• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

by Ardi Stefa
02/11/2025 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardi Stefa

Gjatë këtyre 35 viteve nuk u bë drejtësi për krimet e komunizmit në Shqipëri. Ndryshe nga vendet e tjera ish-komuniste, ku diktatorët u gjykuan dhe viktimat u rehabilituan, Shqipëria zgjodhi harresën, bëri kompromise të heshtura dhe një “tranzicion pa ndarje”. Këtu, komunizmi nuk u shemb, u zbut. Nuk u dënua, u rimishërua në pluralizëm.
Tranzicioni shqiptar nuk pati asnjëherë ndarje me të shkuarën, por ishte vazhdimësi e saj me petka të tjera.

Kur sistemi u rrëzua në vitin 1991, shpresa e madhe ishte se do të vinte një epokë e re lirie dhe drejtësie. Por ajo që ndodhi ishte krejt tjetër: trashëgimia e diktaturës kaloi si pronë familjare nga një dorë në tjetrën.

Komunizmi ra, ra pa u rrëzuar. Ra pa llogaridhënie, pa gjyqe, pa ndëshkim moral e ligjor. Ra vetëm si fasadë, jo si sistem. Edhe sot e kësaj dite televizioni shfaq filma të asaj periudhe krejtësisht të indoktrinuar, duke vazhduar të mbjellë helm.

Në vendet e tjera ish-komuniste, diktatorët u përballën me drejtësinë, dosjet u hapën, viktimat patën zë dhe njohën qoftë edhe pas vdekjes drejtësonë, ndërsa në Shqipëri ndodhi e kundërta: ish- pushtetarët u bënë demokratë, ndërkohë që viktimat u lanë në harresë.

Fatos Nano, brenda një nate, trashëgoi Partinë e Punës së Shqipërisë. Veç emrit që i ndryshoi, nga PPSH në PSSH, nuk preku asgjë tjetër: njerëzit dhe mentaliteti mbetën të njëjtët, strukturat po ato, fryma dhe organizimi gjithashtu. Edhe në gjuhë, në fjalorin politik, ruajti termin “shok”. Dhe, mbi të gjitha, nuk pati asnjë ndarje morale me Enver Hoxhën.

Në vend që të ndante vijën midis diktaturës dhe pluralizmit, Nano e zbuti, e zbehu, e relativizoi krimin e diktaturës komuniste me një fjali që do të mbetej emblemë e një mentaliteti të përjetshëm: “I mirë, i keq, ai është ati ynë!”
Fatkeqësisht, kjo ishte vula e pajtimit me krimin.

Nga ana tjetër, Sali Berisha, që erdhi në pushtet si shpresë e antikomunizmit, nuk u shkëput asnjëherë nga rrënjët, e kaluara dhe bindja e tij ideologjike. Ai e kamufloi komunizmin rrënjosur tek ai, me një formë më tinzare: kriptokomunizmin.

Deklarata e tij famëkeqe: “Jemi të gjithë bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë” ishte ishte varri i parë i demokracisë shqiptare, një akt amnistie morale për xhelatët dhe një grusht i dytë edhe më vdekjeprurës për viktimat. Me atë shprehje barazoi viktimat me persekutorët; fshiu dallimin midis atyre që vuajtën dhe atyre që i vranë. Fshiu kufijtë moralë, vrau drejtësinë drejtësia, groposi të vërtetën dhe largoi të ardhmen…

Barazia e viktimës me xhelatin ishte një goditje e rëndë për vetë themelet e demokracisë.

Ligji 7501 dhe ligjet e tjera të atyre viteve, të cilat Sali Berisha i miratoi “i detyruar”, ishin vulë juridike mbi padrejtësinë, një mënyrë për të mbajtur gjallë status quo-në e pronës, mendësisë dhe hierarkisë që kishte ngritur diktatura.
Pronat u mbajtën peng, familjet e viktimave u lanë në mëshirë të fatit, ndërsa ish- eksponentët e regjimit filluan të flisnin për “vlerat e socializmit”.

Shqipëria nuk e bëri asnjëherë dekomunistizimin, as në institucione, as në arsim, as në kulturë. Madje edhe në politikë, sot e kësaj dite, të dyja kampet ruajnë ADN-në e sistemit të vjetër: hierarkinë e verbër, kultin e udhëheqësit, propagandën e frikës dhe mungesën e ndëshkimit moral.
Kështu, në vend që komunizmi të dënohej, u rehabilitua nën petkun e demokracisë. Krimet nuk u gjykuan, sepse autorët e tyre nuk dolën kurrë nga skena, vetëm ndërruan kostumet, titujt e karriget.

Sot, 35 vite më pas, Shqipëria ende nuk e ka mbyllur atë kapitull, sepse nuk e ka lexuar kurrë siç duhet.
Varret e të pushkatuarve kërkojnë ende drejtësi, dosjet duhet të hapen e të dalin në dritë, ndërsa e kaluara ende sundon politikën, vret moralin dhe ndërgjegjen kolektive.

Në Shqipëri mungoi ndarja e qartë me krimin e diktaturës dhe vetë diktaturën. Dhe pa atë ndarje, çdo sistem, sado i ri, lind i kalbur një demokraci që ngrihet mbi heshtjen e viktimave, është thjesht një diktaturë me emër tjetër.

Next Post
Aksident i rëndë në Fier, përplasen tre mjete në aksin rrugor Strum-Roskovec, një i vdekur

Aksident i rëndë në Fier, përplasen tre mjete në aksin rrugor Strum-Roskovec, një i vdekur

Comments 1

  1. Vili says:
    4 months ago

    Ndofta edhe mund të keshë të drejtë, poooor nuk mund të varrosim akoma edhe të tjerë, për hir të së shkuarës, dhe në se do të këtheheshim përseri prapa (sipas jush) atehere Ju zotni (që kerkoni të hapni përseri burgje ) do t’ju caktonim ose drejtor burgu, ose roje në varreza.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit, mes tyre deputeti Xhafaj

Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit, mes tyre deputeti Xhafaj

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

March 10, 2026
“Epsteini” ynë

Komplekset e PD dhe PS ndaj burgosjes të zyrtarëve dhe politikanëve, pa u gjykuar

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare

March 10, 2026
Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

March 10, 2026
Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

March 10, 2026
“SPAK po helmohet nga brenda!”, avokati: Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë

“Çdo vit u vidhen shqiptarëve 10 milionë euro”, avokati tregon shifrat: Si u privatizuan 4 hidrocentralet me ‘bekimin’ e Sali Berishës

March 10, 2026
Rusia i ka dhënë informacion Iranit për asetet ushtarake amerikane? Reagon Steve Witkoff

Rusia i ka dhënë informacion Iranit për asetet ushtarake amerikane? Reagon Steve Witkoff

March 10, 2026
Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot në Tokë

Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot në Tokë

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In