• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

30 ekspertë të huaj e vendas, shkencëtarë, akademikë e përfaqësues të shoqërisë civile nisin punën për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar

by Java News
08/10/2022 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti hyn zyrtarisht në fazën e punës teknike me mobilizimin e një ekipi të plotë, me ekspertë të fushave të ndryshme, me eksperienca të ngjashme në shumë vende të botës dhe me njohuri të gjera për territorin, si nga akademia ashtu edhe nga shoqëria civile, të cilët janë angazhuar për përgatitjen e dokumentacionit të thelluar për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar, përmes përcaktimit të kufijve të parkut me faza, përfshirë përcaktimin e regjimeve mbrojtëse dhe konservuese të ekosistemit të integruar të Vjosës, dhe mundësive të reja për zhvillim ekonomik e turistik të qendrueshëm dhe mbështetje për komunitetet lokale.

Në Tiranë, në ambientet e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit u zhvillua prezantimi i ekipit të ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendas, të mobilizuar për përgatitjen e dosjes teknike për shpalljen e lumit Vjosa dhe degëve të saj me rrjedhje të lirë, Park Kombëtar.

Takimi u zhvillua në praninë e Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Znj. Mirela Kumbaro, me pjesëmarrjen e Drejtorit Ekzekutiv (CEO) të shoqërisë Patagonia Z. Ryan Gellert, si dhe ekipit të mbi 30 ekspertëve, nga Shqipëria dhe disa vende të botës – me ekspertizë në fusha të ndryshme si eko-turizmi, gjeomorfologjia, ekologjia, planifikimi dhe menaxhimi i zonave të mbrojtura, financimi i qëndrueshëm i parqeve kombëtare, legjislacioni mjedisor, vlerësimi i ndikimit social dhe në mjedis, konsultimi me grupet e interesit, si dhe komunikimi publik.

Në nisje të takimit, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Znj. Mirela Kumbaro shprehu përkushtimin dhe mbështetjen e plotë në çdo hap të procesit ndërsa tha:

“Ky është moment pozitiv që na bën të ndihemi krenarë! Kemi mbledhur ekspertët më të mirë në nivel global dhe lokal, me aftësi dhe përvojë të thelluar, të cilët jemi të bindur do të arrijnë në gjetjen e zgjidhjeve më të mira afatgjata, jo vetëm për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar, por edhe për të garantuar një zhvillim të qendrueshëm përgjatë gjithë zonës. E ftoj dhe inkurajoj ekipin e punës të përdorë ekspertizën dhe aftësitë profesionale dhe, përmes këtij projekti, të gjithë së bashku të nxjerrim vlerat më mira për natyrën, për komunitetet dhe ekonominë.”

Drejtori Ekzekutiv (CEO) i Patagonias, Z. Ryan Gellert shprehu besimin se projekti do të garantojë përfundimisht mbrojtjen e Vjosës por edhe krjimin e një produkti final, si një praktikë që mund të ndiqet globalisht:

“Shqipëria është rasti i parë në Europë, ku po krijohet një park kombëtar i një lumi të egër dhe, shpresa jonë e përbashkët është që ta përsërisim këtë model edhe në vende të tjera.”

Grupi i ekspertëve do të drejtohet nga Adelina Greca, Koordinatore Kombëtare e projektit, dhe Andrej Sovinc, Koordinator Ndërkombëtar. Ekspertët do të ndërmarrin veprime dhe vendime teknike për mbrojtjen e përhershme të Vjosës dhe degëve të saj me rrjedhje të lirë, në nivelin e Kategorisë II të IUCN-së. Kjo është një kategori e rëndësishme që klasifikon zonat e mbrojtura në një sistem unik të zhvilluar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).
Pjesë e punës së ekipit të ekspertëve është vizita studimore përgjatë gjithë zonave të rrjedhës së Vjosës shoqëruar me takime konsultative me grupet e interesit, komunitetet lokale dhe operatorët turistikë.
Puna e ekspertëve do të finalizohet pas kalimit të disa fazave të rëndësishme shkencore, teknike dhe konsultative. Gjatë këtij procesi do të përcaktohen kufitë e zonës së parkut ndërsa do të parashikohen mënyrat e menaxhimit, zhvillimi i eko-turizmit, si dhe gjetja e mundësive për financimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të parkut në të ardhmen.

Procesi i punës, i ndërtuar në faza, parashikon përfshirjen e të gjithë degëve me rrjedhje të lirë që derdhen në lumin e Vjosës, kombinuar me zgjerimin e mbrojtjes së natyrës në territoret me pronësi publike dhe jopublike rreth tij. Parashikohet që deri në fund të këtij viti (dhjetor 2022) të përfundohet puna e dokumentimit të hartës paraprake të parkut të ardhshëm për të vijuar më pas punën me procesin e shpalljes zyrtare të fazës së parë të Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa./m.j

Next Post

Aleanca e heshtur “anti-Berishë” në opozitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Shembulli i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë

March 19, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In