• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

5 njerëzit më të çuditshëm në botë janë meshkuj

by
18/05/2015 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nëse mendoni se jeni të çuditshëm, se sjellja juaj konsiderohet si absurde nga ata që ju rrethojnë apo keni anomali të ndryshme, atëherë duhet të lexoni patjetër për këta njerëz. 5 personat e me të cilët do të njiheni më poshtë janë cilësuar si “të çuditshmit e më të çuditshmëve”. Ata e konsiderojnë “çuditshmërinë” e tyre si talent apo dhunti.

1. Ngoc: Tri dekada pa gjumë

64-vjeçari Thai Ngoc vuan nga pagjumësia që në mbrëmjen e vitit 1973, kur kaloi ethe të forta. Ai ka numëruar një numër të pakufizuar delesh, gjatë 11,700 netëve të njëpasnjëshme. “Nuk e di nëse pagjumësia ka ndikuar në shëndetin tim apo jo. Doktori thotë se jam për bukuri, me përjashtim të mëlçisë dhe punoj normalisht si të tjerët”, thotë Ngoc. Ai mban në kurriz çdo ditë 50 kilogram çanta me plehra, duke i transportuar 4 kilometra. Gruaja e tij thotë se gjatë ditës kujdeset për derrat dhe pulat, ndërsa natën punon si roje. Gjatë netëve të tre muajve ka hapur liqene artificiale për të rritur peshq.

2. Bhagat: Mban vëllain binjak në stomak

Sanju Bhagat dikur ka pasur një stomak të fryrë, që dukej sikur ishte nëntë muajsh shtatzënë dhe merrte frymë me vështirësi. Indiani Bhagat thotë se është ndjerë i ndërgjegjshëm gjatë gjithë jetës së tij se kishte bark jashtë normales. Por një mbrëmje, në qershor të vitit 1999, problemi i tij u përkeqësua edhe më shumë. Doktorëve iu desh të nxirrnin nga stomaku i tij trupin e vëllait binjak. Ai vuante nga një anomali ndër më të çuditshmet në botë, fetusi brenda fetusit. Një anormalitet i rrallë, ku fetusi i zënë kurth mbijeton dhe rritet derisa doktorët të ndërhyjnë.

3. Yokoi: Kalon 28 vite i fshehur pas Luftës së Dytë Botërore

Shoichi Yokoi ishte një ushtar i Ushtrisë Perandorake Japoneze në vitin 1941 dhe u dërgua në Guam menjëherë pas atij viti. Në vitin 1944, forcat amerikanë ripushtuan ishullin, dhe Yokoi u fsheh. Në janar të vitit 1972, Yokoi u zbulua në një pjesë të largët të ishullit Guam nga dy banorë të ishullit. Për 28 vite ai qëndronte i fshehur në një shpellë në xhungël, pasi kishte frikë të dilte, edhe pse kishte gjetur broshura që shkruanin se Lufta e Dytë Botërore kishte mbaruar. “Më vjen shumë turp që jam kthyer i gjallë nga lufta”, tha ai kur u kthye në Japoni, me pushkën e ndryshkur ende mbi shpatulla.

4. Mehran: Jeton në aeroport që në vitin 1988

Mehran Karimi Nasseri, i njohur si sër, Alfred Mehran është një refugjat iranian, i cili po jeton në sallën e pritjes së Terminalit t aeroportit “Charles de Gaulle”, që në 8 gusht të vitit 1988. Pasi u burgos, torturua dhe u dëbua nga vendi i tij, ai kërkoi azil në shumë vende evropiane, por pa fat. Ai vendosi të shkojë në Mbretërinë e Bashkuar, por ata e kthyen në aeroportin “Charles de Gaulle”, pasi nuk kishte
dokumentacionin e duhur. As në Francë nuk mund të vërtetonte statusin e refugjatit, prandaj u lëviz në zonën e pritjes, aty ku rrinë udhëtarët pa dokumente.

 

  1. Bihari: 18 vite i vdekur për shtetin

    Lal Bihari, i lindur në vitin 1961, është një fermer nga Uttar Pradesh, Indi, i cili ka qenë zyrtarisht i vdekur nga viti 1976 deri në vitin 1994. Ai themeloi “Mritak Sangh”, ose “Shoqërinë e të Vdekurve” në Uttar Pradesh, Indi. Ai luftoi me burokracinë e qeverisë indiane për 18 vite për të provuar se është i gjallë. Kur Lal Bihari kërkoi të aplikonte për një hua në bankë në vitin 1976, ai zbuloi se ishte
    zyrtarisht i vdekur. Xhaxhai i tij i kishte dhënë ryshfete një zyrtari në qeveri që ta deklaronte atë të vdekur, me synimin për të marrë pronësinë e tokës së Biharit. Ai zbuloi edhe 100 persona të tjerë në situatën e tij, të cilët ishin deklaruar zyrtarisht të vdekur. Sot ajo shoqëri ka 20 mijë anëtarë në të gjithë Indinë. Deri në vitin 2004 ata arritën të deklaronin 4 prej anëtarëve të tyre të gjallë. Në vitin 2004
    ai kandidoi për një vend në parlament në Lal Ganj.

Next Post

Tragjedia në Kurbin, autori donte të vriste babain, por qëlloi vëllanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

July 30, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Kur bëhet fjalë për atdheun, të tjerat janë hiç

July 30, 2026
Dinamiti artizanal i shpërthen në dorë, humb jetën 65-vjeçari në Porto Palermo

Dinamiti artizanal i shpërthen në dorë, humb jetën 65-vjeçari në Porto Palermo

July 30, 2026
Marrëveshja me SHBA në Kushtetuese, Nufi: Siguria kombëtare nuk duhet të ketë kah politik

Marrëveshja me SHBA në Kushtetuese, Nufi: Siguria kombëtare nuk duhet të ketë kah politik

July 30, 2026
Qeveria serbe i mbijeton votëbesimit, opozitarët akuza për korrupsion

Qeveria serbe i mbijeton votëbesimit, opozitarët akuza për korrupsion

July 30, 2026
Kultivoi bimë narkotike, arrestohet 38-vjeçari në Berat

Kultivoi bimë narkotike, arrestohet 38-vjeçari në Berat

July 30, 2026
Vendimi i pazakontë: Katari blen gaz nga SHBA-të për të shmangur krizën

Vendimi i pazakontë: Katari blen gaz nga SHBA-të për të shmangur krizën

July 30, 2026
U gjet brenda një valixheje, telefoni i britanikes përdorej që të dukej se ishte gjallë

U gjet brenda një valixheje, telefoni i britanikes përdorej që të dukej se ishte gjallë

July 30, 2026
Avokati britanik i Veliajt: Paraburgimi është i paligjshëm, qëndrimet e gjykatave kanë cenuar prezumimin e pafajësisë

Avokati britanik i Veliajt: Paraburgimi është i paligjshëm, qëndrimet e gjykatave kanë cenuar prezumimin e pafajësisë

July 30, 2026
Vendimet e Qeverisë/ Sala: Shqipëria do të ketë për herë të parë Institutin Kombëtar të Tumoreve

Vendimet e Qeverisë/ Sala: Shqipëria do të ketë për herë të parë Institutin Kombëtar të Tumoreve

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com