• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

30 vjet më vonë, zëri i gruas që paralajmëroi skandalin Epstein del në dritë

by Os De
20/12/2025 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

30 vjet më parë, nëse FBI-ja do ta kishte marrë seriozisht denoncimin e artistes Maria Farmer, ndoshta nuk do të kishte ndodhur skandali më i madh seksual i historisë moderne dhe rrjeti pervers i Jeffrey Epstein do të kishte marrë fund që në fillim.

Ishte viti 1996 dhe Farmer, një artiste dhe skulptore që kishte punuar gjatë për Epstein, kishte kontaktuar agjencinë federale për të denoncuar abuzime, material pedopornografik dhe një rrjet të përfshirjes së vajzave të mitura. Por askush nuk e kishte besuar. Më vonë, agjentët pretenduan se dëshmia e saj nuk kishte ekzistuar kurrë. Farmer u akuzua, u diskreditua, u izolua dhe askush nuk deshi më të shihte veprat e saj.

Më 19 dhjetor 2025, pas publikimit të mijëra dokumenteve të rastit Epstein nga Departamenti i Drejtësisë, New York Times e gjeti Farmer-in. Midis dokumenteve u gjet një raport i FBI-së datë 3 shtator 1996 që përmendte dëshminë e saj. Kur gazetarët i treguan për këtë, ajo shpërtheu në lot.

“Kam pritur 30 vjet, nuk mund ta besoj. Nuk mund të më quajnë më gënjeshtare”, tha ajo. Farmer shtoi se ndihej e falenderuar për rivlerësimin nga drejtësia, por edhe e thyer sepse për dekada FBI-ja e kishte paraqitur si një mitomane që kërkonte famë.

“Duhet të turpërohen, u kanë bërë dëm të gjitha këtyre vajzave. Kjo pjesë për mua është shkatërruese”, tha ajo.

30 vjet më parë, Farmer ishte angazhuar nga Epstein për të blerë vepra arti dhe për të menaxhuar vajzat adoleshente që frekuentonin rrjetin e tij. Ajo kishte bërë edhe foto të motrave të tij më të reja, 12 dhe 16 vjeç, të zhveshura. Epstein i kishte vjedhur fotot dhe negativët dhe kishte kërkuar të takonte njërën prej motrave, e cila u abuzua seksualisht në një vilë në New Mexico. Ai i kishte kërkuar Farmer-it të fotografonte edhe vajza të tjera të reja në pishina dhe e kishte kërcënuar se do t’i digjte shtëpinë nëse do t’i tregonte dikujt.

Farmer kishte përmendur edhe personazhe të njohura, si ish-presidentin Bill Clinton dhe Donald Trump, si dhe bashkëpunëtoren e Epstein, Ghislaine Maxwell. Ajo kishte treguar se në shtëpinë e Epsteinit në Manhattan kishte parë Trump në pantallona të shkurtra. Sipas dëshmisë së saj, Trump kishte hyrë shpejt në dhomën ku ishte ajo me Epsteinin dhe i kishte fiksuar sytë te këmbët e saj të zbuluara.

“Jo, jo, ajo nuk është këtu për ty”, kishte thënë Epstein. Pas largimit të tyre, Farmer dëgjoi Trump duke komentuar se mendonte se ajo ishte 16 vjeç. Agjentët federalë nuk ndërhynë.

Dhjetë vjet më vonë nisi një hetim i bazuar në dëshmi të tjera dhe Epstein u arrestua. Në 2008-ën, ai pati një marrëveshje minimale dënimi në Florida. Farmer kishte frikë nga hakmarrja e Epstein-it, por financieri vdiq në burg. Sot, 30 vjet më vonë, dëshmia e saj ka dalë sërish në dritë. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë e konsideron histori të rreme, dhe Farmer, përtej dokumentit të zbuluar, ende përballet me skeptikët.

Next Post
VIDEO/ Rikthehen emigrantët për festat e fundvitit, fluks pasagjerësh në portin e Vlorës

VIDEO/ Rikthehen emigrantët për festat e fundvitit, fluks pasagjerësh në portin e Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In