• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

5 ministri shpërndanë sloganet e PS në Facebook, gjobiten nga KAS

by A M
10/05/2023 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të mërkurën sanksione administrative për sekretarët e përgjithshëm të 5 ministrive për shpërdorim të burimeve publike për fushatë elektorale.

Ministritë u denoncuan nga organizata KRIIK se kanë kanë përdorur faqeve zyrtare të këtyre institucioneve në Facebook për shpërndaje të sloganeve politike të Partisë Socialiste.

Sipas vendimit të KAS, gjoba prej 2500 lekësh iu vendosën Ledina Agalliut, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Turizmit, Zerina Brucit nga Ministria e Kulturës; Ismail Shehut nga Ministria e Drejtësisë, Joana Duros nga Ministria e Shëndetësisë dhe Risena Xhajës nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Denoncuesi dhe më pas administrata e KQZ-së konstatoi se në faqet e këtyre ministrive kishte postime të shoqëruara me hashtag-e me sloganë elektoralë të Partisë Socialiste, “ska kohë për pushim” dhe ‘Shqipëria e ardhmja jonë”.

KRIIK ishte denoncuar edhe 10 ministra për përdorimin e faqeve të tyre zyrtare në Facebook për shpërndarje të propagandës elektorale të Partisë Socialiste në fushatë, por Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, nuk i përfshiu në hetim administrativ duke i cilësuar si faqe personale të tyre, shkruan Birn.

Denoncimi përfshinte edhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për të cilën Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nuk propozoi masë administrative.

Gjithashtu, KAS me shumicë votash pranoi pjesërisht kërkesën e Komisionerit dhe vendosi sanksionin administrativ, gjobë në masën 100 000 lekë për z. Rakip Suli, kryetar dhe kandidat i Bashkisë Kamëz, pasi ka përdoruar faqen zyrtare të bashkisë Kamëz për të reklamuar fushatën e tij si kandidati i PS-së në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ndërkohë, Celibashi ka nxjerrë urdhër për fshirjen e të gjitha postimeve me përmbajtje politike nga faqet e Facebookut të të gjithë institucioneve qendrore e vendore.

KQZ po shqyrton denoncime të tjera me të njëjtin objekt ku KRIIK ka konstatuar se faqet zyrtare të ministrive, ministrave dhe zyrtarëve të tjerë shtetërore po përdorin edhe sloganet e fushatës “ #VetëmPërpara #Kurrëmëmbrapa” që identifikohen direkt me Partinë Socialiste.

 

Next Post
Blerja e votës nga PL, Baze: Kjo parti e ka identitet, fushata po bëhet me para të “zeza”

Blerja e votës nga PL, Baze: Kjo parti e ka identitet, fushata po bëhet me para të “zeza”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

April 6, 2026
Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

April 6, 2026
Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In