• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bullgaria/Kisha Ortodokse i ofron pritje të ftohtë Papa Françeskut

by Java News
05/05/2019 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Papa Françesku ka arritur në Bullgari më 5 maj, për tu takuar me krerët e komunitetit të vogël katolik të vendit, si dhe të vizitojë një kamp të refugjatëve jashtë kryeqytetit, si pjesë e vizitës të cilën do ta vazhdojë edhe në Maqedoninë e Veriut, shkruan REL.

Vizita e Papës do të monitorohet me kujdes për shenjat e mundshme të përmirësimit të marrëdhënieve në mes të Kishës Katolike dhe Ortodokse.

Papa Françesku ka bërë përpjekje për t’i dhënë fund tensioneve në mes të Kishës Ortodokse dhe Katolike. Por, autoriteti më i lartë i Kishës Ortodokse të Bullgarisë, ka refuzuar çdo mundësi të mbajtjes së lutjeve të përbashkëta me Papën.

“Ne duam të theksojmë se cdo formë e lutjeve të përbashkëta është e papranueshme për ne për shkak të ligjeve kishtare që nuk e lejojnë”, tha ai.

Kisha Ortodokse Bullgare muajin e kaluar, duke shpjeguar qëndrimin e saj, theksoi se ftesa për vizitën e Papa Françeskut ishte bërë nga autoritetet shtetërore, duke thënë se asaj i është dhënë vetëm roli dytësor në planifikim e vizitës.

Papa dhe Vatikani kanë shpresuar të mbajnë një lutje të përbashkët në qendër të Sofjës më 6 maj.

Kisha Katolike Ortodokse në Bullgari është e vetmja që nuk ka pranuar të marrë pjesë në tentimin për të rregulluar raportet me Kishen Katolike.

Bullgaria, një vend prej 7.1 milionë banorësh, është shtëpia e vetëm 58.000 katolikëve, ndërsa Maqedonia e Veriut, me një popullsi prej 2 milionë banorësh, ka vetëm 15.000 katolikë, më pak se disa famulli në Romë.BW

Next Post
VIDEO/ Policia heq gjatë natës tabelat në gjuhën greke që “pushtuan” fshatrat e Sarandës

Heqja e tabelave dygjuhëshe/ Vjen rradha e PBDNJ dhe OMONIA të reagojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com