• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

30 vende më lart në renditjen globale për energjetikën, Balluku: Moment krenarie!

by A R
03/11/2020 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria shënon një progres të rëndësishëm në renditjen globale për qëndrueshmërinë energjetike. Në indeksin e publikuar për vitin 2020 nga ana e Këshillit Botëror të Energjisë, Shqipëria renditet në vendin e 43 mes 108 shteteve, duke fituar 30 pozicione në krahasim me vitin e kaluar.

“World Energy Trilemma Index” mat qëndrueshmërinë energjike të një shteti, duke u bazuar në tre shtylla kryesore: sigurinë energjetike, barazinë dhe qëndrueshmërinë ambientale. Në indeksin e këtij viti, Shqipëria renditet e para mes vendeve të rajonit, ndërkohë që pozicionohet në vend të 4-t në glob në drejtim të qëndrueshmërisë ambientale, duke u renditur pas Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cilëson këtë vlerësim si një moment krenarie, e cila reflekton dukshëm progresin që ka bërë vendi ynë në këtë sektor.

“Një vlerësim që na bën krenarë. Shqipëria renditet e para, mes vendeve të rajonit, në indeksin i cili pasqyron renditjen globale të qëndrueshmërisë energjetike, publikuar nga Këshilli Botëror i Energjisë. Kemi rikuperuar 30 pozicione krahasuar me një vit më parë, duke shënuar një progres të dukshëm. Shqipëria renditet në vendin e 43 në botë ndër 108 ekonomi, teksa pozicionohemi në vendin e 4 në glob në drejtim të qëndrueshmërisë ambientale. “World Energy Trilemma Index” mat qëndrueshmërinë energjetike të një shteti duke u bazuar në tri shtylla kryesore: sigurinë energjetike, barazinë dhe qëndrueshmërinë ambientale”, tha ministrja Balluku.

Sipas raportit, Shqipëria merr më shumë pikë në drejtim të qëndrueshmërisë ambientale dhe në atë të barazisë. Në indeksin e Këshillit Botëror të Energjisë për vitin 2020, Zvicra renditet e para e ndjekur nga Suedia dhe Danimarka.

Shqipëria është ndër të pakta vende në botë e cila prodhon 100% energji të rinovueshme. Në muajin korrik të këtij viti, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nënshkroi marrëveshjen me kompaninë Voltalia, e cila u përzgjodh fituese përmes një ankandi tejet transparent, për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Karavastasë. Një park i cili do të ketë një kapacitet të instaluar prej 140 megavat energji dhe që do të prodhojë po ashtu energji të rinovueshme. Realizimi i këtij projekti do të jetë një tjetër hap i rëndësishëm në drejtim të rritjes së sigurisë energjetike dhe diversifikimit të burimeve energjetike, çka është dhe një ndër prioritetet e programit qeverisës.

Shumë shpejt do të hapet gara edhe për ndërtimin e një parku tjetër fotovoltaik në zonën e Spitallës duke hedhur kështu hapa të rëndësishëm drejt objektivit për diversifikimin e burimeve të energjisë.

/a.r

Next Post
Rëndohet bilanci në Kosovë/ Vdesin dy paciente me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Sërish 'ditë e zezë' në Kosovë, tetë viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

Ambasada Amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm për marrjen e vizave: Aplikimi refuzohet nëse…

January 14, 2026
Skandali i Epstein, në skenë del emri i Lavrov dhe takimi Trump-Putin

Protestat në Iran, Lavrov: Moska do të vazhdojë të punojë me Teheranin

January 14, 2026
Trump “i prerë” në qëndrimin e tij: SHBA ka nevojë për Groenlandën, do ta marrim iu pëlqen ose jo

Trump “i prerë” në qëndrimin e tij: SHBA ka nevojë për Groenlandën, do ta marrim iu pëlqen ose jo

January 14, 2026
Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër energjetike e rajonit së bashku me Shqipërinë

Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër energjetike e rajonit së bashku me Shqipërinë

January 14, 2026
Pse Gjenerata Z po i rikthehet fesë, ja çfarë tregon studimi i ri në Mbretërinë e Bashkuar

Pse Gjenerata Z po i rikthehet fesë, ja çfarë tregon studimi i ri në Mbretërinë e Bashkuar

January 14, 2026
“Bashkëpunime në Komisionet Parlamentare”/ Peleshi takohet me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian

“Bashkëpunime në Komisionet Parlamentare”/ Peleshi takohet me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian

January 14, 2026
Lëshohet në  hapësirë sateliti i gjurmimit në largësi “Yaogan-50 01”

Lëshohet në hapësirë sateliti i gjurmimit në largësi “Yaogan-50 01”

January 14, 2026
Ndoci: E vërteta sipas meje/ Sonte i arratisuri tregon versionin e tij

Ndoci: E vërteta sipas meje/ Sonte i arratisuri tregon versionin e tij

January 14, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

‘Berisha nuk e rrëzon dot Ramën’, Dash Shehi: Protestat i bën me militantë për të treguar kush e kontrollon opozitën

January 14, 2026
Në fokus protesta e 24 janarit/ Berisha mbledh drejtuesit politikë dhe koordinatorët

Në fokus protesta e 24 janarit/ Berisha mbledh drejtuesit politikë dhe koordinatorët

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In