• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kulturë

30 vite Maratona Rinore në Elbasan

by A R
01/06/2026 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Një traditë e bukur, një risi e paharrueshme, që ka shërbyer për 30 vite me rradhë në nxjerrjen e talenteve të reja që kanë shkëlqyer në skenat tona dhe jo vetëm.  Ka startuar në Elbasan Maratona Rinore, aktiviteti i cili synon zbulimin e talenteve të reja. I ideuar dhe konkretizuar po në Elbasan plot 30 vite më parë maratona elektrizon të rinjtë e gjimnazeve dhe krijon mes tyre një konkurencë të fortë e të bukur artistike.

Qindra të rinj nga gjimnazet e Elbasan u rikthyen në skenën e Teatrit “Skampa” në kuadër të edicionit të 30-të të Maratonës Rinore, një prej ngjarjeve më të rëndësishme artistike që prej tre dekadash promovon talentin e brezit të ri në artet skenike. Kliton Kapaj, Drejtori Teatrit Skampa dhe Qendres Artit u shpreh se “nën organizimin e Bashkisë së Elbasanit dhe Qendrës së Artit, aktiviteti ka sjellë në skenë një festë të madhe rinore me këngë, kërcim, aktrim, recitim, prezantim dhe performanca të ndryshme artistike, ku nxënësit e shkollave të qytetit garojnë dhe shfaqin aftësitë e tyre krijuese”.

Sipas tij “Maratona Rinore mbetet një platformë e rëndësishme për zbulimin dhe promovimin e talenteve të reja, shumë prej të cilëve ndër vite janë bërë emra të njohur të skenës shqiptare”. Organizatorët e Maratorës Rinore ishin Bashkia, Kliton Kapaj (Drejtor Ekzekutiv), Edmond Rrapi (Udhëheqës Artistik), Ardit Serica (Drejtues Orkestre), Denis Blaceri (Koreograf), Mario Elezi (Regjisor), Helidon Gremi (Light Designer) dhe Ali Zena (Mjeshtër Zëri). Maratona Rinore 2026 ka sjellë një edicion të veçantë jubilar, duke e kthyer skenën e “Skampa” në një festë të madhe të artit dhe rinisë së Elbasanit. Në skenën e Teatrit “Skampa”, edicioni jubilar i 30-të i Maratonës Rinore, një prej ngjarjeve artistike më të rëndësishme për qytetin e Elbasanit dhe për të gjithë të rinjtë që ndër vite kanë gjetur në këtë skenë hapësirën për të shprehur talentin dhe pasionin e tyre për artin, kishte sukses të madh.

Sipari u hap me performancën e Gjimnazit “Mahir Domi”, duke sjellë emocione, energji dhe një atmosferë të jashtëzakonshme artistike që riktheu edhe një herë traditën e bukur të netëve të maratonës.Qindra të rinj nga gjimnazet dhe shkollat e qytetit, u ngjitën  në skenën e Teatrit “Skampa” për të performuar në këngë, kërcim, aktrim, recitim, moderim dhe shumë surpriza të tjera artistike.Për 30 vite me radhë, Maratona Rinore ka qenë shumë më tepër se një konkurs artistik. Ajo është kthyer në një simbol të rinisë, kulturës dhe artit në Elbasan, duke bashkuar breza të tërë nxënësish, artistësh dhe dashamirësish të skenës. Pikërisht nga kjo maratonë kanë nisur rrugëtimin e tyre artistik shumë talente që sot janë emra të njohur të muzikës, teatrit, televizionit dhe artit shqiptar.

Maratona ka shërbyer si një shkollë arti dhe një trampolinë e rëndësishme për të rinjtë, duke u dhënë atyre mundësinë të besojnë tek vetja, të sfidojnë talentin dhe të prekin për herë të parë emocionin e skenës së madhe. Çdo edicion i kësaj Maratone Rinore, ka sjellë histori, kujtime dhe emocione që mbeten pjesë e identitetit kulturor të qytetit.

Next Post
Mbreti i Panairit

Rama Puth

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të huaj të përfshirë në protestat në Tiranë, Nura ngre alarmin: Ka një skenar të organizuar, të zbulohet kush qëndron pas tyre

Të huaj të përfshirë në protestat në Tiranë, Nura ngre alarmin: Ka një skenar të organizuar, të zbulohet kush qëndron pas tyre

October 26, 2026
Studentët rrëzojnë Vuçiçin, por jo qëndrimin ndaj Kosovës: “Është pjesë e Serbisë, këtë nuk e ndryshojmë!”

Studentët rrëzojnë Vuçiçin, por jo qëndrimin ndaj Kosovës: “Është pjesë e Serbisë, këtë nuk e ndryshojmë!”

October 26, 2026
Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

Aksident në Lezhë, 16-vjeçari humb kontrollin e ciklomotorit dhe dërgohet te Trauma

October 26, 2026
Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

October 26, 2026
Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

October 26, 2026
Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

October 26, 2026
Luksi në turizmin tonë duhet të jetë si “bukë, kripë e zemër” për të gjithë…

Çfarë kemi brenda, shohim jashtë? Dhe një histori nga Lindja e Largët…

October 26, 2026
Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

October 26, 2026
Trump do ta presë personalisht në SHBA, por sytë do të jenë te Xi Jinping -

Xi Jinping kërkon më shumë besnikëri, kush rrezikon të humbasë pushtetin në Kinë?

October 26, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In