• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

5 ngjarjet ndërkombëtare që duhet të ndjekim këtë vjeshtë

by
05/09/2015 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

5 ngjarjet ndërkombëtare që duhet të ndjekim këtë vjeshtë

Migrants walk through a line of police after they left a train at Bicske railway station

Ian Bremmer, TIME

 Nuk i keni ndjekur lajmet ndërkombëtare këtë verë? Ka disa fakte që duhet t’i dini përpara se të përballemi me këtë vjeshtë shumë të zënë. Nga emigrantët në Europë tek dobësimi ekonomik i Kinës, ja çfarë duhet të presim në muajt në vazhdim.  

 

  1. Irani

Marrëveshja nukleare iraniane ishte ngjarja më me pasoja e verës përsa i përket ekonomisë globale. Në këmbim të hapjes së inspektimeve bërthamore ndërkombëtare, Teheranit iu premtua lehtësim i sanksioneve. Me rritjen ekonomike, Prodhimi i Përgjithshëm Bruto i Iranit pritet të rritet me 8% në dy vitet e ardhshme. Por me më shumë para në dispozicion, Teherani mundet të destabilizojë më tej Lindjen e Mesme, që edhe tashmë është në gjendje kaotike. Irani dhe Arabia Saudite janë rivalë prej kohësh, dhe kanë zhvilluar konflikte në rajone përgjatë viteve në Siri, Irak, Jemen e kudo. Arabia Saudite shpenzoi 80 miliard dollarë për mbrojtje vitin e kaluar. Ndërsa e penguar nga sanksionet, Iranit mund të shpenzojë 15 miliard dollarë. Kjo do të ndryshojë ndërsa Irani të shesë një milion fuçi me naftë shtesë në ditë deri në fund të vitit 2016. Ky është ndryshim themelor për balancimin e pushtetit në Lindjen e Mesme, duke krijuar edhe mundësi por edhe rrezik për vendet e tjera.

  1. Kina

Irani ishte ngjarja kryesore e kësaj vere, por edhe Kina ishte afër. Të dhënat e dobëta të ekonomisë dhe ndërhyrjet surprizë të qeverisë sugjeruan se ekonomia e dytë botërore mund të zvogëlohet më shpejt nga sa mendohet. Kina po kalon nga një ekonomi eksportuese në një ekonomi konsumuese, dhe kjo do të ngadalësojë rritjen ekonomike në Kinë për vitet në vijim. Ajo që është surprizuese është fakti që gjërat po lëvizin drejt jugut: nga 15 gushti më 27 gusht, Indeksi i Shangait ra me 40%. Duke pasur parasysh aftësinë për të lehtësuar kreditimin dhe për të rritur shpenzimet qeveritare, Kina ende parashikohet të rritet me 7% këtë vit. Por ngjarjet e kësaj vere na kanë treguar se bota varet nga ekonomia kineze. Kina është bërë thjesht shumë e madhe për të dështuar, duke llogaritur me 10% të të gjithë të mirave të tregtuara në vitin 2014. Vitin e kaluar ajo është përgjegjëse për 17% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto botëror. Të gjitha vendet në botë e shohin veten të varur nga stabiliteti ekonomik kinez.

  1. Brazil

Ndërsa Kina u trondit nga ekonomia këtë verë, Brazili është tronditur nga skandalet e korrupsionit. Qendrat më të mëdha investiguese nisën hetimin për gjigandin shtetëror të energjisë Petrobras. Investiguesit pretendojnë se zyrtarë të nivelit të lartë të kompanisë kanë dhënë kontrata në këmbim të ryshfeteve politike, me vlerë rreth 2 miliard dollarë. Ajo që është më e keqja, është se Dilma Rousseff, presidentja aktuale e vendit, ishte drejtoreshë e kompanisë kur këto shkëmbime të paligjshme u bënë. Nuk ka ende prova nëse Roussef ishte në dijeni të këtyre korrupsioneve, por më shumë se 50 politikanë janë nën hetim. Brazili  supozohej të ishte një histori tregu me ngjarje të suksesshme, një model  për mënyrën se si popullsia latinoamerikane duhet të përballe me varfërinë. Kurse tani është në rrezik të bëhet poster i skandaleve politike, gjë që mund të prishë premtimet për rritje ekonomike.

