30 mënyra për t’u bërë më inteligjentë
Të ushtrohemi duke mësuar vlen më shumë se sa thjesht të ushtrohemi e kaq. Të ndihmon të kuptosh botën dhe të marrësh vendime të duhura.
Më mirë një talent show apo trajnim i trurit? Sigurisht, ushtrimet për të përmirësuar memorien janë më të dobishme për zhvillimin e mendjes se sa të shikojmë për vite me radhë një edicion të X Factor për shembull. Nëse nuk ka informacion, asnjë ushtrim për trajnimin e trurit nuk do t’ju bëjë të kuptoni pse kriza ekonomike po masakron Europën.
Me pak fjalë, është shumë më bukur dhe efikase nëse e ushtrojmë trurin me njohuri të reja ndryshe nga ato që dimë. Dhe të arrijmë të gjithë atë që aq shumë e dëshirojmë: të jemi më inteligjentë, më kreativë, të kuptojmë problemet mjekësore që na mundojnë, ose të marrim vendimet e duhura në dashuri, punë e jetë.
Studimet mbi inteligjencën kanë bërë shumë hapa përpara. Kuota e inteligjencës, që mendohej se do të qëndronte e njëjtë nga fëmijëria e tutje, mund të rritet (ose dhe zvogëlohet) përgjatë jetës. Sipas një sutidmi në Universitetin e Londrës, të publikuar në revistën Nature, niveli i inteligjencës mund të rritet edhe me 21 pikë. Ose të bjerë me 18. Ky hulumtim, sëbashku me studimet e fundit mbi neuroplastikën e trurit , provon që mund të përmirësojmë inteligjencën në çfarëdolloj faze të jetës.
LËVIZ DHE MËSO. Studimi shpjegon se zhvillimi i inteligjencës është i shoqëruar dhe me ndryshime strukturore në tru: një rritje si në vëllim dhe në dendësi të së ashtuquajturës “materie gri” në një rajon në korteksin e majtë që aktivizohet nga leximi dhe e folura.
MË SHUMË NEURONE. Edhe ushtrimet aerobike bëjnë më mirë për trurin. Duke ecur për 300 minuta në ditë, 5 ditë në javë stimuloni prodhimin e bdnf (faktori neurotrofik në tru), një molekulë që favorizon prodhimin e neuroneve të reja dhe përmirëson kapacitein e të mësuarit. Në universitetin e Ilinois kanë zbuluar se aktiviteti fizik rrit materien gri . Gjithashtu, përpunimi i trurit tuaj me informacione të reja favorizon inteligjencën.
FLLUSKA CEREBRALE. Studimi i aktivitetit të trurit gjatë dremitjes ka zbuluar se kjo favorizon aktivitetin intensive mendor në formën e asaj që quhet “flluska cerebrale”, që tregon se kur informacioni po transferohet me sukses në korteksin e trurit, ku mund të ruhet përgjithmonë. Truri punon edhe kur nuk kemi nevojë, ai funksionon gjithmonë, edhe kur ecim lirisht. Mosangazhimi absolute i trurit dëmton zhvillimin e krijimtarisë.
SONETET STIMULUESE. Një tjetër zbulim i rëndësishëm, i bërë në Universitetin e Miçigan, ka të bëjë me rolin e kujtesës afatshkurtër. Ajo ka një rol më të madh nga sa ishte menduar më parë. Përmirëson fluiditetin e trurit, aftësinë për të arsyetuar dhe për të zgjidhur problemet pavarëisht nga njohuritë e fituara. Ka akoma dyshime mbi faktin që ushtrimet mendore mund të përmirësojnë aftësinë tonë për të mësuar, tha Eric Kandel nga Universiteti i Kolumbias. Por punohet me kujtesën duke u përpjekuar për të kujtuar sonetët e Shekspirit. Ka gjasa që aftësia për të mësuar ata përmirëon funksionin e trurit.
Teknikat e diagnostikimit të imazhit provojnë se sa kujtesa e njerëzve mund të rrisë dhe pasurojë inteligjencën. Disa zona të trurit bëhen më active. Dhe këto zona janë pot ë njëjtat që hyjnë në aktivitet kur arsyetojnë. Një tjetër component që ka efekte të caktuara sipas studimit është vëmendja.
DIETË INTELEKTUALE. Studimi i një gjuhe të re, jo vetëm që përmirëson nivelin e inteligjencës, por shmang edhe rrezikun e çmendurisë gjatë plakjes sipas studimit. Po r edhe ushqimi: dieta mesdhetare (e pasur me fruta, perime, peshk, vaj ulliri) përmirëson aftësinë e të mësuarit.
Ja disa zgjidhje për përmirësimin e inteligjencës:
- Luani videolojra. Videolojrat përmirësojnë reflekset dhe aftësinë për të kryer detyra të shumta në të njëjtën kohë, reduktojnë mendimet armiqësore që ndodhin gjatë një punë stresuese.
- Shikoni Al Jazeera-n. Ose më mirë: lexoni një gazetë me opinione të ndryshme nga të tuat. Mos u mbyllni ndaj ideve të reja apo ideve të kundërta nga ju. Një studim mbi personat që dëgjonin versionin anglisht të televizionit arab Al Jazeera ka treguar që ata janë më mendje hapur
- Dehidratimi detyron trurin të mos bëjë shumë përpjkeje, gjë që dëmton aftësinë e tij në programim
- Jini të durueshëm. Vërtetësia e kësaj këshilli bazohet në një eksperiment: Fëmijët që janë në gjendje të heqin dorë nga një ëmbëlsirë (për të pasur më vonë më shumë ), janë të destinuar që kur të rriten të kenë rezultate më të mira nga ata që i hanë direkt.
