• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

5 milionë euro në vit ilaçe kontrabandë, nis kontrolli i farmacive

by A R
23/09/2018 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilaçet kontrabandë, xhiroja e të cilave shkon deri në 5 milioë euro ne vit, por edhe për ato që shiten pa recetën e mjekut po kalojnë në sitë të gjitha farmacitë në vend. Një task-forcë e ngritur, ka nisur aksionin në kryeqytet, ku më shume se gjysma e farmacive të kontrolluara deri me tani kanë dalë me shkelje.

Futja e barnave me çanta si dhënia e tyre pa recetën e mjekut, nga farmacistët duket se ka qenë shkaku i ngritjes së një task forcë për të kaluar në sitë të gjitha farmacitë në vend.

Për herë të parë në këtë task forcë përveç specialisteve të agjencisë së barnave, Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror dhe Ministrisë së Shëndetësisë janë perfshire edhe specialistë nga Urdhri i Farmacistëve, i cili i jep licencën një farmacisti në vend.

Por në fakt barna kontrabandë janë tregtuar gjithmonë në tregun e lirë farmaceutik.

Burime të Top Channel thonë se në Shqipëri përllogaritet një xhiro vjetore prej 5 milionë euro me barna kontrabandë dhe ky biznes fitimprurës ka lulëzuar si në kohën e qeverisjes së djathtë ashtu edhe në atë të majtë.

Dhe në fakt ky fenomen nuk mund të frenohet me task-forcë nëpër farmaci, pasi barnat kontrabande kalojnë me çanta në pikat tona doganore dhe kontrollet duhet të ushtrohen atje nëse duhet luftuar ky fenomen.

Megjithatë në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se vetëm në ditët e para të kësaj task force janë kontrolluar 21 subjekte farmaceutike nga të cilat 12 janë konstatuar me shkelje dhe janë ndëshkuar me gjobë në vlerën 1 milionë e 500 mijë lekë.

Në disa prej tyre janë gjetur medikament pa pullë e disa të tjera nuk respektonin kushtet e ruajtjes së barnave. Por nuk kanë munguar edhe shitje të medikamenteve pa recetën e mjekut. Kjo taskë forcë pritet të funksionojë deri në mesin e muajit nëntor.

/b.d

Next Post
Dështon atentati në Elbasan, policia në kërkim të autorëve

Dështon atentati në Elbasan, policia në kërkim të autorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In