  1. ISIS

Kthehemi në Lindjen e Mesme: ISIS vazhdon të fitojë ndjekës ndërsa fuqitë perëndimore luftojnë për t’i dhënë atyre një përgjigje më efektive. ISIS është grupi terrorist më i mirë pajisur me armë dhe më i mirë financuar në botë, dhe ka si qëllim të vazhdojë të rritet. Një shifër prej 20 mijë luftëtarësh të huaj i janë bashkuar grupit xhihadist, 3500 prej të cilëve vijnë nga vendet perëndimore. Shqetësues është fakti që 20% e tyre janë femra, pavarësisht të dhënave për dhunë seksuale ndaj gjinisë femërore të xhihadistëve. ISIS fiton më shumë se  1 milion dollarë në ditë nëpërmjet zhvatjeve dhe taksave.  Mosuli, kryeqyteti i Irakut, është vendi më i rëndësishëm dhe më i populluar nën kontrollin e ISIS. Nëse e humbin atë është dëm i madh për financat e Shtetit Islamik.

  1. Europa

Dhuna në Lindje të Mesme po shtyn refugjatët drejt Europës, dhe qeveritë europiane ndodhen në vështirësi. Europa akoma po merret me çështjen e krizës së borxhit të Greqisë dhe në të njëjtën kohë se sit a shmangë këtë fluks të panumërt emigrantësh. Kriza e klandestinëve, dhe presionet politike po përkeqësohen Brenda vendeve të BE-s, dhe kjo e bën akoma më të vështirë mënyrën se si do ta ndajnë barrën qeveritë europiane. Baza e Bashkimit Europian nuk është as paraja as siguria,  por vlerat e shpërndara. Dhe kur zyrtarët në vende si Sllovakia, Polonia dhe Republika Çeke thonë se janë të gatshëm të pranojnë vetëm refugjatë të krishterë, i vë këto vlera në dyshim. 107.500 emigrantë mbërritën në brigjet europianë korrikun e kaluar, kurse këtë vit janë trefishuar. 50 mijë erdhën vetëm nga Greqia. Kjo vjeshtë do të jetë vendimtare për kontinentin. Testi i parë është se sa para do të vërë Europa për emigrantët. E dyta është se si shtetet anëtare të BE-së do të ndajnë në mënyrë të pabarabartë barrën për shpërndarjen e emigrantëve. Por testi më i rëndësishëm është ai që do të ndodhë në Marrëveshjen Shengen. Shengeni lejon lëvizjen e lirë për në Europë. Megjithatë disa vende nuk e japin dritën jeshile për miratimin e Shengenit për shkak të krizës aktuale.

Next Post

30 kuriozitete të rralla që nuk i dini rreth seksit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cikloni i nxehtë nga Afrika godet Europën Perëndimore, preket edhe Ballkani

Cikloni i nxehtë nga Afrika godet Europën Perëndimore, preket edhe Ballkani

May 22, 2026
Sherr në burgun e Vlorës, pesë persona godasin të paraburgosurin

Sherr në burgun e Vlorës, pesë persona godasin të paraburgosurin

May 22, 2026
Lajm i mirë nga BE! Një tjetër mbështetje e rëndësishme për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

Lajm i mirë nga BE! Një tjetër mbështetje e rëndësishme për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

May 22, 2026
Klodjan Skënderaj zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë

Klodjan Skënderaj zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë

May 22, 2026
Irani frenon entuziazmin për marrëveshjen me SHBA për fundin e luftës

Irani frenon entuziazmin për marrëveshjen me SHBA për fundin e luftës

May 22, 2026
Raporti i DASH, SHBA paralajmëron angazhim të ri në Ballkanin Perëndimor

Raporti i DASH, SHBA paralajmëron angazhim të ri në Ballkanin Perëndimor

May 22, 2026
Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën shoferi 36-vjeçar

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën shoferi 36-vjeçar

May 22, 2026
“Largohem nga jeta publike”/ Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së jep dorëheqjen

“Largohem nga jeta publike”/ Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së jep dorëheqjen

May 22, 2026
“As qyta e armëve tinzare nuk më tremb”, drejtori i AKU-së në Shkodër reagon pas dhunës: Nuk dorëhiqem!

“As qyta e armëve tinzare nuk më tremb”, drejtori i AKU-së në Shkodër reagon pas dhunës: Nuk dorëhiqem!

May 22, 2026
Mbi 1900 firma për Denion Meidanin! Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut peticion kundër largimit të ambasadorit

Mbi 1900 firma për Denion Meidanin! Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut peticion kundër largimit të ambasadorit

May 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In