• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

418 mësues të trajnuar dhe mijëra bursa, si po mbështeten fëmijët me aftësi të kufizuara në shkolla

by E S
19/09/2025 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fëmijët me aftësi të kufizuara duhet të kenë qasje të barabartë në arsim cilësor, përmes politikave të përforcuara, trajnimit të mësuesve dhe përdorimit të teknologjive ndihmëse.

Ky ka qenë një ndër qëllimet e vendosura nga UNICEF për vendin tonë, për të cilin citohet se ka bërë përparime në këtë drejtim vitin e shkuar.

Për Shqipërinë, kjo mbështetje ka ardhur në një moment kyç, pasi sistemi arsimor ende përballet me sfida të mëdha për sa i përket përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara. Sipas UNICEF, një nga drejtimet kryesore është forcimi i kapaciteteve të mësuesve për të krijuar klasa gjithëpërfshirëse dhe të përshtatshme për të gjithë fëmijët. Po ashtu, rëndësi ka edhe përdorimi i teknologjive ndihmëse, të cilat u mundësojnë fëmijëve me vështirësi motorike, shqisore apo të komunikimit të ndjekin procesin mësimor në mënyrë të barabartë.

Raporti thekson se Shqipëria është një nga vendet e rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore që ka ndërmarrë hapa për të zhvilluar sisteme mbështetjeje sociale më gjithëpërfshirëse.

Sipas të dhënave të ofruara, 418 mësues dhe mësues ndihmës janë trajnuar në arsimin gjithëpërfshirës gjatë vitit 2024; l 3,804 nxënës që ishin jashtë shkollës ose ishin në rrezik janë përfituar nga bursa qeveritare për të vazhduar arsimin; ofrimi i trajnimeve dhe përgatitje për 585 përfaqësues lokalë të shëndetit dhe mirëqenies sociale në 5 qarqe për modelin e ri të vlerësimit të aftësisë (disability assessment), me fokus fëmijët me aftësi të kufizuara. Po ashtu, 3,804 nxënës që ishin jashtë shkollës ose në rrezik për ta braktisur përfituan bursa qeveritare për të vijuar arsimin, një masë që synon të mbajë fëmijët më vulnerabël brenda sistemit shkollor.

Format e tjera kanë qenë përmes skemave të sigurimit shëndetësor dhe social, fëmijëve u ofrohen pajisje ndihmëse, duke nisur nga pajisjet ortopedike e deri te mjetet për komunikim alternativ. Megjithatë, sfidë mbetet përshtatja e këtyre pajisjeve sipas nevojave individuale dhe sigurimi i qasjes në çdo shkollë.

Në nivel rajonal, mbështetja ka qenë në hartimin e listave kombëtare për teknologjitë ndihmëse, ngritjen e stacioneve të posaçme për kategori të ndryshme aftësish dhe trajnimin e stafit mësimor. Shembuj të tillë, si në Armeni, ku janë ngritur “workstations” për fëmijët me aftësi të ndryshme, ofrojnë modele që mund të përshtaten edhe në Shqipëri./ Monitor

Next Post
Deputeti i PD: Më përjashtuan nga Kuvendi se ngrita zërin kundër një kryetari sharlatan

Deputeti i PD: Më përjashtuan nga Kuvendi se ngrita zërin kundër një kryetari sharlatan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Saliu kërkon të motivojë disa njerëz, drejtuesit e opozitës kanë interesa ndryshe nga qytetarët

Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet vetëm me lider të ri

March 18, 2026
Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

March 18, 2026
Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

March 18, 2026
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

Kandidimi i Kokalarit, Alimehmeti: Nuk është befasi, por një komision do t’i filtrojë figurat

March 18, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli: “Neni Basha” nuk vlen për Berishën, dy partitë e mëdha vuajnë nga një simetri dëshpëruese

March 18, 2026
Irani hakmerret për vrasjen e Larijanit, sulmon Tel Avivin me koka bërthamore thërrmuese

Irani hakmerret për vrasjen e Larijanit, sulmon Tel Avivin me koka bërthamore thërrmuese

March 18, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

March 18, 2026
Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In