• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

30 Mjekë, sa 300 Spartanë

by Java News
28/03/2020 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervin Lera

Italia e qytetit të përjetshëm, e da Vinci-t, e Michelangello-s, e Donatello-s,Rafaello-s, Botticelli-t, po lëngon. Nuk është thjeshtë e lënduar, Italia e Dantes është buzë ferrit dhe po rënkon. Italia e Verdi-t, Puccini-t, Vivaldi-t dhe e të gjithë maestrove të mëdhenj sot ka zëvendësuar tingujt e klasikëve me lotë. Italia e Firences, zemrës së Rilindjes Europiane i ka zbehur ngjyrat e klasikëve dhe sheh gri. Italia e Romeo dhe Zhuljetës sot vuan njësoj dhimbjen e humbjes, dhimbjen e pamundësisë, jo sepse janë të pëlqyer apo të prefuar, por një zot e di se pse dhe as Shën Pali nuk po di t’ju thotë se pse… Italia e Pinocchio-s, i cili sot kërkon baba Carlo-n pa ditur ku mund ta gjejë. Italia që edhe te ne, e për ne ka bërë shumë, aq shumë sa ndoshta as ne nuk do të kishim mundur të bënim ; bulevardin, kompleksin e ministrive, godinën e debatshmë të teatrit e sa shumë të tjera. Italia ku shumë shqiptarë jetojnë sot është pothuajse e gjunjëzuar, por ende po di të mbahet.

Italia e cila në çdo kohë ka ditur të na mirëpresë, të na gjindet, të na përkrahë, të na ndihmojë e para, sot ka shtrirë dorën për ndihmë. As kurrë nuk ka qënë nevoja që ne t’i shtrijmë dorën Italisë, sepse Italia ka qënë gjithmonë e vëmendshme ndaj nesh. Edhe sot, që Italia, pa e tepruar aspak duke i thënë motër, vuan , ne të gjithë e ndjejmë shumë pranë dhimbjen dhe vuajtjen e saj. Jo për t’i shpërblyer sa e sa të mira që na ka bërë e dhuruar, sot 30 Mjekë si 300 Spartanë, u nisën të përballen dhe të ndalin dorën e xhelatit mikroskopik që na kërcënon të gjithëve.

Italia e Çezarit të pamposhtshëm, sot ka nevojë për këdo që mund të lehtësoje dhimbjet, kurojë vuajtjet dhe të përcjellë të pamundurit. Ju qoftë e mbarë rruga dhe e lehtë e me sukses lufta 30 mjekëve Spartanë që do të përballen të mundin xhelatin e padukshëm.

Nga sot, pa ndrojtje, më shumë se kurrë do të mund të themi se Italia është Ne dhe Ne jemi Italia, nga sot më shumë se kurrë do të mund të themi se Italia është motra jonë e madhe dhe e kujdesshme, e përkushtuar e jona.

Kthimi me fitore i 300 mjekëve Spartanë, është fitore e Italisë, e jona, e të gjithë Europës, e të gjithë botës. Tridhjetë nuk është thjeshtë një numër sot, tridhjetë sot është një mision luftarak njerëzor në shërbim të të gjithëve, prandaj dhe ne të gjithë do të jemi të përqëndruar e të lutur të mësojmë sa më parë se gjetën xhelatin e padukshëm, ja çveshën kapuçin dhe rrobën e zezë, i prenë duart dhe e mbyllën në qelinë e errët ku ai donte të na çonte të gjithëve ne.

Nga sot, jo vetëm ne e shohim Italinë si pjesën tonë bashkeuropiane, por edhe Italia na sheh ne si pjesën e vet bashkënjerëzore. Falemnderit dhe ju përulemi në respekt e mirënjohje mjekëve tanë Spartanë për nderimin që na bënë. Ata sot janë idhuj për secilin nga ne që kokulur na duhet t’i shohim të nisen me një mision të shenjtë e të shenjtëruar, më pranë sheshit shën Pali në Romë. Të prekur të gjithë në dëshirat dhe kërkesat tona sot për ne është shtuar edhe një detyrim i madh… Të lutemi për fatin e mbarë e të bardhë të tridhjetë mjekëve Spartanë që po na bëjnë krenarë dhe prej të cilëve do të ndjehemi të lëvduar e të falenderuar të gjithë.

Të gjithë bashkë do tja dalim…, sot, pa ndrojtje, ky për ne dhe të gjithë italianët që na kanë mirëpritur, mbështetur, përkrahur dhe ndihmuar në çdo kohë si të jenë motrat e vëllezërit tanë, është më shumë se një slogan, është një thirrje kundër xhelatit të padukshëm që po na gjëmon kudo e nga kudo.

Urata e të gjithëve ne sot është vetëm për ju mjekë Spartanë, e mbarë ju qoftë rruga dhe e lehtë fitorja. Me ju përkrah kushdo do të ndjehet më i fortë, më i sigurtë dhe më i shpresë.

Next Post
Shkon në 4 numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut/ Si u infektua 66-vjeçarja nga Struga

Shkon në 4 numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut/ Si u infektua 66-vjeçarja nga Struga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e pagës për çdo gradë në polici, nga janari 2027, inspektorët 20 mijë lekë më shumë

Rritja e pagës për çdo gradë në polici, nga janari 2027, inspektorët 20 mijë lekë më shumë

October 30, 2026
VIDEO-Pogradec, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë, shfrytëzonte lokalin për të shitur drogë! Sekuestrohen kanabis dhe para..

Operacioni “Gjurmët”/ Zbulohen mbi 56 kg kanabis në pyjet e Komanit, arrestohen 4 persona

October 30, 2026
Aksidenti hekurudhor me 69 viktima, ministri i Transportit i Spanjës refuzon të japë dorëheqjen

Aksidenti hekurudhor me 69 viktima, ministri i Transportit i Spanjës refuzon të japë dorëheqjen

October 30, 2026
Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë

Papa Leo XIV aplikoi për votim me postë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

October 30, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta dhe benzina me tjetër çmim, sa do të paguajnë shoferët nga sot?

October 30, 2026
Protesta e gjeneratës Z “blindon” Berlinin, dyqanet luksoze mbrojnë vitrinat

Protesta e gjeneratës Z “blindon” Berlinin, dyqanet luksoze mbrojnë vitrinat

October 30, 2026
Rikthehen goditjet ndaj infrastrukturës kritike, rafineria e naftës ruse pëson dëme të madh nga dronët ukrainas

Rikthehen goditjet ndaj infrastrukturës kritike, rafineria e naftës ruse pëson dëme të madh nga dronët ukrainas

October 30, 2026
Një kompjuter i hakuar, 20 minuta dhe miliarda dollarë të zhdukura (Si u sulmua Binance)

Një kompjuter i hakuar, 20 minuta dhe miliarda dollarë të zhdukura (Si u sulmua Binance)

October 30, 2026
Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

October 30, 2026
Xi Jinping thirrje BE-së të bashkëpunojë me Kinën: Pekini i trajton lidhjet me sinqeritet dhe vullnet të mirë

Xi Jinping thirrje BE-së të bashkëpunojë me Kinën: Pekini i trajton lidhjet me sinqeritet dhe vullnet të mirë

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In