PD-ja dhe LSI-ja pas largimit nga Kuvendi nuk mund të kërkojë komisionerë pasi nuk është forcë parlamentare, është zëvendësuar nga të tjerë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ecën me planin e miratuar për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, që ndodhet i publikuar në faqen zyrtare e ku sipas kësaj axhende gjithçka po shkon në afatet normale.
Në këtë muaj KQZ do të duhet të marrë masat finale që janë regjistrimi i kandidatëve dhe më pas aspektet teknike të fletëve të votimit dhe masat e tjera organizative. Ndërkaq, bojkoti i deritanishëm i opozitës pas ikjes së saj nga Parlamenti tentoi të fusë në ngërç komisionet e administrimit të votimeve, që sipas Kodit Zgjedhor janë zyrtar të zgjedhur nga partitë. Por edhe këtë mungesë e ka zgjidhur KQZ-ja duke ngritur KZAZ-të, që janë komisionet në çdo zonë zgjedhore të vendit. Në vend të anëtarëve të opozitës janë zgjedhur anëtarë apo drejtues kryesisht.
Por gjatë këtij muaji, KQZ do të duhet të zgjedhë anëtarët e Grupet të Numërimit të Votave, që është gjithashtu një nga postet më të rëndësishme në administrimin e zgjedhjeve.
Gati një muaj më parë Bashkim Fino paraqiti një rezolutë në Kuvend ku kërkonte të diskutohej nëse Partisë Demokratike dhe LSI-së i takonin komisionerë në kushtet e djegies së mandateve dhe bojkotimit të zgjedhësve.
Thelbi i propozimit ishte se që në këto kushte edhe Partia Socialiste të tërhiqte komisionerët e saj dhe komisionet të plotësoheshin me komsionerë të pavarur.
Ja propozimi i cituar i Bashkim Finos
“Megjithë diskutimin teorik që mund të bënim paraprakisht nëse, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim është apo jo sot parti parlamentare, në frymën e respektimit të rezultatit të dalë nga Zgjedhjet e vitit 2017, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, duhet të dorëzonin edhe ato listat e tyre për komisionerë.
Fakti tashmë publik dhe deklarimet e përforcuara te PD dhe LSI për mospjesmarrjen në zgjedhje, duhet të na bëjnë të reflektojmë mbi këtë vendim të marrë për dorëzimin e atyre listave.
Duhet të konsiderojme dhe të vendosim radhën e prioriteteve SOT.
Unë jam i bindur që për PS, ky proces zgjedhor është sfida jonë më e madhe, jo për rezultatin e pritshëm, por për procesin nga i cili do dalë ai rezultat.
Ne jemi koshient që ndryshimet dhe perspektiva e proceseve zgjedhore po shkojnë drejt krijimit të administratës zgjedhore jopartiake, profesionale, të përgjegjshme dhe të barazlarguar nga palët politike. Ndaj nëse KQZ arrin të plotësojë numrin e domosdoshëm me komisionerë, unë do i propozoj Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, që të tërheqë listat për komisionerë të dorëzuara ne KQZ”.
Por propozimi i Finos u hodh posht nga Gjiknuri i cili i qëndroi idesë se PS do paraqiste komisionerët e saj dhe do linte vendet bosh për PD dhe LSI.
Kjo është një lëvizje politike që ha shumë debat dhe ka pak argumente për tu mbështetur, pasi thelbi i së drejtës për të pasur komisionerë buron nga fakti që duhet të jesh parti parlamentare.
Tani nëse duan ta bëjnë debatin, ata është e lehtë që sot të mos konsiderohen me parti parlamentare
Parti parlamentare është partia politike që ka fituar dhe zotëron të paktën një vend në Kuvend nga zgjedhjet pararendëse.
Por kjo të thotë që komisionerët mund të jenë opozitë
Interpetimi me korrekt do ishte: KZAZ-të jane ngritur. Partitë që kishin të drejtën e kanë humbur. Vendet bosh plotësohen nga KQZ.
Megjithatë, mund të interpretohet edhe ndryshe edhe ndryshe. Mund të quajnë parti parlamentare të gjitha ato forca politike që kanë qoftë edhe një mandat… e kështu bëhen rreth 6-8 forca politike prezente.
