• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

30 qershori/ Glover flet për DW: Jam shumë e kënaqur me zgjedhjet, ishin të rregullta dhe të qeta

by Java News
02/07/2019 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet vendase të vendosin ҫfarë do bëjnë me rezultatet e 30 qershorit, thotë ekskluzivisht për DW, Ambasadorja Audrey Glover, drejtuese e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it në Zgjedhjet Lokale 2019.

Ambasadore Glover, si do ta përshkruani  ju në tërësi, procesin elektoral për zgjedhjet lokale, që u zhvilluan të dielën më 30 qershor, e kam fjalën që nga maji kur misioni juaj mbërriti në Shqipëri dhe deri në ditën e zgjedhjeve?

Audrey Glover: Nuk ka mbaruar ende gjithë cikli i procesit zgjedhor. Jemi duke parë me shumë interes ankimimet, që janë pjesë shumë e rëndësishme e procesit zgjedhor. Jam shumë e kënaqur që në zgjedhjet e të dielës vështirë se pati ndonjë akt të rëndë dhune. Zgjedhjet u zhvilluan qetë dhe në rregull, gjë që është shumë e mirë, duke marrë në konsideratë se sa shumë dhunë ka patur në zona të ndryshme të vendit, sa të dhunshëm kanë qënë muajt e fundit. Por përderisa procesi zgjedhor nuk ka mbaruar, ende nuk mund të përshkruaj atë në tërësi.

Çfarë pasojash solli për votuesit bojkoti i 30 qershorit nga PD, më e madhja parti në opozitë dhe partitë e tjera opozitare, jashtë parlamentit?

Audrey Glover: Kandidatë për Kryetarë Bashkie garuan pa konkurrentë përballë. Kam folur me disa kandidatë që nuk patën kundërshtarë… ata më thane, se kjo gjë largoi disi interesin nga zgjedhjet, kur nuk ke asnjë përballë, asnjë kundër, kjo ndikon në performancën e kandidatit, sa bindës është. Në 31 bashki nga 61 nuk pati kandidatë kundërshtarë. Votuesit në këto bashki nuk patën mundësi të bëjnë zgjedhje, në kuptimin e plotë të fjalës.

Pamundësoi bojkoti i opozitës pluralizmin e zgjedhjeve, tipar i zgjedhjeve demokratike?

Audrey Glover: Përcaktimi i zgjedhjeve varet nga autoritetet e këtushme, varet se ҫfarë kanë ndërmend të bëjnë si rezultat i kësaj situate. Ne mund të nxjerrim në pah, të tregojmë se si ishte situata, por janë autoritetet e Shqipërisë që do të vendosin se ҫfarë do të bëjnë në të ardhmen, si pasojë e bojkotit të opozitës dhe zgjedhjeve pa kundërshtarë.

A prodhoi kjo situatë presion mbi votuesit?  Nëse po.. ҫfarë ndikimi pati presioni tek votuesit?

Audrey Glover: Kemi të dhëna që ndaj votuesve u ushtrua presion nga të gjitha palët politike. Por është e vështirë të vlerësosh ndikimin e presionit mbi votuesit, Ka shumë akuza që Partia Demokratike u bëri presion qytetarëve që të mos votonin dhe Partia Socialiste u bëri presion që të votonin dhe… në disa raste të mos votonin. Vëzhguesit afatgjatë kanë shumë pak informacion të drejtëpërdrejtë nga individë që u vunë nën presion. Ka patur pak raste, kur njerezit që punojnë në bashki janë vënë nën presion për të mos votuar. Por ka edhe shumë raste presioni ndaj të cilave nuk janë ngritur akuza.

A janë të pazakonta zgjedhjet e 30 qershorit ? Kjo ështe hera e tretë që ju angazhoheni në misionet ndërkombëtare vëzhguese të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri?

Audrey Glover: Mospjesëmarrja e opozitës është e pazakontë. Por zgjedhjet janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Për zgjedhjet e 30 qershorit do të varet nga autoritetet e Shqipërisë se ҫfarë do të vendosin të  bëjnë me rezultatet e tyre.

