• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

4 vende të BE-së ndalojnë importin e produkteve ushqimore nga Ukraina për të mbrojtur tregjet e tyre

by Java News
22/04/2023 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë ndalur importin e produkteve ushqimore nga Ukraina me synimin për të mbrojtur tregjet e tyre. Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Bullgaria thonë se fluksi i importeve ukrainase ka dëmtuar fermerët e tyre, të cilët nuk mund të konkurrojnë me çmimet e ulëta që ofron ky vend (Ukraina). Qeveria polake miratoi 2.4 miliardë dollarë ndihmë për sektorin e saj bujqësor, ndërsa kritikoi Komisionin Evropian të premten se nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit.

“Ajo që BE-ja ofron dhe me vonesë, është shumë pak, është vetëm një pikë në oqeanin e nevojave“, tha Kryeministri polak Mateusz Morawiecki në një konferencë shtypi.

Komisioni Evropian ka ofruar 110 milionë dollarë ndihmë për fermerët e Europës Qendrore, si shtesë në një paketë të mëparshme ndihme prej 61.5 milionë dollarësh. KE-ja thotë gjithashtu se do të marrë masa parandaluese urgjente për produkte të tjera, si gruri, misri dhe farat e lulediellit, por shtetet e Evropës Qendrore duan që kjo listë të zgjerohet, duke përfshirë mjaltin dhe disa lloje mishrash.

Ekonomia e Ukrainës është tejet e varur nga bujqësia dhe vendimi për ndalim nga vendet evropiane do të sillte një goditje të konsiderueshme për këtë vend, njoftoi agjencia ‘Bloomberg’, duke cituar organizatën ‘UkrAgroConsult’.

Tani për tani, Rumania ka vendosur të mos i ndalojë produktet ukrainase duke lejuar tranzitin e tyre përmes portit të saj të Konstancës në Detin e Zi.

Disa vende të Evropës Qendrore u bënë porta për një tepricë produktesh ushqimore nga Ukraina, pas një bllokimi nga Rusia të porteve të Detit të Zi. Iniciativa e Detit të Zi e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia ka mundësuar kalimin e sigurt të dërgesave në drith përmes këtij korridori, por Rusia po kërcënon që të mos e rinovojë më atë, pas skadimit të marrëveshjes më 18 maj.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha të enjten se rinovimi i marrëveshjes varej nga ajo nëse Perëndimi do të hiqte kufizimet që prekin eksportet bujqësore ruse. Kremlini tha të premten se po monitoronte njoftimet për një ndalim të mundshëm të eksporteve ruse dhe se sanksionet e reja perëndimore do të dëmtonin ekonominë globale.

“Ne e dimë se SHBA-të dhe BE-ja po shqyrtojnë në mënyrë aktive sanksione të reja“, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. “Ne besojmë se sanksionet aktuale kundër Federatës Ruse dhe hapat e rinj shtesë që po mendojnë të ndërmarin SHBA-të dhe BE-ja, sigurisht që do të godasin edhe ekonominë globale”.

Ndërkohë luftimet në Bakhmut janë ndezur dhe Kievi tha të premten se ndërsa forcat ruse kishin bërë disa përparime në qytetin lindor, situata vazhdonte të ishte nën kontroll. “Situata është e tensionuar, por nën kontroll”, shkruante zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes Hanna Malyar, në aplikacionin e mesazheve ‘Telegram’.

Zonja Malyar i bëri komentet pasi Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur në një konferencë shtypi të premten se trupat e saj po luftonin në pjesën perëndimore të Bakhmutit, e vetmja pjesë e qytetit ukrainas ende nën kontrollin e forcave të Kievit.

 

/s.f

Next Post
Presidenti Begaj takohet me zyrtarin e NATO-s për Inteligjencën dhe Sigurinë

Presidenti Begaj takohet me zyrtarin e NATO-s për Inteligjencën dhe Sigurinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

KESH shton importet e energjisë, blerjet arrijnë në 80 milionë euro!

September 16, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

September 16, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, reshje shiu në zonat malore!

September 16, 2026
Dita e vendimit pas tri vitesh gjykim, Haga jep sot verdiktin për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së!

Dita e vendimit pas tri vitesh gjykim, Haga jep sot verdiktin për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së!

September 16, 2026
“Je njësh me kryeministrin”, Artan Hoxha përplaset me Eugen Beçin për pagat e magjistratëve: Po gënjen sy më sy… (VIDEO)

“Je njësh me kryeministrin”, Artan Hoxha përplaset me Eugen Beçin për pagat e magjistratëve: Po gënjen sy më sy… (VIDEO)

September 16, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Shqipërisë i duhet një Kushtetutë e re”, Shehi: Duhet referendum, por asnjëra palë nuk e do!

September 16, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Gjykata e Lartë e la në burg, avokati i Veliajt zbulon “betejën” e radhës: Kemi dy mundësi…

September 16, 2026
VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com