• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

35-vjetori i PS/ Rama: Sazani nuk shitet dhe nuk jepet me qira! Është pronë e Shqipërisë

by E S
12/06/2026 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, në festën e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Tiranë, theksoi se ishulli i Sazanit as nuk shitet dhe as nuk jepet me qira.

“Këto ditë nuk kanë qenë të lehta as për mua. Nuk ka vend dhe ditë më të duhur që, me lejen tuaj, t’i drejtohem me disa fjalë edhe atyre që nuk janë këtu mes nesh. Duke nisur nga ata që kanë dalë në protestë për të mbrojtur Zvërnecin dhe Sazanin nga unë dhe nga qeveria. Po të ishin të vërteta ato që u është mbushur mendja se janë, ashtu siç ua kanë thënë e shkruar në kanale të ndryshme, do të isha edhe unë po aq i neveritur sa më duket se janë disa prej jush. Po jetojmë këto ditë zhvillime që vende të tjera para nesh kanë rënë në kurthe të ngjashme si rezultat i manipulimit masiv të njerëzve me metoda të provuara dhe të demaskuara edhe në vende të tjera”, tha Rama.

“Kushdo që është i interesuar për mjedisin, biodiversitetin, të ardhmen e shpendëve në zonën ku do të zhvillohet projekti i Zvërnecit apo i Sazanit, unë i them se faktet që kemi në dispozicion duhet të jenë të mjaftueshme për të qetësuar shpirtin e kujtdo. Ejani t’i dëgjoni, verifikojini vetë faktet, ejani të merrni provat për t’u ndjerë jo vetëm të lehtësuar, por edhe krenarë për mënyrën se si institucionet tona e kanë përfaqësuar interesin publik, qoftë në lidhje me investimin për Sazanin, qoftë me zhvillimin e Zvërnecit. Nuk ka status investitori strategjik të dhënë për investimin më të madh në historinë e Shqipërisë. Për Sazanin nuk ka asnjë marrëveshje ende sot që flasim, por ka një negociatë që zgjat prej shumë kohësh. Zgjat sepse ne nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve. Ne përfaqësojmë interesat e Republikës së Shqipërisë. Në tryezë kemi bërë të qarta dy gjëra. Ishulli nuk shitet, gjë që, për hir të së vërtetës, as nuk e kanë kërkuar, dhe ishulli nuk jepet me qira. Ishulli është dhe mbetet pronë e shtetit shqiptar. Shteti kërkon të marrë pjesë në investim si partner. Nuk ka njeri me logjikë që nuk e kupton se tradhtarët dhe shitësit nuk e mbajnë pronën për shtetin dhe nuk kërkojnë fitime për shtetin”, shtoi kryeministri.

Next Post
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Goditja e grupit të strukturuar kriminal/ SPAK njoftim zyrtar, zbulohet lista e pasurive të sekuestruara dhe llogarive bankare

Comments 1

  1. Bruno says:
    5 months ago

    Ti k/hajduti,i Shqiperise e shqiptarve,ke menduar gjithmone,se populli eshte nji kope,e bindur,me rrenat,e mashtrimet e mia,pore ja qe te doli,halla me koqe.Tani me,nuke gjene dote bire,ku te futesh,protestuesit kerkojne largimin,e burgusjen tende,e te ortakut tende plakun komunist 85 vjecare te vicidolit.Ky eshte momenti,te munde zollumi,aqe shume,sa te ka zene frymen,Ti akoma,bene sikur je i paster,a e kupton,cfare i ke bere popullit e Shqiperise.Ke kthyer vendin,si nji koloni e jotja,e hajdutve tuaj.Ti meriton,te kalbesh ne burge,bashke ortakun tende,komunistin plake 85 vjecare te vicidolit.ju jeni,pislliku me i malle,i te gjitha kohrave,jeni jashtqitja e KOMBIT.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

November 1, 2026
Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

November 1, 2026
FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

November 1, 2026
Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

November 1, 2026
Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

November 1, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

November 1, 2026
VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

November 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për sot, e Diel 1 Nëntor 2026

November 1, 2026
Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda

Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda

November 1, 2026
Halloweeni i protestave në Francë / 320 mijë demonstrues, përplasje dhe 70 mijë policë në terren

Halloweeni i protestave në Francë / 320 mijë demonstrues, përplasje dhe 70 mijë policë në terren

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In