Zgjedhjet janë të ndryshme por standartet europiane dhe ndërkombëtare për zgjedhje demokratike janë të njëjta apo jo?

Audrey Glover: Po, sigurisht. Të gjitha vendet anëtare të OSBE-së kanë nënshkruar angazhimet e tyre lidhur me standartet e zgjedhjeve demokratike. Por, është shteti, autoritetet e këtushme që do të vendosin se ҫfarë do të bëjë me zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk na takon ne të vendosim. Ne do të shkruajmë raportin dhe do të bëjmë rekomandime.

Ju kuptoj, por gjetjet e misionit që ju drejtoni kanë padyshim vlerë edhe për atë sesi do të vendosin autoritetet e Shqipërisë. Pra me këtë arsyetim cili është qëndrimi juaj?

Audrey Glover: Në raportin tonë përfundimtar do të ketë vlerësime dhe opinione të pa anshme për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

A sollën  argumenta shtesë, a vërtetuan zgjedhjet lokale të 30 qershorit, se kryerja e reformës zgjedhore në Shqipëri është e domosdoshme dhe  një orë e më parë?

Audrey Glover: Kryerjen e reformës zgjedhore e kemi rekomanduar prej një kohe të gjatë. Shqipëria duhet  të ketë një sistem drejtësie që të funksionojë si duhet, të ketë Gjykatën e Lartë dhe më e rëndësishme të ketë Gjykatën  Kushtetuese. Kjo do të jetë pjesë e rekomandimeve edhe kësaj here në raportin tonë final. Për Shqipërinë është e rëndësishme të ketë një sistem ligjor dhe gjyqësor, që funksionon si duhet.(DW)/l.m

Next Post
Balla: Gjermania mbështet hapjen e negociatave, zgjedhjet do zhvillohen më 30 qershor

Balla: Kemi një President që si politikan meriton injorim, ta shkarkojmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje, 37 të falurit sërish drejt ekzekutimit

Protesta të dhunshme në Iran. Trump: Ndaloni vrasjet, jemi të armatosur dhe gati për të filluar

January 2, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Procesi i integrimit, Shqipëria pret mbylljen e grupkapitujve të parë në vitin 2026

January 2, 2026
Emrat/ Përplasën për vdekje një 80-vjeçar dhe u larguan, arrestohen dy shqiptarët në Britani

Emrat/ Përplasën për vdekje një 80-vjeçar dhe u larguan, arrestohen dy shqiptarët në Britani

January 2, 2026
Reshje shiu dhe bore në Qarkun e Kukësit, ulje e ndjeshme e temperaturave

Reshje shiu dhe bore në Qarkun e Kukësit, ulje e ndjeshme e temperaturave

January 2, 2026
“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

Rama jep lajmin: Lura magjike do mund të vizitohet me rrugën e re turistike

January 2, 2026
Tragjedisë në Zvicër nuk i shpëton as futbollisti francez, dërgohet me plagë të rënda në spital

Tragjedisë në Zvicër nuk i shpëton as futbollisti francez, dërgohet me plagë të rënda në spital

January 2, 2026
Ngricat dhe shirat/ Tri aksidente në Rrugën e Kombit, përfshihen 15 automjete, lëndohen 6 persona

Ngricat dhe shirat/ Tri aksidente në Rrugën e Kombit, përfshihen 15 automjete, lëndohen 6 persona

January 2, 2026
Kuotat në HEC-in e Fierzës poshtë mesatares normale për stinën. Shkak, mungesa e reshjeve

Mungesa e gjatë e reshjeve, Liqeni i Fierzës shënon sërish rënie

January 2, 2026
Fluks i shtuar në Muriqan, emigrantët rikthehen drejt vendeve të punës, punohet me 4 sportele

Fluks i shtuar në Muriqan, emigrantët rikthehen drejt vendeve të punës, punohet me 4 sportele

January 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 3 Janar 2026

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com