Plagosja e kryer me dashje, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë më tepër se nëntë ditë, dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Po këto vepra, të kryera në mënyrë të përsëritur, ose në praninë e fëmijëve, dënohen nga një deri në pesë vjet.

Next Post
100 vjet nga Kongresi i Lushnjes, Ruçi, Braçe dhe Murrizi kremtojnë festimet në shtëpinë muze

100 vjet nga Kongresi i Lushnjes, Ruçi, Braçe dhe Murrizi kremtojnë festimet në shtëpinë muze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In