• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

4 gjëra për t’u mësuar fëmijëve para se të mbushin 10 vjeç

by Java News
12/10/2016 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mësimet vendimtare për rritjen e tyre: nga altruizmi te respekti për diversitetin


Nuk ekziston një libër magjik që mund të shpjegojë se si ushtrohet më mirë roli i prindërve, por sipas moshës së fëmijëve, është e mundur të transmetohen leksione vërtet të çmuara dhe të rëndësishme për t’u rritur mirë dhe të shëndetshëm.

Një nga vlerat e para për t’u mësuar fëmijëve, që të vegjël, është refuzimi kundër dhunës dhe promocioni i dialogut. Në të vërtetë, fëmijëria e hershme është një terren i brishtë për përplasjet, mosmarrëveshjet dhe provokimet.

Të mësosh t’i përballosh në mënyrë inteligjente dhe të respektuar këto situata, është një mision i çmuar për t’iu dedikuar fëmijëve, para se të mbushin 10 vjeç. Pse pikërisht pas 10 viteve? Sepse kjo moshë përfaqëson sot, ndoshta momentin e kalimit të lidhjes nga fëmijëria e vërtetë në nisje të adoleshencës.

JO DHUNA – T’u mësosh fëmijëve të refuzojnë dhunën, si fizike ashtu edhe verbale, nuk do të thotë t’u mësosh atyre që të grindesh dhe përballesh, është diçka e gabuar. Përkundrazi, është e rëndësishme se që të vegjël, përftohet vlera konstruktive e përballjes dhe diskutimit. Këto të fundit, bëhen në fakt momente rritjeje vendimtare dhe fëmijët duhet të ndihen të lirë të pajtohen dhe të argumentojnë mosmarrëveshjet e tyre si me moshatarët, ashtu edhe në mënyrë të diferencuar me të rriturit. Pika thelbësore është të mësohet të drejtohet mirë konflikti, pa ushtruar dhunë fizike e verbale apo deri dhe shantazhe. Në këtë kuptim, është mirë të promovohet dialog duke nisur që nga vitet e para të fëmijëve që në familje. T’u mësosh fëmijëve të dëgjojnë dhe të flasin, kur për shembull, ndërmjetësi ka përfunduar së argumentuari arsyet e tij. Këto mësime janë të vlefshme jo sapo fëmijët do të kenë rastin të ndërveprojnë në një komunitet si azili, shkolla, ose thjesht parkingu poshtë shtëpisë.

Vlera personale – Sipas ekspertëve në psikologjinë e fëmijëve, në fashën e moshës së para 10 viteve, është e rëndësishme t’u transmetohet atyre që lumturia është një gjendje e brendshme, e pavarur nga të tjerat. Ose më saktë asnjë nuk mund të dhurojë lumturinë e vërtetë përveç nesh. Ky lloj leksioni, është ndoshta më i rëndësishmi, sepse vendos në qendër qenien njerëzore dhe përmbys perspektivën e përbashkët që kënaqësia dhe qetësia vijnë nga jashtë. Por bëhet fjalë për një lloj mësimi sa të thellë, aq edhe kompleks, me të cilin shpesh edhe i rrituri përballet. Megjithatë, roli i prindit, mund të bëhet rasti i duhur për të mësuar të jetohet në një botë autentike, duke ndryshuar të ardhmen dhe duke e nisur nga vetja jonë, shkruan shqip.

Respekti për diversitetin – Për fat të mirë, shoqëria është gjithnjë e më shumë e ngjyrosur dhe multikulturale dhe ky aspekt i jep fëmijëve të sotëm, mundësi të papërsëritshme rritjeje dhe përvoje. Në shkollë, në sport dhe në marrëdhënien e jetës, mësohet të respektohet çdo tip diversiteti, duke e shndërruar në një burim të çmuar. Por u takon edhe prindërve t’u mësojnë fëmijëve – dhe e mira është para moshës 10 vjeç – që diversiteti është një vlerë dhe që respekti është rregull. Në vijimësi, asnjë nuk duhet të qëndrojë pas. Promovimi i mbështetjes dhe vetëmohimit, do të jetë pastaj shumë më i lehtë për t’u përftuar nga fëmijët, nëse prindërit do të respektojnë të parët të tjerët.

Altruizmi – Jo vetëm si spektatorë të jashtëm, por është vendimtare të jepen edhe shembuj të mirë për fëmijët, duke ndihmuar se kush ka më shumë nevojë konkretisht dhe duke dënuar çdo lloj racizmi dhe egoizmi në mënyrë të drejtë dhe të pakthyeshme.

Fëmijët në të vërtetë u japin shumë rëndësi gjesteve dhe pa dyshim, i konsiderojnë prindërit modelet e tyre të parë referues. Kjo ndodh para së gjithash në vitet e para të jetës së fëmijës. Pikërisht në këtë periudhë bëhet e rëndësishme sjellja sipas disa parimeve, si altruizmi dhe hapja ndaj të tjerëve.

Next Post
Kalimash, rrëshqitje dheu pranë minierës së kromit. Bllokohet rruga

Kalimash, rrëshqitje dheu pranë minierës së kromit. Bllokohet rruga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In