• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“38 televizorë me ngjyra nga Zvicra në Shkodër”, Bujar Qamili kujton historinë epike të transportit

by A R
13/05/2024 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtari i mirënjohur, Bujar Qamili ka rrëfyer një histori të pazakontë që i ka ndodhur në Zvicër.

Në vitet ‘91, kur mbante koncerte jashtë Shqipërisë së bashku me grupin e tij, tregon se si i dhanë 38 televizorë dhuratë, të cilët duhet të silleshin në Shqipëri. Televizorët ishin dhuratë nga personi që kishte organizuar koncertet në Zvicër për të gjithë pjesëtarët e grupit.

Vështirësia më e madhe ishte te transportimi i tyre në Shqipëri.

Bujar Qamili: Në ’91, sa isha kthyer nga Zvicra, direkt shkova në SHBA.

Pranvera Borakaj: Ka dhe një histori të bukur aty në Zvicër më duket. Aty është historia e 36 televizorëve?

Bujar Qamili: Më trego të vërtetën kush ta ka thënë? (qesh)

Pranvera Borakaj: Hajt na trego pak.

Bujar Qamili: Ne ishim të gjithë pa përjashtim jo mirë nga ana ekonomike. Na u bë qejfi shumë që po shkonim në Zvicër. Para se të shkonim në Zvicër, na thirrën në Tiranë, në ministrinë e Punëve të Brendshme. Ishim në siklet, jo se do të bënim ndonjë gjë. U nisëm atje, unë me Bashkim Alibalin, e përshëndes se e du fort. I thashë po rrimë në dhomë bashkë. Bënim koncert, nami. Na jepnin nga dy franga në ditë, dietë. Dy franga asnjë gotë uji nuk bënte. Duhet të jepje tre koncerte në ditë të merrje një paketë cigare. Kur pas disa ditësh nga vjen një shkrim nga Shqipëria, gazetë. “Trupa e Shkodrës, Ansambli “Rozafa” i sjell shtetit 42 mijë dollar në natë”, thoshte shkrimi. I them Bashkimit, si ka mundësi. Kur ne filluam të bënimin tre koncerte në ditë ishin gati 120 mijë dollar. Ndërkohë ne me dy franga, ishte e tmerrshme. një ditë erdhi pronari që kishte organizuar koncertin. Bëmë një xhiro dhe rrugës më thotë Bashkimi “po ia hap muhabetin këtij”. Duke ecur rrugës me Hajdarin na tha “po si nuk merrkeni asnjë lekë”. Tha “unë doja t’iu bëja nga një dhuratë por nuk di çfarë”. I them unë na merr nga një televizor. “Po” thotë ai, “po sa veta”. 38 i them unë. Ishim në hotel një ditë, kur bie dera.

Uluni poshtë se ju kërkon Hajdari. Shohim ne një maune e madhe me televizora. I kemi shkarkuar të gjithë televizorat në tokë prej qejfit. I lajmërova të shtëpisë me telefon, na kanë dhënë televizor me ngjyra. Erdhi grupi, mori secili nga një. Mbaruam koncertet, erdhi dita të ktheheshim. Ne ishim me autobus dhe nuk na i nxinte autobusi gjithë ata televizora. Erdhi një shofer turk, mori një rimorkio dhe i futëm aty. Por rrugës ishte këputur karroca. Lajmëruam policinë, u kthyem mbrapsht. Kishim bërë 400 kilometra. Karroca fatmirësisht kishte ngecur 2 metra larg ujit.

/a.r

Next Post
SONDAZHI / Rama në Athinë, mbi 70% e të anketuarve: Takimi me shqiptarët ishte i nevojshëm!

SONDAZHI / Rama në Athinë, mbi 70% e të anketuarve: Takimi me shqiptarët ishte i nevojshëm!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
Bllokuan rrugët e Tiranë, procedohen penalisht 16 protestues, 2 në kërkim

Nura tregon pse ish-demokratët po dalin kundër protestës

June 28, 2026
Tërmetet shkatërruese në Venezuelë! Bilanc tragjik viktimash, mbi 68 mijë të zhdukur

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë! Bilanc tragjik viktimash, mbi 68 mijë të zhdukur

June 28, 2026
Protesta? Në bulevard vetëm skenografia, beteja reale bëhet në rrjet!

Protesta? Në bulevard vetëm skenografia, beteja reale bëhet në rrjet!

June 28, 2026
Botërori 2026/ 6 gola në 3 ndeshje, Messi rikthehet favorit për Topin e Artë të nëntë

Botërori 2026/ 6 gola në 3 ndeshje, Messi rikthehet favorit për Topin e Artë të nëntë

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In