Rreth 44 shtete anëtare të Këshillit Ekzekutivkanë nënshkruar kërkesën për anëtarësim të Kosovës në UNESCO. Lajmi bëhet i ditur nga Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, ka falenderuar shtetet që mbështesin anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Sipas Thaçit kjo është një arritje për Kosovën në rrugën e saj drejt Perëndimit të cilën as propaganda negative serbe nuk e ndalin dot.
“Sa më erdh një lajm fantastik, një sukses i diplomacisë që e kemi pritur gjatë. Numër rekord shtetesh kanë përkrahur futjen në agjendë të Këshillit Ekzekutiv, kërkesën e Republikës sonë për anëtarësi në UNESCO. Nga sot, jemi në agjendë zyrtare. Shume sfida na presin, por rrugëtimin tonë diplomacia Serbia nuk e ndali dot me mahinacione procedurale dhe propagandë negative – edhe pse tentuan. Falënderoj shumë 44 shtete qe kanë bashkënenshkruar kërkesën për anëtarësi, falënderoj Ambasadoren Kadare dhe ekipin tonë për punë të palodhshme, këto javët e fundit. UNESCO për neve paraqet një platformë për zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, ambientit, shprehjes së lirë, mbrojtjes së trashëgimisë – për fëmijët tanë!” shkruan Thaçi










