• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

4 “komplotet” gjatë debatit televiziv kundër Donald Trump?

by Java News
02/10/2016 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati republikan, akuzon para së gjithash Google-in dhe moderatorin Lester Holt për mbështetje të rivales demokrate. Pastaj, “New Yorker”, i dedikon një kopertinë speciale

mis-pigi
Karikatura në faqen e parë të gazetës amerikane “New Yorker”

Donald Trump ndihet i rrethuar. Përkundrazi, ndihet viktimë e më shumë se një komploti. Sipas tij, kandidati republikan i Shtëpisë së Bardhë është në shënjestër të Google-it, të Hillary Clinton, të moderatorit të debatit të parë televiziv Lester Holt dhe të organizimit të vetë debateve televizive. Tre duket se janë teoritë konspirative të krijuara për ta vënë në vështirësi para zgjedhjeve të 8 nëntorit. Por orët e fundit, ka dalë në skenë edhe një “komplot” i katërt që ironizon Trump si një Miss. Ndërkohë në sondazhe, Clinton qëndron në krye me të paktën 3 pikë.

“Komploti” Google – Motori i kërkimit ka modifikuar algoritmin për të fshehur para përdoruesve lajmet e këqija dhe skandalet që kanë të bëjnë me Hillary Clinton. “Dhe pavarësisht nga këto, një sondazh gjithnjë i Google, më jep një avantazh sërish me 3 pikë”, – ka pohuar Trump mes duartrokitjeve të turmës në një takim elektoral në Ajoua. Pra, Trump mendon se Google është duke favorizuar kandidaten demokrate dhe po e bën në mënyrë të fshehtë. Kolosi informatik nuk i është përgjigjur akuzave të milionerit.

Komploti (i dyfishtë) i Lester Holt – Moderatori i debatit të parë televiziv mes dy kandidatëve të Shtëpisë së Bardhë, ka mbajtur qëndrim të njëanshëm në përballjen me Trump, ndërsa me Hillary-n, është treguar me “dashamirës”. Në një “tweet’, milioneri ka akuzuar mungesën e pyetjeve mbi fondacionin Clinton, mbi skandalin ‘e-mail’ të Hillary-t apo për Bengasin. Ndërkohë Lester e ka lehtësuar çështjen “e vendlindjes së Obamës” pas nxitjes së kandidates demokrate. Në këtë pikë, Trump mendon se bëhet fjalë për një komplot të dyfishtë me paktin sekret mes Holt e Clinton: një teori konspirative e komplikuar.

“Komploti” i komisionit  – Kanë qenë të shumtë ata që kanë parë se si gjatë debatit televiziv Trump nuk u shfaq si zakonisht me sjelljen irituese dhe polemizuese ndaj kundërshtarit. Në të vërtetë ishte një Trump i qetë, pa praninë e një turme ku mund të ulërinte, duke mos ia dalë ta mbante kokën lart para një politikaneje me përvojë si Hillary.

Kandidati u justifikua menjëherë në një intervistë: “Mikrofoni im ishte i prishur, nuk funksiononte në mënyrë korrekte. Pyes veten nëse e kanë bërë qëllimisht?” Një tjetër komplot, që këtë herë përfshin gjithë Komisionin për debatet televizive, të cilët janë neutralë gjatë fushatave elektorale. Clinton ka ironizuar mbi këtë rast me një “tweet”: “Kush do që ankohet për probleme të mikrofonit, nuk ka kaluar një mbrëmje të mirë”.

“Komploti” i Miss Piggy – Ndoshta spikat edhe një komplot i katërt kundër kandidatit republikan. Nëse në debatin televiziv, Trump është sulmuar befasisht nga Hillary Clinton për komentet e tij mbi shtimin në peshë të ish-Miss Universit 1996, Alicia Machado, tani “New Yorker”, shton dozat. Gazeta amerikane, ia ka dedikuar faqen e parë të kësaj jave kandidatit republikan përmes një karikature: me veshje të një mbretëreshe të bukurisë, Trump sfilon në bikini duke mbajtur në trup shiritin e Miss Simpatia. Karikatura e Barry Blitt ka fituar shumë pikë dhe pa dyshim nuk do të kalojë pa u vënë re nga kandidati republikan./shqip/a.k

Next Post
Blofi i “qytetarit dixhital”, Berisha akuzon nipërit e Leskajt për drogën por ajo…nuk ka nipër

Bllofi i rradhës i "qytetarit dixhital" të Berishës me "arat e kanabisit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse Parlamenti izraelit e vlerësoi fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë?

January 26, 2026
I dënuar me 14 vite burg për trafik kokaine, ekstradohet në Itali 48-vjeçari

“Liberterra III”, goditje globale trafikut njerëzor, shkatërrohen 2 grupe kriminale në Shqipëri, 27 të arrestuar

January 26, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Teknologjia e gënjeshtrave duke keqpërdorur drejtësinë

January 26, 2026
Përjashtimi i deputetëve/ Nënkryetari i PD: Për mua lista duhet të kishte dhe të tjerë. Akt administrativ, i ishin bashkuar Berishës

“Rama në Izrael përfaqësoi historikun e Shqipërisë”/ Bejko: Berisha politikani më i izoluar pas Enver Hoxhës

January 26, 2026
A filloi drejtësia e re të gjykojë vetveten në standard, aq sa ka gjykuar politikën me paraburgimin si statistikë?

A filloi drejtësia e re të gjykojë vetveten në standard, aq sa ka gjykuar politikën me paraburgimin si statistikë?

January 26, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

Kush do mashtrohet apo fejohet… Meri Shehu parashikon ardhjen e gjërave të mëdha, shenja që “fiton” 5 yje

January 26, 2026
Të gjithë në Arabinë Saudite? Jo më. Nga Neymar te Cancelo, emrat e mëdhenj që hoqën dorë nga paratë

Të gjithë në Arabinë Saudite? Jo më. Nga Neymar te Cancelo, emrat e mëdhenj që hoqën dorë nga paratë

January 26, 2026
Berisha mungon në foltoren e PD, Këlliçi: Dhuna në protestën e 24 janarit me vendim nga bunkeri i Surrelit

Berisha mungon në foltoren e PD, Këlliçi: Dhuna në protestën e 24 janarit me vendim nga bunkeri i Surrelit

January 26, 2026
I kërkuan farmacistes ilaçin “Xanax”, kur ajo refuzoi t’ua shiste, e kafshuan në dorë dhe…! Detaje nga vdekja e dy shtetaseve ukrainase në Tiranë, ç’ndodhi 2 ditë më parë

Shtohet lista e barnave të rimbursueshme, Fondi i Sigurimit Shëndetësor: Nuk është mbyllur asnjë farmaci

January 26, 2026
U paraqit në SPAK, reagon Plarent Ndreca: Jam thirrur si person në dijeni për një hetim për persona të tretë

Midis fjalës dhe realitetit: Gjykata e Lartë përballë misionit të saj kushtetues

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In