• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

30 qershori që prodhoi 30 korrikun

by Mero Baze
30/07/2020 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Data 30 duhet të jetë një numër ters për Lulzim Bashën, por që mund t’i kthehet mbarë në të ardhmen. 30 qershori i vitit të kaluar, ishte hera e fundit kur Lulzim Basha përdori shantazhin dhe kërcënimin, si mjet politik dhe dështoi. Disa muaj para 30 qershorit, dogji mandatet e deputetëve me shpresë se shumica do gjunjëzohej.

Kur e pa që deputetët e zëvendësuan, bëri një akt tjetër final vetvrasës, duke ikur dhe nga zgjedhjet lokale. Edhe ato u zhvilluan.

Pas kësaj ai e nxori Partinë Demokratike në rrugë, pa asnjë deputet dhe pa pushtet lokal.

Beteja e tij kundër 30 Qershorit, udhëhequr dhe “garantuar” nga Ilir Meta, i cili u kishte premtuar fuqinë  e dekretit të tij, dështoi dhe ndëshkoi rëndë, si asnjëherë më parë në historinë e politikës shqiptare, një parti të madhe, duke e kthyer në parti rrugësh.

Pasojat e kësaj humbje të hidhur Partia Demokratike vazhdon t’i përjetojë.

30 Korriku është pasojë e 30 Qershorit. Nëse Lulzim Basha nuk do kishte ikur nga parlamenti dhe nga zgjedhjet lokale, si pjesë e një aksioni për të deinstitucionalizuar politikën shqiptare, sot nuk do kishte 30 korrik dhe as ndonjë shans që të rikthehej normaliteti elektoral në Shqipëri, duke votuar ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë hapjes së listave dhe koalicioneve parazgjedhore me një listë të përbashkët.

Por mbi të gjitha, 30 Korriku tregoi se Lulzim Basha dhe Ilir Meta e kanë kuptuar dhe e kanë ndjerë thellë, se çfarë kanë bërë një vit më parë.

Dëgjova reagimet e tyre dhe sot mu dukën normale. Lulzim Basha mu duk më i pjekur më i qartë, dhe më i vetdijshëm se çfarë i ka bërë PD. Nuk përsëriti më ato marrëzitë e mëparshme, të tipit “nuk do hyjë në zgjedhje”, “do përmbysim me dhunë” etj. Tha ato budallallëqet e zakonshme që nuk e njeh 30 korrikun, siç nuk do njihte 30 Qershorin, por ato i kuptoj. E kuptoj bile dhe trimërinë e Metës që i thotë mos guxo të provokosh më, apo premtimin e Bashës se do fus në burg Edi Ramën. Dhe unë nuk besoj se Rama ka nevojë ti provokojë më. Rëndësi ka që këtë rradhë u bindqn të futen në fushatë elektorale, se herë tjetër dhe sikur ta shikonte dikush me inat në rrugë iknin nga zgjedhjet.

Po ashtu Ilir Meta pritej që sot të bëhej sovranist dhe u bë, duke mos fshehur dëshpërimin që dhe Bundestangu ishte dakord me 30 Korrikun.

Po ashtu Basha e ka pasur pak të vështirë tua shpejgojë ekipit të afërt reagimet e Parlamentit Evropian, atë të relatores së Shqipërisë në Parlament Evropian, të relatorit të Bundestagut në Parlament Evropian etj, të cilat pranoin 30 Korrikun dhe shprehnin keqardhej për mungesën e konsesusit të opozitës.

30 Qershori i vitit të kaluar, është ende i freskët për të kuptuar, se këtë 30 korrik e kanë dhuratë prej tij. Eshtë çmimi i hidhur që duhet të pagauj çdo udhëheqës, kur humbjet i shpall fitore dhe dështimet i shpall suksese. Ndaj PD është më e fituar këtë 30 Korrik, pasi, e para e kupton që nuk ka fituar gjë dhe e dyta e kupton se çfarë ka humbur nga marrëzi e vitit të kaluar. Tani e treta e vërteta çfatë të kenë. Rëndësi ka që një hap të madh e kanë hedhur. E kanë kuptuar se kur djeg mandate e dhuron pushtet, nuk të pyet më njeri.

Next Post
“Mos harroni se maskat vetëm nuk mund t’ju mbrojnë nga COVID-19″/ OBSH thirrje qytetarëve dhe personave mbi 60 vjeç

Holanda merr vendimin: Ja pse nuk do t’i detyrojmë njerëzit që të mbajnë maska

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

February 26, 2026
Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

February 26, 2026
Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

February 26, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Kjo, si nata kur helikopteri priste në stadium

February 26, 2026
I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

February 26, 2026
Aksi Llogara-Palasë, shpërthim i kontrolluar për ta hapur trasenë e re

Aksi Llogara-Palasë, shpërthim i kontrolluar për ta hapur trasenë e re

February 26, 2026
Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

February 26, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Ambasadori i OSBE: 70% e rrjeteve kriminale në Shqipëri rekrutojnë të miturit përmes rrjeteve sociale

February 26, 2026

Cilin politikan simpatizojnë më shumë shqiptarët?

February 26, 2026
Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In