• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Monopatinat, rrezik real për sigurinë rrugore/ Policia: Në të gjitha aksidentet rezultojnë drejtues të mitur

by E S
28/09/2025 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Përdoruesit e patinave dhe ciklomotorëve elektrikë vijojnë të jenë një kategori me rrezik të lartë për aksidentet rrugore. Me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore, nga ana e policisë janë duke u kryer kontrolle në të gjithë vendin për personat që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit”, thotë gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj.

Përgjatë 9 muajve të këtij viti, policia ka evidentuar një numër të shtuar të incidenteve që përfshijnë mjetet elektrike, si përplasje me këmbësorë në trotuare, por edhe me automjete në rrugët kryesore. Shifrat tregojnë për rritje të numrit të përplasjeve, me persona të plagosur dhe dëme materiale më të shtuara.

Mjetet elektrike, në të shumtën e rasteve, përdoren në mënyrë të pakontrolluar, pa asnjë pajisje mbrojtëse, nga të mitur dhe në vende që nuk janë të përshtatura për këtë lloj lëvizjeje.

“Policia Rrugore ushtron kontroll në të gjitha qytetet, kryesisht në zonën e Shqipërisë së Mesme, ku ka një përdorim më të gjerë të këtyre mjeteve. Shërbimet kanë një protokoll të përcaktuar, mënyrën e kontrollit, evidentimin, duke filluar që nga konstatimi i shkeljes në mënyrë vizuale, ndalimi dhe kontrolli i këtyre mjeteve. Shtresa më problematike e përdorimit të këtyre mjeteve janë nga 14 deri në 19 vjeç, të cilët janë përfshirë edhe në ngjarje”.

Specialisti i policisë rrugore, Elmaz Veli, tregon për Klan News shkeljet që evidentohen më shumë në rrugë.

“Problem është edukata rrugore që këta përdorues rruge nuk e kanë, pasi qarkullojnë në kundërvajtje me karrexhatën. Qarkullojnë pa respektuar shenjat e semaforit. Qarkullojnë nëpër trotuare, në vende që nuk u lejohet kalimi dhe bëhen rrezik si për veten e tyre dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës”.

Specialisti i rrugores tregon, ndër të tjera, nëse përdoruesit duhet të pajisen edhe me leje drejtimi për këto kategori.

“Për patinat elektrike, me motor elektrik deri në 0.25 kilovat, dhe me shpejtësi maksimale deri në 25 kilometra në orë, nuk nevojitet leje drejtimi, nuk ka kufizim moshe dhe nuk regjistrohen, nuk marrin tagra. Kurse për ciklomotorët që janë me fuqi mbi 0.25 kilovat dhe deri në 0.45 kilovat, dhe me shpejtësi maksimale deri në 45 kilometra në orë dhe janë mbi 16 vjeç, duhet të pajisen me leje drejtimi të kategorisë AM”.

Gjatë vitit të kaluar, për drejtuesit e këtyre mjeteve janë vendosur rreth 192 masa, ndërsa gjatë periudhës së këtij viti, këto masa janë ashpërsuar dhe janë rreth 1800 masa administrative të vendosura për shkelje të ndryshme.

Next Post
Europol arreston gjashtë trafikantë! Përdoret rruga ballkanike për të trafikuar 600 azilkërkues

Europol arreston gjashtë trafikantë! Përdoret rruga ballkanike për të trafikuar 600 azilkërkues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

September 19, 2026
Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

September 19, 2026
Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

September 19, 2026
Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

September 19, 2026
Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 19, 2026
“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

September 19, 2026
Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

September 19, 2026
Këto janë shenjat e Horoskopit që do të kenë më shumë fat për muajin nëntor

Kokëfortë në dashuri dhe të vështirë për t’u bindur, 4 shenjat e horoskopit që nuk heqin dorë lehtë nga mendimi i tyre

September 19, 2026
Publikohet fotografia e 58-vjeçares që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

Publikohet fotografia e 58-vjeçares që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

September 19, 2026
“Sheikët” e Parlamentit, 700 mijë euro për deputetët në korrik! Dieta, rimbursime, telefona, naftë e qira! Peleshi dhe Bardhi ‘kampionë’…

Më 8 tetor votohet harta e re territoriale/ Mazhoranca përballë kundërshtimit të PD-së, ja ç’pritet të ndodhë

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com