- Lëreni mendjen të “bredhë”. Studime të ndryshme shpjegojnë se të bredhësh me mendime, sidomos kur e bëni në mënyrë të pandërgjegjshme, ajo i lejon trurit të përqëndrohet dhe të zhvillojë ide të reja për të zgjidhur problemet që na kanë vënë në ankth.
- Bëhuni ekspert në diçka. Përpiquni të bëni diçka të re që ju pëlqen. Truri juaj do të funksionojë në mënyrë gjithnjë më efiçente nëse e bëni. Asnjeri nuk lind ekspert, të gjithë bëhen me praktikë.
- Shprehni opinionet tuaja. Të gjithë mund të bëhen kritikë në internet. Nëse keni lexuar një libër, shprehni opionionin tuaj për të në Amazon.com . Fakti që e shkruani opinionin do të bëjë që truri juaj ta përpunojë më mirë atë që mendoni.
- Mësoni taekëondo. Ose mësoni të kërceni, ose të bëni diçka tjetër. Kërkoni një aktivitet që rrit ritmin tuaj të zemrës dhe kërkon koordinim lëvizjesh. Nuk është e qartë pse, por është e provuar që aktiviteti fizik i bën mirë inteligjencës.
- Shkarkoni konferencat e TED. Mendjet më brilante të planetit prezantojnë çdo vit në faqen TED, idetë e tyre innovative. Mund t’i përzgjidhni dhe t’i dëgjoni.
- Flini mirë. Shtrihuni herët. Një hulumtim i Universitetit të Harvardit demonstron se truri vazhdon të përpunojë kujtimet dhe t’i ruajë atë edhe pasi bini në gjumë.
- Hiqni buzëqeshjen e shtirur. Është provuar, që edhe një buzqëqeshje e shtirur që në dukje është diçka e thjeshtë, dëmton mënyrën tuaj të të menduarit.
- Merrni pjesë në një festival letrar. Përpiquni të ndiqni në çdo rast dhe të dëgjoni autorë të romaneve të rej, që stimulojnë ide e propozime.
- Ruani kujtimet. Për të përmirësuar kujtesën, mos e shkëpusni nga mendja atë që doni ta kujtoni fort.
- Përdorni teknikën e “domates”. Quhet kështu sepse mund të përdoret jo për të kontrolluar gatimin e salcës, por për të marrë një pushim të shkurtër pas 25 minutash punë.
- Fikni smartphone- Vazhdoni të lexoni email-et dhe mesazhet që ju shpërqëndrojnë dhe reduktojnë produktivitetin tuaj.
- Mësoni një gjuhë të re. Të mësuarit e një gjuhe të re ndimon një pjesë të trurit që lidhet me emocionet dhe vendimet. Futuni në një kurs.
- Ndiqni në Twitter njerëz me karrierë të suksesshme. Idetë dhe propozimet e tyre do t’ju bëjnë më ditur dhe do t’ju pasurojnë me infromacion
- Bëni një shall të bukur. Të përmirësosh aftësitë personale përmirëson edhe kapacitetin e të mësuarit.
- Vizitoni ekspozita. Arti jo vetëm që do t’ju bëjë të dukeni inteligjentë në sytë e të tjerëve, por arrin edhe t;ju relaksojë , duke ju bërë të përqëndroheni në gjëra vërtet të rëndësishme.
- Hani çokollatë. Studimet thonë që përëmirëson kujtesën sepse përmban flavonoid. Por mos e ekzagjeroni.
- Kujtoni kohën e duhur. Nëse do t’ju kujtohet të bëni diçka, moment më i mirë për ta kujtuar është moment para se ta harroni atë.
- Jetoni në një qytet të madh e stimulus. Por edhe shpërqëndrues. Planifikoni një arratisje nga natyra, ku mendja nuk bën gjë tjetër veçse relaksohet.
- Lexoni Shekspirin. Ose mëndje të tjera klasike. Angazhojnë trurin më shumë se sa shkrimtarët bashkëkohorë. Dhe kanë të njëjtin efekt si teatri e kinemaja.
- Pini kafe. Kush pi kafe vuan më pak nga depresioni. Të tjera studime thonë se rrit kujtesën afatshkurtër.
- Ndiqni kurse në Internet. Në iTunes, universitete të mëdha si Princeton dhe Stanford i hedhin leksionet online: nga filozofia në astrofizikë. Mund t’i ndiqni ato.
- Luani me kuice. Një hulumtim tregon se lojrat me gjetje fjalësh ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të prekurit nga sëmundja Alzheimer, pagjumëësia etj.
- Mësoni të luani një instrument. Mësoni ndonjë notë, bashkojuni një grupi muzikor. Madje edhe këndoni, hyni në një kor. Të mësuarit e një vegle muzikore rrit nivelin e inteligjencës dhe përmirëson aktivitetin e pjesëve të trurit që janë lidhura me kujtesën dhe koordinimin.
- Bini në peshë. Hani më pak yndyrna. Një dietë e mbushur me yndyrna ndikon negativisht tek kujtesa. Kjo nuk do të thotë që njerëzit që e konsumojnë atë janë më të trashë, por lidhet me një seri pasojash negative në të ardhmen.
- Mësoni që truri ka dy mënyra të të mëenduarit. Sistemi 1, është i shpejtë dhe automatik. Sistemi 2 është më i ngadaltë dhe i impenjuar. Nëse mësojmë të bëjmë dallimin mes këtyre dy sistemeve mund të realizojmë alternimin e tyre.
- Mos shkruani vetëm në kompjuter, shkruani dhe me shkrim dore. E mbani mend si shkruhet? Të shkruarit me dorë përfshin më shumë zona të trurit se sa shkrimi me tastjerë. Dhe është më e lehtë ta rikujtosh diçka që e ke shkruar me dorë.