• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“31 mln dollarë u pastruan përmes 8 kompanive”/ Zbardhet lidhja e Dritan Gjikës me biznesmenin italo-argjentinas Mario Sanchez Rinaldi

by B K
17/06/2025 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin e kësaj të marte, ‘Në Shënjestër’ zbuloi detaje të reja nga historia e një prej narkotrafikantëve më të mëdhenj, Dritan Gjikës, lidhjet e tij me kupolën e lartë të policisë dhe politikës në Ekuador si dhe bashkëpunimi me biznesmenë të tjerë që e ndihmuan të fuqizonte aktivitetin e tij kriminal.

Me krijimin e kompanisë ‘Agricomtrade’, Gjika do të dërgonte kokainën përmes bananeve duke furnizuar vende të ndryshme në Evropë, mes të cilëve dhe në Shqipëri, kompania ‘Alba Exotic Fruit’.

Nga hetimet ka rezultuar se ‘Agricomtrade’ kishte dërguar nëpërmjet ‘Alba Exotic Fruit’ më shumë se 150 dërgesa me banane në Shqipëri.

Gjika mendohet se kishte punësuar nënkontraktorë vendas në Ekuador, të cilët kishin për detyrë të ruanin dhe të transportonin kokainën. Kjo gjithmonë sipas raporteve të përpiluara nga zyrtarë të antinarkotikëve.

Një shpjegim përse Gjika nuk ka asnjë firmë të tijën në aktivitetin e drogës. Ku ai herëpashere dinte të shpërblente nënkontraktorët e tij edhe duke i dorovitur me kokainë.

Siç kishte bërë në raste të ndryshme ku u kishte paguar atyre 10 kg kokainë, të cilat nuk u eksportuan, por u shpërndanë midis bashkëpunëtorëve të tij. Shpesh i cilësuar si një njeri i padukshëm.

Ose i dukshëm vetëm për shefat e korruptuar të policisë.  Siç ishte dhe lidhja e tij me Tannya Varela. Drejtuese e lartë e policisë në Ekuador nga muaji mars 2021 deri në janar 2022 që sot është në hetim nga prokurori i Ekuadorit, si e lidhur me Dritan Gjikën e cila u shkarkua nga kjo detyrë nga Presidenti i Republikës pikërisht për lidhjet e dyshuara me trafikun e drogës.

Hetuesit në Ekuador  besojnë se Varela nisi të ndihmonte  Gjikën gjatë kohës që ajo kryente detyrën e saj në një aeroport në provincën e Guayas.

Nga ku mendohet se e ndihmoi atë duke vendosur disa oficerë policie të besuar në vende kyçe me qëllim për të lehtësuar operacionet e tij të trafikimit të drogës.

Por ashtu si çdo perandori edhe ajo e Dritan Gjikës, duket se pati lulzimin dhe rënien e saj. Rënie e cila nga sa kuptohet erdhi nga grykësia që kompanitë e Gjikës patën me kalimin e viteve.

Të cilat dolën jashtë kontrollit për shkak të territorit të madh ku ato shtrinë aktivitetin.

Ashtu siç u bë edhe ortakëria midis kompanive të Dritan Gjikës dhe një biznesmeni italo-argjentinas, të njohur si Mario Sanchez Rinaldi, që operonte në Costa de Sol në Spanjë.  I cili u mor seriozisht me pastrimin e parave të organizatës së Gjikës. Si edhe të siguronte rrugë kalimi nga Kolumbia në Evropë.

Tonelata me drogë që vazhdonin të tërbonin autoritetet ligjzbatuese në Evropë. Të cilat tashmë kishin shënuar me rreth të kuq emrin e Dritan Gjikës, si furnitori kryesor që po përmbytte tregjet e tyre me kokainë.  Siç ishte edhe një episod që lidhej me një ngarkesë prej 1 tonë kokainë që zbriti në një nga portet e Hollandës gjatë vitit 2020.

Gjika tashmë kishte ndërruar edhe modus veprimi duke sofistikuar gjithmonë e më shumë derdhjen e sasive të tilla të kokainës në Evropë.

Vetëm në vitin 2021, në një ditë të vetme, Gjika dhe Cherres, kolegu i tij më i ngushtë në këtë punë, themeluan 8 kompani, pjesa më e madhe në sektorin e ndërtimit.

Kompani përmes të cilave janë pastruar 31 milionë dollarë. Momenti kur duket se për Gjikën fillojnë edhe problemet me drejtësinë vendase.

E cila çel ndaj tij një hetim, si drejtuesi i një organizatë të trafikimit të lëndëve narkotike. Ku edhe këtu thuhet se një ndihmë i dha Tannya Varela, drejtuesja e lartë e policisë në Ekuador. Që e shpëtoi Gjikën nga ndjekja penale, pasi shpërndau hetuesit e tij në zona të ndryshme të Ekuadorit dhe çështja e tij u mbyll në vitin 2022.

Por kjo mesa duket përkohësisht. Pasi ndërsa çështja e tij duke se u mbyll, ajo u rihap në vitin 2024.

Ndërkohë që Dritan Gjika ishte bërë sërish i padukshëm që nga janari i vitit 2023, ku thuhet se kishte marrë arratinë dhe ishte larguar drejt në një destinacioni fillimisht të paidentifikuar. Por që shpejt u zbulua se ishin Emiratet e Bashkuara Arabe.

Toka e premtuar për shumë kriminelë nga mbarë bota. Ndërkohë që në Ekuador trazirat kishin pushtuar vendin.

Dhe ortaku i tij në biznes Cherres tashmë ishte vrarë. Ngjarje të cilat çuan edhe në ekzekutimin  e gazetarit dhe anëtarit të kongresit Fernando Villavicencio, i cili kishte publikuar fakte rreth lidhjes së Dritan Gjikës me trafikun e drogës.

Si edhe të lidhjes së tij me ish-drejtuesen e lartë të policisë, Varela.

Villavicencio që gjithashtu pretendonte se kunati i Presidentit të Ekuadorit dhe Cherres kishin raporte të ngushta me Gjikën që nga viti 2021.

Një skandal politik që kulmoi edhe me shkarkimin  e presidentit Lasso.

Ndërkohë që siç thamë Villavicencio u ekzekutua vetëm një muaj pas këtij shkarkimi, gjatë fushatës së tij për të marrë presidencën.

Por fundi i arratisë së Dritan Gjikës, duket se ishte pikërisht maji i këtij viti

Me një portret tashmë aspak të gëzuar, ndryshe nga ai sa ishim mësuar.

Dhe me një mbishkrim mbi imazhin e tij në gjuhën spanjolle.

‘Capturado’ që në spanjisht do të thotë ‘I Kapur’

Next Post
“Nuk më intereson çfarë tha ajo…” Trump përplaset me drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare të SHBA për Iranin

“Nuk më intereson çfarë tha ajo...” Trump përplaset me drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare të SHBA për Iranin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Spahiu: Berisha përdori protestat për të neutralizuar kundërshtarët e rinj

May 8, 2026
Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

May 8, 2026
“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

May 8, 2026
A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

May 8, 2026
Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

May 8, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

May 8, 2026
Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

May 8, 2026
PD do votim elektronik. A ia zgjidh problemin asaj?

A ka më kuptim?

May 8, 2026
Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin! Nuk do lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore

Marrëveshje e re për luftën në Ukrainë, Trump: Armëpushim 9-11 maj mes Kievit dhe Moskës

May 8, 2026
Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In