Në këtë rast gjithsesi do ta ndante shorti se cilës prej këtyre partive do t’i takonte që të plotësonte vendet bosh në të gjithë Shqipërinë..
Në konkluzion: interpetimi më korrekt do ishte “KZAZ-të janë ngritur. Partitë që kishin të drejtën e kanë humbur. KQZ ka bërë emërimin e komisionerit të 4 që duhet për quorum”.
Me arsyetimin që PD nuk është me parti parlamentare me vendim unanim, KQZ refuzon listat për komisionerë që PD-ja mund të dërgojë në KQZ.
Në këtë rast, debati nuk është nëse komsionerë tu takojnë subjekteve zgjedhore apo partive poltike, por u takojnë partive parlamenare.
Sot PD-ja nuk ka asnjë deputet në Parlament dhe LSI-ja po ashtu. Kështu që komsionerët e tyre duhen zëvendësuar me opozitën parlamentare sipas interpretimit që bëhet nga të qënurit parti parlamentare.
E plotë projekt- Rezoluta “Fino”
– nuk mundet të mos konsideronte problematikat e hasura në procesin zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 për Kuvendin;– nuk mundet të mos evidentonte nevojën për parandalimin e efekteve që prodhuan në zgjedhjet e kaluara, tejkalimi i afateve ligjore të rregjistrimit të subjekteve zgjedhore, listave të kandidatëve dhe të tjera. Jemi në kushtet kur Partia Demokratike dhe disa parti të tjera të pozicionuara momentalisht si spektër opozitar, po demonstrojnë sjellje politike identike me ato të shfaqura në periudhën parazgjedhore të vitit 2017.
Ndaj i takon Kuvendit që të paralajmërojë dhe nxisë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të jetë i gatshëm të përballojë çdo sjellje të tillë dhe ta trajtojë atë me përgjegjshmëri për të evituar dëmet që mund t’i vijnë procesit zgjedhor të pritshëm prej saj.
Projekt rezoluta vjen edhe në kushtet e zëvendësimit masiv të vendeve të mbetura bosh për shkak të bojkotit ndaj Kuvendit të vendosur nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dhe të çertifikuara nga deklarimet për heqjen dorë nga mandatet apo vullneti për mosmarrjen e mandateve të deklaruar bosh sipas procedurave të Kodit Zgjedhor nga kandidatët pasues në listat shumëemërore.
Ne nuk mund të presim dhe të shpresojmë që një marrëveshje e orës së fundit, të kthejë në sistem opozitën.
Ne SOT duhet të flasim për proces zgjedhor të rregullt dhe të parandalojmë prekjen e sistemit nga sjellja politike antisistem.
Une vlerësoj maksimalisht daljet publike të nisura prej javësh tashmë, të përfaqësuesve të KQZ për tërheqje të vëmendjes dhe sensibilizim të subjekteve zgjedhore, nëpërmjet njoftimeve publike dhe kujtesave për respektim të afateve dhe kushteve të parashikuara nga Kodi Zgjedhor, për regjistrim dhe dorëzim dokumentacioni pranë KQZ.
Jemi të vetëdijshëm se problemet në lidhje me plotësimin e kërkesave dhe detyrave të lëna nga Kuvendi, me rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së institucionit për vitin 2018 vijnë pjesërisht edhe për shkak të bllokimit të procesit bipartizan të miratimit të Kodit të ri Zgjedhor.
Jemi të vetëdijshëm që Komisioni Qendor i Zgjedhjeve dhe vendimmarrja brenda tij, varet shumë nga bashkëpunimi, vullneti personal dhe komunikimi profesional midis anëtarëve të Komisionit.
U vumë në dijeni nga kryetari i KQZ edhe për mungesën e bashkëpunimit të shfaqur në vitin e kaluar midis KQZ dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, ndaj përfitoj nga rasti që të bëj thirrje që të gjitha strukturat që ushtrojnë veprimtari të posaçme dhe luajnë rol në procesin zgjedhor, të bashkëpunojnë me KQZ dhe midis tyre, në shërbim të një procesi, i cili për shkak të gjendjes së krijuar duhet të jetë korrekt, transparent dhe jashtë ndikimit emocional apo politik.
