• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“374 milionë euro”/ Formacioni i frikshëm i Barcelonës. A mund ta ndalë kush skuadrën katalanase?

by Java News
13/07/2019 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kalimi i Antoine Griezmann te Barcelona mund të rezultojë goditja më e madhe e merkatos së kësaj vere. Pavarësisht polemikave që e kanë shoqëruar këtë “telenovelë”, me Atletico Madridin që pretendon se Barcelona ka bërë lojë të pistë me sulmuesin francez, kampioni i botës do të jetë një vlerë e madhe e shtuar në formacionin e Ernesto Valverde.

Nëse deri në verën e vitit 2017, në “Camp Nou” ishte “tridenti” i frikshëm MSN (Messi-Suarez-Neymar), që prodhoi bollëk golash dhe fitoi disa trofe, tashmë janë të gjitha kushtet për t’i përjetuar sërish ato emocione. Ndryshon vetëm një germë, G në vend të N, Griezmann në vend të Neymar. MSN do të bëhet tashmë MSG (Messi-Suarez-Griezman).

Mbrojtjet dhe portierët kundërshtarë, qoftë në La Liga, qoftë në Europë, kur të nisë Champions-i, janë të paralajmëruar. Tifozët e Barcelonës mezi po presin të shohin në veprim tre sulmues “vrasës”, të pangopur me golat, të gatshëm për të dhuruar spektakël së bashku në fushën e blertë.

Megjithatë, Barcelona nuk do të jetë vetëm ata të tre. Një skuadër e tërë e mbushur me yje, ajo Blaugrana mund të krenohet karshi gjithkujt. Nuk e kemi fjalën vetëm për formacionin e parë, por edhe stolin, në të cilin figurojnë emra me shumë peshë. Referuar Transfermarkt, çmimit zyrtar të secilit lojtar, mund të dalim në përfundimin se formacioni i Barcelonës së sezonit të ri (shiko grafikun shoqërues të shkrimit) do të kapë shifrën totale prej 374.6 milionë eurove.

Diçka më pak llogaritet stoli i rezervave, 331.7 milionë euro. Shuma e këtyre dy shifrave përbën vlerën e tërë skuadrës katalanase, nëse nuk ndodhin lëvizje të tjera në merkaton e kësaj vere. Me siguri, mund të ketë ndonjë largim, sepse për afrime të tjera nuk ka më nevojë. Fjala vjen, Coutinho dhe Dembele, sipas këtij top-formacioni, e shohin veten në stol. A do ta pranojnë ata këtë rol?

E vështirë duket, por kjo nuk do të ishte e preferueshme as për Barcelonën, sepse të dy sëbashku kanë kushtuar plot 270 milionë euro. Pra, më shumë se gjysma e formacionit startues të Valverde. Për këtë të fundit bëhet akoma më e vështirë puna, sepse duhet të përzgjedhë mes yjeve, por edhe t’i menaxhojë ata në kushtet e një rivaliteti dhe konkurrence asfiksuese./telesport.al

g.kosovari

Next Post
Rama i përgjigjet Metës dhe Darkos me një viç

Rama i përgjigjet Metës dhe Darkos me një viç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Media italiane: Rasti Veliaj, drejtësia shqiptare nën lupë: rasti që vë në vështirësi Melonin

September 28, 2026
Njihuni me sozinë e Ronaldos që ka mbi 400 mijë ndjekës në rrjetet sociale

Njihuni me sozinë e Ronaldos që ka mbi 400 mijë ndjekës në rrjetet sociale

September 28, 2026
Zbulohet shkolla ku mësoi Aleksandri i Madh, arkeologët nxjerrin në dritë kompleksin ku Aristoteli i dha mësime

Zbulohet shkolla ku mësoi Aleksandri i Madh, arkeologët nxjerrin në dritë kompleksin ku Aristoteli i dha mësime

September 28, 2026
213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

September 28, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Viti i kalit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe 193 fjalime

September 28, 2026
Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

September 28, 2026
Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re! Vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

Asnjë votë kundër! Kuvendi i Kosovës, deklaratë për ish-krerët e UÇK: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

September 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 29 Shtator 2026

September 28, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Bardhi ironizon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Drejtohej nga një kukull

September 28, 2026
PE miraton raportin e progresit për Shqipërinë! Schieder: Integrimi në BE më 2030, objektiv realist

Raportuesi Schieder: Shqipëria është pararendëse e procesit të zgjerimit, jemi në fazën e fundit të garës

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com