• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleanca e heshtur “anti-Berishë” në opozitë

by Mero Baze
08/10/2022 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ilir Meta/Metaj po e trajton Partinë Demokratike të Berishës si shtojcë të partisë së tij. Në përpjekje për të zhvlerësuar “primaret” e Berishës, të cilat në fakt janë një mekanizëm për të vonuar debatin për koalicionin parazgjedhor, Meta/Metaj ka paralajmëruar në daljen e fundit se do të kandidojë ndaras Berishës, por do ta “respektojë” atë, duke mos vendosur kandidatë aty ku do të vendos Berisha.

Në një farë mënyre ai e ka trajtuar PD e Berishës si një parti të cilën Meta/Metaj do ta mëshiroj, do ti lërë ndonjë zonë të lirë dhe nuk do ta konkurrojë gjithandej.

Në të njëjtën kohë ai i ka kërkuar Berishës të marr vendim të shpejt për tri bashkitë kryesore, Tiranë Durrës Elbasan me sa duket për të krahasuar kandidatët e tij me atë të Berishës dhe për të marrë po ashtu një vendim nëse do ta “tolerojë” edhe këtu apo jo.

E bashkuar me gjuhën e trupit dhe gjithë qëndrimet e fundit të tij, duket qartë se Berisha dhe Meta/Metaj nuk janë në një gjatësi vale para fushatës . Kjo nuk do të thotë që ata nuk do të përfundojnë doemos në një koalicion, por taksa që duhet të paguaj Berisha duket që është e lart. Aq e lart, sa Meta/Metaj po e trajton si parti të dorës së dytë në raport me partinë e tij.

Nga ana tjetër gjuha e ashpër e Meta/Metaj ndaj Bashës tingëllon pak fals. Edhe pse ai po përpiqet të fshij të shkuarën e vet duke ja ngarkuar përgjegjësitë për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale Bashës, të gjithë e dimë që betejën kryesore madje juridike për shtyrjen e zgjedhjeve e bëri Meta/Metaj, me prishjen e datës së zgjedhjeve më 30 Qershor dhe me përpjekjen e tij për ti shtyrë ato në tetor. Fakti që askush nuk ja respektoi dekretin i cili po ashtu u shpall jo kushtetues nga Gjykata, nuk mund të fsheh faktin që më së paku Meta/Metaj ka vepruar si një shërbëtor i Bashës. Dhe nëse ka qenë i tillë, shërbëtori nuk mund të akuzoj të zotin e vet pasi ja ka zbatuar urdhrat.

Por më shumë se sa qëndrimi për të shkuarën Meta/Metaj po i shërben tani Bashës me këtë qëndrim shantazhist ndaj Berishës. Duke ja bërë të pamundur Berishës një koalicion parazgjedhor, me kushtëzime të tilla, Meta/Metaj ja ka lehtësuar ndjeshëm Bashës dhe Alibej refuzimin e një koalicioni me Berishën. Ata edhe ashtu nuk kanë pse ti gjunjëzohen Berishës, por kur Berisha nuk i mbush dot mendjen as Meta/Metaj apo Dash Shehit të jenë në një koalicion me të, nuk pas e këtë të bëj Basha me Alibej. Në këtë pikë ata janë aleatë me Meta/Metaj më shumë se sa me Berishën.

Beteja kryesore në këtë fushatë, është izolimi i Berishës dhe marrja peng prej tij e një pjesë të opozitës. Fakti që të gjithë po përpiqen ta lënë vetëm Berishën në opozitë, e duan apo nuk e duan njëri tjetrin, janë në fakt në një aleancë të heshtur anti-Berishë në opozitë.

Next Post
Investimi amerikan/ Ankand në Londër për ndërtimin e Skavicës, Bechtel kërkon nënkontraktorë për HEC-in

Investimi amerikan/ Ankand në Londër për ndërtimin e Skavicës, Bechtel kërkon nënkontraktorë për HEC-in

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In