Ne duhet të projektojmë të ardhmen e afërt duke konsideruar tashmë si fakt të sigurtë që në vitin 2019, për shkak të bojkotit të deklaruar nga subjekte politike që kanë qenë historikisht subjekte zgjedhore, procesi parazgjedhor, mund të ndodhet në kushte të ngjashme me ato në të cilat u vu gjatë periudhës parazgjadhore, për zgjedhjet për Kuvendin e Vitit 2017.
Ndaj sot në kushtet e braktisjes së sistemit nga partitë kryesore të opozitës parlamentare mund të deklarojmë mbështetjen maksimale për KQZ dhe t’i kërkojme KQZ që programi i punës për vitin në vazhdim midis të tjerave:
– të garantojë funksionimin e rregullt të administrates zgjedhore, duke shfrytëzuar hapësirat që kuadri ligjor i fushës jep për plotësimin e kësaj administrate me persona që vetëofrohen në KQZ në emër të ndërgjegjes së tyre QYTETARE dhe jo për shkak të thirrjes partiake.
Partia Socialiste, i është përgjigjur zyrtarisht thirrjes së bërë nga KQZ dhe ka depozituar në kohë listën e komisionerëve. Kodi Zgjedhor parashikon qe listat e komisionerëve dorëzohen nga partitë parlamentare.
Megjithë diskutimin teorik që mund të bënim paraprakisht nëse, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim është apo jo sot parti parlamentare, në frymën e respektimit të rezultatit të dalë nga Zgjedhjet e vitit 2017, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, duhet të dorëzonin edhe ato listat e tyre për komisioner.
Fakti tashmë publik dhe deklarimet e përforcuara te PD dhe LSI për mospjesmmarrjen në zgjedhje, duhet të na bëjnë të reflektojmë mbi këtë vendim të marrë për dorëzimin e atyre listave.
Duhet të konsiderojme dhe të vendosim radhën e prioriteteve SOT.
Unë jam i bindur që për PS, ky proces zgjedhor është sfida jonë më e madhe, jo për rezultatin e pritshëm, por për procesin nga i cili do dalë ai rezultat.
Ne jemi koshient që ndryshimet dhe perspektiva e proceseve zgjedhore po shkojnë drejt krijimit të administratës zgjedhore jopartiake, profesionale, të përgjegjshme dhe të barazlarguar nga palët politike. Ndaj nëse KQZ arrin të plotësojë numrin e domosdoshëm me komisionerë, unë do i propozoj Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, që të tërheqë listat për komisioner të dorëzuara në KQZ.
SOT ashtu si NESER, por SOT më shumë se kurrë administrata zgjedhore, mund dhe duhet të jetë e përbërë e gjitha nga individë të lirë, të përgjegjshëm dhe të barazlarguar edhe nga PS.
Ky do ish një sinjal i pastër për partitë e spektrit opozitar që NE E KEMI SERIOZISHT.
QE ATA NUK MUND TE NA TERHEQIN ZVARRE NE RRUGEN E TYRE TE BRAKTISJES SE SISTEMIT. Duhet të jetë e qartë që sulmi i tyre nuk bëhet ndaj nesh, por ndaj sistemit. Ndaj ne SOT duhet të mbrojmë sistemin.
Të dashur kolegë, të Partisë Socialiste dhe deputetë të rinj të mandatuar rishtazi!
Administrata zgjedhore sot duhet të bëhet sfida e shqiptarëve për Shqipërinë.
Sfidat tona sot janë të tjera dhe ato lidhen me kushtet dhe kriteret ligjore për financimin publik e privat të fushatave zgjedhore e të subjekteve pjesemarrëse në zgjedhje.
Sfida e politikës sot është cilësia e kandidatëve që i propozohen shqiptarëve
Sfida e secilit prej nesh sot ka lidhje me votën dhe me vullnetin e shqiptarëve.
Ka lidhje me leximin e qartë të çdo vote dhe refuzimi për pjesmarrje në atë proces.
Ka lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët.
(TemA Javore)