• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“38 vite nuk foli”, plaga e zemrës së një nëne: Bëra të pamundurën për të, e deshëm shumë…

by E S
28/09/2025 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Argjiro quhet zonja që ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” që pavarësisht emrit të saj si princesha në poezinë e Ismail Kadaresë, jeta s’e ka trajtuar si të tillë. Ka një emër me shumë forcë, forcë që i është dashur të përballojë trazira të paimagjinueshme.

Ajo e nis rrëfimin në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan me vitet e shkollës. Në 1977, ia doli të fitonte bursë për të vijuar studimet e larta, por një defekt i lindur në zemër ia këputi ëndrrën në mes. Pas operacionit të vështirë, u kthye në shtëpi shëndoshë e mirë dhe më pas vijoi studimet. Jeta mori një drejtim tjetër kur në 1983 vendosi të krijonte familje

Argjiro: U martova, pas një viti erdhi në jetë një djalë, Blerimi, për atë kam ardhur sot. Pas tre vjetëve, jeta ime merr një kthesë shumë të madhe, shumë të hidhur.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi?

Argjiro: Sjell në jetë një vajzë dhe 40-ditëshe që vajza do të fillonte të reagonte, vajza m’u sëmur me kriza. E marr, e çojmë në spital në Sarandë, e sjellim këtu në Tiranë. Vajza ishte paraplegjike. Fillova që në moment me veten time, o Zot pse është ky tërmet, ky siklet? Pse për mua o Zot shkruajte këtë jetë? Ishte një traumë shumë e madhe për gjithë familjen. E kemi përjetuar shumë keq. Kam jetuar edhe me prindërit e bashkëshortit, ata i kam pasur në krahë, më kanë dhënë forcë. Filluam ta mblidhnim një çikë veten, ta kalonim. Më pas sjell në jetë dy djem. Që i vogël, Blerimi shikonte që ne qanim. Qante shumë për motrën dhe e donte shumë fare. Me ato të vetat, si fëmijë i vogël, i jepte një lodër dhe për t’u çuditur, vajza, t’i flisje, nuk kthente përgjigje, nuk reagonte. Nga zhurmat, nga muzika reagonte shumë. Ai, për ta bërë për të qeshur, me lodra të asaj kohe, për t’i bërë zhurmë dhe kalonte shumë kohë me të. U rritën me një trishtim të tre bashkë se duke u lidhur me vajzën, nuk munda që ata të bënin fëmijërinë e tyre, më shumë ngela mami i vajzës se sa edhe i çunave. Jo se s’kam bërë për ta, kam bërë plot…

Ardit Gjebrea: Koha më e madhe, vëmendja më e madhe, përkushtimi, ishte te vajza.

Argjiro: Te vajza. 38 vjet ajo nuk foli. Ajo ujë nuk kërkoi, ajo bukë nuk kërkoi, nuk më tha, më dhemb veshi, më dhemb barku, më dhemb dhëmballa. Ishte një dhimbje e paparë dhe një siklet i papërshkruar. Nuk mund ta… po nuk e jetove nuk e përshkruan dot. Bëra të pamundurën për të, por nuk i dhashë të duhurën kur duhej. Asaj i dhimbte veshi, unë i mjekoja dhëmballën. Ajo donte ujë, unë mund t’i jepja bukë dhe këtë e kam një peng shumë të madh, e kam një plagë shumë të madhe.

Ardit Gjebrea: Ti ke bërë maksimumin.

Argjiro: Të gjithë kemi bërë maksimumin, por ama të gjithë jemi shumë të plagosur. Vëllezërit e deshën shumë…

Ardit Gjebrea: Kur thua e deshën, pse e thua? Vajza nuk jeton më?

Argjiro: Vajza, në nëntor, tani bën një vit. Në 2024 më la. Ndërroi jetë. Fëmijët ishin shumë të fokusuar dhe shumë të fiksuar për të, janë edhe sot që ajo nuk është më. Ata duan që të jetojnë çdo ditë me të.

Ardit Gjebrea: Djemtë të ndihmonin besoj, duke u rritur u bënë krah për vajzën dhe për ty?

Argjiro: Shumë, shumë fare, të tre. Sidomos Blerimi.

Ardit Gjebrea: Që ishte djali i madh.

Argjiro: Më ka ndihmuar sa nuk thuhet, për çdo gjë. Unë as e laja dot vetë, as i siguroja dot të gjitha gjërat vetë. Çdo gjë o Blerim! E blemë makinën, por shoferë nuk u bëmë as unë, as im shoq, u bë Blerimi. Duheshin pelenat, Blerimi. Duheshin ushqimet, Blerimi. Vajza kishte nevojë për t’u pastruar, burri ishte turni i tretë, s’mundesha vetëm, që në mëngjes do të vinte Blerimi që ta lanim. Edhe sikur, Blerimi nuk iku asnjë ditë për në punë pa u kthyer te motra, pa e përkëdhelur motrën dhe të njëjtën gjë edhe në darkë. Edhe dy të tjerët kanë bërë shumë fare, por ikën, erdhën këtu në Tiranë. Kurse Blerimi, e kam atje, nuk më la vetëm. E kam për çdo sekondë, o Blerim!

Next Post
Monopatinat, rrezik real për sigurinë rrugore/ Policia: Në të gjitha aksidentet rezultojnë drejtues të mitur

Monopatinat, rrezik real për sigurinë rrugore/ Policia: Në të gjitha aksidentet rezultojnë drejtues të mitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ‘zbut’ tonet me Iranin: Gati të bisedojmë që nesër për programin bërthamor civil

Rubio konfirmon aleancën SHBA-Europë, por veç gjysma e të pranishmëve u ngritën në këmbë

February 14, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disajavore kundër Iranit

Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disajavore kundër Iranit

February 14, 2026
Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

Një i plagosur te kthesa e Kamzës, policia në vendngjarje, dalin detajet e para

February 14, 2026
Nesër derbi i kryeqytetit, Partizani dominon ndaj Tiranës në përballjet direkte

Nesër derbi i kryeqytetit, Partizani dominon ndaj Tiranës në përballjet direkte

February 14, 2026
NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroacia kontribuojnë në stabilitetin rajonal

NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroacia kontribuojnë në stabilitetin rajonal

February 14, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

U certifikua nga NATO, Balluku: Balluku: Korridori 8 i sigurt, infrastrukturë për sigurinë euro-atlantike

February 14, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Mungesa e alternativës politike përtej Ramës dhe Berishës

February 14, 2026
AKU bllokon mbi 4 mijë kg produkte bulmeti në Fier, gjobë baxhos edhe për shkelje

AKU bllokon mbi 4 mijë kg produkte bulmeti në Fier, gjobë baxhos edhe për shkelje

February 14, 2026
Të dhënat e trishta nga Censi: Mbi 34 mijë divorce në vend, çiftet e reja duan vetëm një fëmijë!

Rriten divorcet, ulet numri i martesave, avokatët: Shkak kushtet ekonomike, kontratat paramartesore lidhje më të qëndrueshme

February 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Shkurt 2026

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In