Arrestohen babë dhe bir për veprën penale “Dhunë në familje”.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë kanë bërë arrestimin e shtetasve :
Lefter Zoto, 55 vjeç, banues në Këlcyrë.
Kozma Zoto, 20 vjeç, banues në Këlcyrë.
Këta shtetas u arrestuan pasi :
Pas një konflikti në familje , babë dhe bir kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes (nënës ), M.Z , 40 vjeçe.
Gjithashtu ka marr dëmtime të lehta dhe e bija (motra) K.Z , 15 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Dhunë në familje, e kryer në bashkëpunim ” parashikuar nga nenet 130/a dhe 25 të Kodit Penal./a.m.